Kronike
AKSIDENT FATAL NE LUSHNJE, HUMB JETEN 43 VJEÇARI
Një aksident në orët e para të mëngjesit ka rezultuar fatal për një 43-vjeçar në Lushnje. Ernis Xhumari ka humbur jetën pas përplasjes në rrethrrotullimin e plastmasit.
Mjeti tip ‘Benz’ ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë dhe ka goditur bordurën e rrethrrotullimit, më pas është përplasur me shtyllën e ndriçimit dhe ka përfunduar dhjetëra metra larg.
Fatkeqësisht 43-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Policia po kryen procedurat për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik.
Zjarrfikësit kanë shkuar ne vend dhe kanë pastruar rrugën nga mbetjet e makinës.
Një tjetër aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot në By-Passin e Vlorës, pranë fshatit Kaninë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Golf” është përplasur me një furgon.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë ose një manovër e gabuar parakalimi nga njëri prej mjeteve të përfshira.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit “Golf”, i cili raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
I lënduari është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Gjithashtu një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës, në zonën e Kasharit.
Sipas informacioneve paraprake, një motorr është përplasur me një automjet
