Connect with us

Aktualitet

Autobusët reduktuan flotën deri në 30%, arrihet marrëveshja me qeverinë

Sipas informacioneve paraprake, Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban ka rënë dakord me kushtet e propozuara nga qeveria për përballimin e situatës së krijuar nga rritja e çmimit të naftës.

Marrëveshja parashikon që qeveria të ofrojë për një periudhë 3-mujore subvencion për naftën, me synim mbështetjen e operatorëve të transportit dhe vijimin normal të shërbimit.

Ditën e djeshme, flota e autobusëve në Tiranë u reduktua me rreth 20–30%, duke shkaktuar vonesa dhe vështirësi për qytetarët që përdorin transportin publik.

Me marrëveshjen e re, pritet që shërbimi i transportit publik të rikthehet gradualisht në normalitet.

Advertisement