Politike
Hoxha ironizon Ramën: Drejtori i lojërave të fatit vendosi për Veliajn
I ftuar në emision ku u diskutua për vendimin e GJL për lënien në burg të kryebashkiakut Erion Veliaj, mbi të cilin rëndojnë 13 akuza për korrupsion, gazetari Artan Hoxha mbrojti tezën se ky vendim pritej pasi presioni ka qenë i lartë.
Gazetari nuk ka lënë pa bërë edhe ironi në komentin e tij duke e quajtur si një rrëzim bastesh nga “drejtori”, duke nënkuptuar kryeministrin Rama si dirigjues të gjithçkaje.
“Po marr një shembull për analogji në këto raste që e thamë pak më parë se pse Gjykata Kushtetuese e la në detyrë (Veliajn). Kemi rastin e kryetarit të bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, pra, kur u kërkua që Agim Kajmaku të mos kandidonte, sepse sipas ligjit për dekriminalizimin nuk kishte treguar një rast banal që kishte qenë në hetim për falsifikim parash, dhe kishte qenë me emrin Jorgo Toto, Rama i doli në mbrojtje dhe ai kandidoi, ishin ato zgjedhjet pa kandidat. Dhe në krye të tre muajve pasi ai mori detyrën KQZ ia heq mandatin, e shkarkon sepse ky nuk e kishte treguar këtë fakt. Pra imagjinoni po të përdorej ky standard për Irena Gjokën, pra Agimi i shkretë e hëngri pse s’kishte deklaruar që kishte qenë me Jorgo Toto atje, siç ka qenë gjysma e shqiptarëve në Greqi. E dyta, mirë që e shkarkuan, por Agim Kajmaku u shpall në Kërkim. Tetë muaj në kërkim. U sëmur Kajmaku dhe shkoi në një spital privat, vajtën e arrestuan tek spitali. Të nesërmen gjykata e Apelit e çoi Agim Kajmakun në detyrin paraqitje, edhe pse gjykata e Shkallës së Parë e kishte lënë në arrest me burg, Gjykata e Apelit ia zbuti masën. Pastaj ç’bën Kajmaku? I fut një gjyq në Gjykatën Administrative për shkarkim të padrejtë, edhe i merr shtetit 44 rroga, pra 1 mandat të plotë qeverisës, Vora ka qenë me dy kryetar bashkie, edhe nja 30 mijë eruo ia mori KQZ. Pra, shiko çfarë ka ndodhur dhe çfarë standardi u ndoq, e mbrojtën kur duhet të mos e lejonin të kandidonte, e arrestuan mbasi mori mandatin, doli dhe mori dhe lekët dhe doli dhe i pafajshëm dhe më mbrapa ishin italianët që e arrestuan se me ne mbaroi punë ai. Në rastin konkret, ne kemi një kryetar bashkie në detyrë, i cili praktikisht e merr rrogën. Tani vijmë te tjerata, a ka rast tjetër në Shqipëri që një kryetar bashkie nga arresti shtepise ka vazhduar detyrën? Po është rasti i Rexh Biberajt në Tropojë. Në rastin e Erion Veliajt, ajo që po mundohet të bëjë, mbasi kaoi ai gjatë muajshi i presionit, i sulmit, i atyrë problemeve që dolën në media me prokurorin, çështja direkte që ka me prokurorin, sepse ai ka akuzuar direkt prokurorin e çështjes, Ols Dado dhe ka një gjykim tashmë drejtpërdrejt me prokurorin e çështjes. Jemi në këtë situatë që kjo vërtetë nuk gjen shpjegim. Gjykata Kushtetuese e le në detyrë, dhe këshilli bashkiak e shkarkoi, pra, këshilli si e shkarkoi? E thanë qartë ata, na e kërkoi kryeministri. Pra, kryeministri e bëri pjesën e vet. Dhe ky vendim që është dhënë sot, unë jam i bindur që nesë do të kishte minimumi një interferim të kryeministrit për ta liruar Veliajn, aim und të shkonte minimalisht në arrest shtëpie. Po jo, është atje, pra është në izolim, dhe është në izolim pikërisht për këtë gjë, nuk është çështje thjeshtë gjyqsore, Veliaj nuk është për atë që ne këmi folur për kaq vite, s’ka as inceneratorë, as dhera, as leje ndërtimi…s’është agjë nga ato. Pra duket që e kanë çuar për çështje personale, se po të ishte për këto çështje, del ai, “drejtori i lojrave të fatit” (Rama), prandaj është për këto çështjet e tjera atje. Dhe ai i thotë për këto ku isha unë, s’ke probleme, aty ku je vetëm, mbaj përgjegjësi vetë. A prinsin njerëzit për vendimin e kolegjit të gjykatave, po. Pra unë nuk besoj se ka njeri në Shqipëri që nuk e di se kjo çështje Veliaj nuk i ka ardhur nga SPAK-u, por i ka ardhur nga, ai, krueministri…”,- argumentoi gazetari Hoxha.