Connect with us

Shkrime

Ai me deputetët e tij debila/ Vasili: Avokat i Popullit, tani e mbrapa quhet Avokati i Ramës

Nga Petrit Vasili

Me një proces talebanesk, të zvarritur, të bërë pis dhe të qelbur prej vitesh, Rama po finalizon rrëmbimin e Avokatit të Popullit.
Megjithëse Rama, kur ishte në opozitë, mori Avokatin e Popullit me një kandidaturë të vetme, Igli Totozanin, dhe me dëgjesa kandidatësh që u bënë në zyrat e PS, sot po ia rrëmben atë opozitës.
Rama nuk ka asnjë lidhje me politikën, marrëveshjet dhe dakordësitë politike, sepse ka një moto të vetme: rrëmbimin.
Përmes një diskutimi ku deputetët e tij debilë shfraznin debilitetin e tyre, Rama votoi përmes votave të debilëve të tij rrëmbimin e Avokatit të Popullit.
Opozita kishte një shans që së paku ta diskreditonte Ramën duke vendosur me kurajo dhe pjekuri të mbështeste një kandidaturë të vetme dinjitoze për Avokat Populli dhe t’ia përplaste në fytyrë Ramës, por opozita, për fat të keq, e humbi këtë mundësi dhe mbështeti një proces konfuz dhe të pashënjestruar qartë politikisht.
Konkluzioni është vetëm një: asnjë lloj dialogu politik apo dakordësie politike e çfarëdo lloji nuk mund të bëhet me Ramën.
Imagjinoni reformën zgjedhore apo territoriale, ku vërtet opozita merr pjesë në ato komisione ad hoc, por rezultati do të jetë vetëm një: Rama do kalojë me votat e tij vetëm ato ndryshime që i leverdisin atij.
Ndaj prania e opozitës do të shërbejë vetëm si fasadë për të thënë që në proces mori pjesë edhe opozita.
Opozita duhet t’u thotë “sikter” komplekseve të saj dhe të marrë vendime të forta, duke mos pranuar kurrë të jetë fasadë, por përcaktuese.
Është e qartë se objektivat madhorë dhe vendimet e prera e të qarta duhet ta udhëheqin opozitën dhe jo ambiciet dhe orekset personale të kujtdo, që nuk mbarojnë kurrë.

Advertisement