✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Dosja e AKSHI-t/ Apeli jep nesër vendimin për Vlora Hysenin

Gjykata e Posaçme e Apelit do të shpallë ditën e nesërme vendimin për çështjen e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni. Ajo nuk ka qenë e pranishme në seancën e zhvilluar në Apelin e Posaçëm, ndërsa në sallë ka marrë pjesë avokati i saj, Kastriot Selita.

Lajmi është konfirmuar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Ndaj Hysenit, GJKKO ka caktuar më herët masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, në kuadër të hetimeve për skandalin e AKSHI-t.

Ish-drejtoresha akuzohet se ka ndihmuar biznesmenin Ergys Agasi gjatë kohës kur ky i fundit ishte në arrati. Vendimi i Apelit pritet të shpallet nesër.

Advertisement