✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

2 500 EURO PËR PERSON DREJT ITALISË, ARRESTOHET 30-VJEÇARI ME 11 EMIGRANTË

Një 30-vjeçar nga Lushnja është arrestuar pranë Konispolit, pasi dyshohet se transportonte kundrejt pagesës 11 emigrantë nga Irani dhe Iraku.

Sipas Policisë, emigrantët kishin hyrë në Shqipëri përmes kufirit me Greqinë dhe synonin të vazhdonin udhëtimin ilegalisht drejt Italisë.

Për çdo person dyshohet se ishte kërkuar një pagesë prej 2 500 eurosh. Gjatë operacionit të koduar “Tranzit”, policia sekuestroi automjetin që përdorej për transportin, ndërsa hetimet vijojnë.

 

ntv.al

 

 

Advertisement