Connect with us

Bota

TRUMP: ME VOTONI MUA OSE DO TE SHKONI NE FERR

Presidenti amerikan Donald Trump e ka mbyllur konventën e Partisë Republikane në Dallas me një deklaratë të fortë drejtuar mbështetësve, në prag të zgjedhjeve të mesmandatit të nëntorit.

“Shkoni të votoni ose do të shkoni në ferr”, tha Trump me ironi në fund të fjalimit, pasi u kërkoi të pranishmëve të betoheshin se do të shkonin të votonin në zgjedhjet e nëntorit.

Konventa dyditore u shfrytëzua nga Trump për të mobilizuar bazën republikane, duke përsëritur premtime dhe sulme të forta ndaj demokratëve. Ndër premtimet kryesore ishte edhe një pagesë prej 5 mijë dollarësh për çdo amerikan, nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e mesmandatit.

Në skenë doli fillimisht nënpresidenti JD Vance, i cili sulmoi ashpër demokratët, duke i cilësuar si “partia e urrejtjes” dhe duke u bërë thirrje republikanëve të mobilizohen për zgjedhjet.

Më pas, Trump u shfaq para mbështetësve në “American Airlines Center”, ku deklaroi se administrata e tij ka transformuar Shtetet e Bashkuara.

“Dy vite më parë u zgjodha për të shpëtuar Amerikën dhe i kam mbajtur të gjitha premtimet. Mora momentin e errët të Amerikës dhe e shndërrova atë në një epokë të artë”, tha Trump.

Presidenti amerikan paralajmëroi gjithashtu se një fitore e demokratëve do të sillte, sipas tij, rritje të taksave dhe pasoja të rënda ekonomike e sociale.

Duke iu referuar zgjedhjeve të nëntorit, Trump u kërkoi republikanëve të votojnë sikur ai vetë të ishte në fletën e votimit.

“Bëni sikur jam unë kandidati dhe emri im është në fletëvotim”, deklaroi ai.

Gjatë fjalimit, Trump u ndal edhe te lufta me Iranin, duke thënë se nuk ka pendesë për vendimet që ka marrë.

“Nëse do të më duhej ta bëja sërish, do të veproja saktësisht siç veprova”, tha presidenti amerikan.

Trump deklaroi se Irani, sipas tij, po dorëzohet në të gjitha frontet dhe iu referua edhe situatës në Ngushticën e Hormuzit.

Në fund të aktivitetit, Trump kërkoi nga mbështetësit të përsërisnin një betim për të shkuar në votime.

Pas betimit, ai e mbylli me batutën që tërhoqi vëmendjen: “E dini çfarë ndodh nëse nuk shkoni të votoni? Do të shkoni në ferr”.

Konventa republikane përfundoi nën tingujt e himnit kombëtar amerikan, ndërsa qindra balona u lëshuan mbi turmën. Aktiviteti shënoi një tjetër përpjekje të Trump për të mobilizuar bazën republikane përpara zgjedhjeve të mesmandatit të nëntorit.

Advertisement