Kosova
VRASJA QË TRONDITI KOSOVËN, ARLINDA ZEKAJ KISHTE KËRKUAR MBROJTJE PARA TRAGJEDISË
Vrasja e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka shkaktuar reagime të forta në Kosovë, pasi është raportuar se viktima kishte kërkuar ndihmë nga institucionet vetëm tri ditë përpara ngjarjes.
Policia ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, të dyshuar për vrasjen, i cili është kunati i viktimës.
Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës ka paralajmëruar një seancë të jashtëzakonshme për sot në orën 16:00, ku pritet të diskutohet përgjegjësia e institucioneve dhe veprimet e ndërmarra për mbrojtjen e viktimës.
Ngjarja ka rikthyer në qendër të debatit sigurinë e grave dhe mënyrën si trajtohen denoncimet për dhunë.
ntv.al