Connect with us
/> </a>				</div><!--mvp-leader-wrap-->
										<div id=

Pinknews

“Është shumë e rëndë të lexoj këto fjalë”/ Sulmoi kolegët? Jul Deda thyen heshtjen

Jul Deda ka reaguar publikisht pas artikullit të publikuar nga portali “Prapaskena”, ku pretendohej se aktori qëndron pas faqes “ON/OFF TV” në Instagram dhe se është nën hetim nga Krimi Kibernetik.

Përmes një postimi në Instagram, Deda i ka mohuar kategorikisht pretendimet e ngritura ndaj tij, duke thënë se e ka të vështirë të lexojë akuza të tilla për veten.

“Është shumë e rëndë të dëgjoj apo të lexoj këto fjalë për mua. E përgënjeshtroj këtë fakt me gjithë fuqinë time. Nuk do guxoja kurrë ta bëja këtë, aq më tepër për vendet ku kam punuar dhe jetuar, aq më tepër për kolegët me të cilët kam punuar”, shkruan ai.

Aktori përsëriti edhe një herë mohimin e tij, ndërsa shtoi se nuk mund të bëjë më shumë përballë akuzave që janë publikuar.

“Edhe njëherë, e përgënjeshtroj, se më shumë s’di ça të bëj në këtë vend. Kush më beson mirë, kush nuk më beson s’kam ça bëj. Faleminderit për mirëkuptimin”, përfundoi Deda.

Reagimi vjen pasi “Prapaskena” pretendoi se Deda administron një faqe në Instagram që ka publikuar materiale kundër figurave të Top Channel, TV Klan dhe Syri TV. Portali ngriti gjithashtu pretendime për një hetim nga Krimi Kibernetik dhe për çështje të jetës personale të aktorit.

Me reagimin e tij, Jul Deda i hedh poshtë publikisht këto pretendime.

Advertisement