Connect with us

Politike

Ironia e Ballës ndaj Berishës: Urime për zgjedhjen në krye të PD, ishte garë e fortë

Pas fjalës së Berishës në Kuvend, në foltore doli kreu i Grupit të PS, Taulant Balla.

Ai iu përgjigj Berishës sa i përket investimeve të huaja, ndërkohë e ironizoi për zgjedhjen e tij në krye të PD-së, duke u shprehur se gara ishte e fortë.

Natën e mirë (I drejtohet Berishës). Për publikun vlen që gënjeshtrës t’i përgjigjesh me shifrat dhe fakte. Në parantezës nuk mund të mos e vlerësoj faktin e qëndrimit për investimit. Një investim historik, më i madhi në historinë e Shqipërisë, për të cilin do të flas pak më poshtë, pasi të kem sqaruar publikun. U tha këtu që investimet e huaja kanë rënë. Tani, Investimet e Huaja Direkte, në vitin 2012, që mbahet viti i fundit i plotë i juaj, z.Sali, ishin 666 milionë euro. Në vitin 2025, se 2026 është më pak se në gjysmën e vetë, shifra e investimeve të huaja direkte shkon 1.64 miliardë euro. Tani me matematikën e Lulit mund të jetë 1.64 miliardë më e madhe se 666 milionë. Por me matematikën normale, 666 te 1.64 hyn të paktën 2.5 herë. Investimet e huaja në Shqipëri janë rritur me 2.5 herë. Zotëria, urime për zgjedhjen në krye të PD-së, se nuk dinte kush do të fitonte, por pas kësaj gare kaq të fortë, të luftuar deri në fund, fitoi z.Sali. sa i përket prodhimit të brendshëm bruto, 2012 ishte diku poshtë 10 miliardëshit, ndërkohë në 2025 e kemi kaluar 27 miliardë euro,. Pra e kemi trefishuar ekonominë e Shqipërisë në një kohë kaq të shkurtër”, tha ndër të tjera Balla.

Advertisement