Aktualitet
AEROPORTI I VLORËS NË QENDËR TË PËRPLASJEVE, BEHGJET PACOLLI PARAQITET NË SPAK
Biznesmeni dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në Tiranë.
Paraqitja vjen në një kohë kur vijon konflikti për kontrollin e kompanisë që administron Aeroportin e Vlorës. Kompania e Pacollit, Mabco, ka depozituar më herët një kallëzim penal lidhur me veprime që i konsideron të paligjshme në transferimin e kuotave të shoqërisë.
Pacolli nuk dha deklarata për gazetarët, ndërsa arsyeja zyrtare e paraqitjes së tij në SPAK nuk është bërë ende publike.
ntv.al