Aktualitet
Shpalosi planin për Kuvend Kombëtar, Rama: Kulluri i proceduar për rrahje, kanosje e vjedhje
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto të Edviol Kullurit, një prej 13 nismëtarëve që firmosën letrën drejtuar ambasadave lidhur me 5 kërkesat e tyre për qeverinë.
Kulluri është hartuesi i platformës dixhitale për ‘Kuvend Kombëtar’ me 150 anëtarë.
Rama ka ndarë edhe ‘skedën’ e Kullurit i cili figuron me precedentë penalë për dhunë, vjedhje energjie, kanosje etj.
“Njihuni me kontributin mbresëlënës për atdheun të njërit prej 13 flamurtarëve firmëtarë të protestës së bulevardit, ku sorrat dhe korbat i kanë marrë përfundimisht peng flamingot, nën maskën e “Shqipërisë së Re”:
I proceduar:
– 2014 – Rrahje në bashkëpunim, Tiranë
– 2016 – Vjedhje energjie, Tiranë
– 2016 – Rrahje në dëm të një shtetaseje, Tiranë
– 2017 – Rrahje në grup, Durrës
– 2019 – Pjesëmarrje në protestë të paligjshme, pengim qarkullimi i automjeteve, pengim i IMT për prishjen e ndërtimit të paligjshëm, Vlorë
– 2020 – Kanosje & plagosje e lehtë, Vlorë
– 2021 – Kanosje ndaj një shtetaseje grua, Vlorë
– 2022 – Dhunë në familje ndaj xhaxhait të tij, Vlorë”, thuhet në postimin e Ramës.
