Kronike
Aksident fatal në bypass-in e Vlorës/ Makina merr zjarr pas përplasjes, humb jetën nga flakët
Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Pak minuta pas përplasjes, dy prej automjeteve janë përfshirë nga flakët, duke shtuar rrezikun në vendngjarje dhe duke vështirësuar ndërhyrjen e parë.
Si pasojë e përplasjes, një furgon dhe një veturë janë përfshirë nga flakët dhe janë shkrumbuar plotësisht.
Ndërkohë, në një automjet tjetër, të tipit BMW, një person ka mbetur i bllokuar brenda.
Bëhet fjalë për F.K, 35 vjeç, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën në vendngjarje.
Për shkak të dëmtimeve të rënda dhe deformimit të mjetit nga përplasja, trupin e viktimës me veshtiresi e nxorren nga brenda automjetit.
Ekipet e zjarrfikësve punuan për prerjen e llamarinave dhe nxjerrjen e trupit.
Ndërkohë në spital janë shoqëruar dhe tre te plagosur.
Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë pozicionimi i gabuar në karrexhatë i mjetit “Benz”, i kombinuar me shpejtësinë e lartë.