Politike
“ ‘Qeveria nuk ka asnjë arritje’/ Berisha komenton votimin e rezolutës për BE-në
Rezolutën e votuar në parlament të enjten me dakordësinë e PS dhe PD, Sali Berisha nuk e shikon si një frymëmarrje për Edi Ramën por si një dëshmi se opozita nuk është bllokuese e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
“Rezoluta shpreh që ne mbështesim procesin e integrimit, theksojmë se përveç kriterit gjeopolitik nuk përmbush asnjë kriter. Nga rreshti i parë deri në fund nuk ka asnjë vlerësim për punë e parlamentit dhe qeverinë. Renditen detyra qeveri-parlament”, tha Berisha.
“Me votimin e kësaj rezolute”, theksoi Berisha, “ne mbrojmë interesat e qytetarëve”.
“Kundërshtarët tanë nuk arritën të mbrojnë asnjë arritje të tyre. Ne nuk votojmë kundër integrimit, kjo është çështje kombëtare”, shtoi lideri demokrat.
Megjithatë ta Sali Berisha në bashkëbisedimin e përjavshëm me qytetarët ne duam proces me meritë dhe jo të lobuar për kriteret e anëtarësimit.