Connect with us

Bota

Pasojat afatgjata që lë Covid-19, probleme të theksuara për meshkujt

Pacientët e infektuar me Covid-19 i vuajnë pasojat e sëmundjes edhe pasi kanë kaluar infeksionin. Mjekët janë në monitorim të vazhdueshëm të këtyre pacientëve dhe sipas të dhënave, pasojat shëndetësore që lë virusi janë afatgjata.

Sipas ekspertëve mjekësorë, COVID-19 është një sëmundje në sistem. Ajo prek organe të ndryshme të njeriut, përfshirë trurin dhe sistemin nervor.

Ekspertja e sëmundjeve infektive, Dr Dena Grayson thotë se tani ekziston frika se sëmundja mund të ndikojë në jetën seksuale të meshkujve edhe pasi janë shëruar.

“Ekziston një shqetësim i vërtetë, pasi burrat mund të kenë probleme afatgjata të mosfunksionimit erektil nga ky virus, sepse ne e dimë që shkakton probleme në vaskulaturë”, theksoi mjekja.

Ndërsa, një studim i fundit i publikuar nga neurologu Igor Koralnik zbuloi se rreth një e treta e pacientëve që i mbijetuan COVID-it, patën modifikime të funksioneve të trurit. Simptomat ishin që nga çorientimi dhe deri tek rënia në koma. Dhe këto u shfaqën edhe tek pacientët me forma të lehta të COVID-it, madje edhe tek ata që nuk patën simptoma.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *