Connect with us

Politike

Rama flet për protestën e Zvërnecit: Pas atyre njerëzve qëndrojnë iranianët

Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Tivat, u ndal edhe te protestat kundër projektit të diskutuar në Zvërnec.

Rama theksoi se vendet e rajonit duhet të jenë të gjitha në të njëjtën tryezë, por secili duhet të bëjë detyrën e vet. Sa i përket protestave për Zvërnecin, kreu i qeverisë deklaroi se nuk bëhet fjalë për një çështje mjedisore, por për një “luftë hibride”.

“Duhet të jemi të gjithë në tryezën e rrumbullakët si sot, por secili duhet të bëjë detyrën e tij”, u shpreh ai.

Sipas tij, pas protestës qëndrojnë elementë iranianë, të cilët, siç u shpreh ai, kanë qenë të përfshirë edhe herë të tjera në sulme të ngjashme.

“Atje nuk është çështje mjedisore, është lufte hibride. Pas protestës janë iranianët, që kanë qenë edhe herë të
tjetra të përfshirë në sulme”, shtoi ai.

Rama hodhi poshtë pretendimet mbi projektin në Zvërnec, duke deklaruar se ai nuk është ai për të cilin është folur publikisht dhe se qytetarëve u janë shfaqur video të rreme të prodhuara në Tiranë.

Kryeministri shtoi se aktualisht nuk ka asgjë për të diskutuar në lidhje me këtë çështje, pasi, sipas tij, nuk ekziston asnjë projekt i miratuar.

“Projekti në Zvërnec nuk është ai që është folur. Keni parë video false nga Tirana… S’ka asgjë për të diskutuar, sepse s’ka asnjë projekt të miratuar”, tha Rama.

Advertisement