✦
Thinking ...
Connect with us

Sport

SKANDAL NË FORMULA 1, HAAS LARGON OCONIN PAK ORË PARA GARES! PILOTI MOHON DHUNËN

Një vendim i papritur i skuadrës Haas ka shkaktuar polemika në Formula 1.

Piloti francez Esteban Ocon u zëvendësua nga japonezi Ryo Hirakawa për pjesën e mbetur të fundjavës së Çmimit të Madh të Meksikës.

Vendimi erdhi pas një debati të raportuar për strategjinë e gomave dhe mes zërave për një përplasje më serioze brenda skuadrës.

Sipas Reuters, Ocon ka mohuar pretendimet se ka pasur dhunë fizike, ndonëse ka pranuar se ka ekzistuar një mosmarrëveshje.

Haas e konfirmoi zyrtarisht zëvendësimin, por nuk dha shpjegime të hollësishme për arsyet.

Situata bëhet edhe më delikate pasi Ocon është planifikuar të largohet nga skuadra në përfundim të sezonit.

Një vendim që ngre pikëpyetje për marrëdhëniet e pilotit me drejtuesit dhe mënyrën se si po mbyllet aventura e tij te Haas.

Advertisement