Connect with us

Kronike

VIDEO – Arsenal armësh në Elbasan/ Kush është Rigers Spahiu

Një nga të arrestuarit  ditën e sotme, është Rigers Spahiu, 37 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, i cili akuzohet për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Ai dyshohet si bashkëpunëtor në aktivitetin kriminal të Luis Gaxhit.  Report Tv mëson se ai është vëllai i Arjan Spahiut, i ekzekutuar në Bruksel në nëntor 2020. Rigers dhe Arjani janë vëllezërit e kunatit të Erion Alibejt, i arrestuar nga prokuroria e Elbasanit si person i dyshuar për urdhërimin e organizimit të dy vrasjeve.

LAJMI ME HERET

ELBASAN-Një arsenal armësh është zbuluar në qytetin e Elbasanit, në banesën e Luis Gaxhit, të cilat do të përdoreshin nga grupet kriminale për ekzekutimin e personave, pjesë të grupeve të ndryshme kriminale të cilat janë evidentuar nga policia. Në pranga është vënë 37-vjeçari Luis Gaxhi, 37-vjeç, lindur dhe banues në Elbasan si dhe Rigers Spahiu, 37 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, për veprat “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Spahiu dyshohet si bashkëpunëtor në aktivitetin kriminal të Luis Gaxhit.

‘Jam sot këtu, së bashku me prokurorin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për të komunikuar me ju dhe nëpërmjet jush, me publikun, për veprimet e kryera së fundi, nga strukturat policore të DVP Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të mundshme me pasoja të rënda kriminale dhe krijimin e një ambienti sa më të sigurtë për qytetarët.

Siç jeni në dijeni dhe nga njoftimet për shtyp, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Elbasanit dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë përfshirë në veprime të thelluara hetimore dhe operacionale, për të bërë të mundur parandalimin e ngjarjeve kriminale, dokumentimin e aktivitetit të grupeve kriminale, identifikimin e anëtarëve të tyre, zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve.

Në këtë kuadër, mbështetur dhe me inteligjencë informative të siguruar në kohë reale nga ana e strukturave të Hetimit të Krimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, duke koordinuar veprimet dhe hetimet me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me qëllim parandalimin e një ngjarjeve të mundshme kriminale me pasoja të rënda për jetën, më datë 20.10.2022 është finalizuar operacioni policor i koduar “Prevention”.

Falë marrjes në kohë të informacionit, koordinimit me Prokurorinë dhe Gjykatën, si dhe veprimeve operacionale, hetimore e procedurale të autorizuara nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi, në një banesë, në lagjen “Gurabardhi”, të qytetit të Elbasanit, i një arsenali armësh zjarri, disa prej tyre të pajisura me silenciatorë, gati për veprim.

Konkretisht, në banesën e shtetasit Luis Gaxhi, u gjetën:

•    4 armë zjarri kallashnikovë, dy prej të cilave të modifikuara dhe me silenciatorë;
•    3 pistoleta me silenciatorë;
•    2 mina me telekomandë, të gatshme për t’u aktivizuar për shpërthim me komandim në distancë, nëpërmjet aparateve celulare;
•    Kapsolla detonatore;
•    Një sasi lënde plasëse, e dyshuar “C4”;
•    4 aparate celulare;
•    Sasi e konsiderueshme municioni luftarak, blindshpues.

Si rezulatat i hetimeve paraprake dhe dyshimeve të bazuara në prova, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-Luis Gaxhi, 37 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve, në Belgjikë;

Ky shtetas u arrestua për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” , “Mbajtja dhe prodhimi i armëve luftarake në sasi të mëdha” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.

-Rigers Spahiu, 37 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, për veprat “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Ky shtetas dyshohet si bashkëpunëtor në aktivitetin kriminal të shtetasit Luis Gaxhi.

Në momentin e gjetjes dhe sekuestrimit të provave materiale dhe veprimeve të tjera hetimore e proceduriale, skuadrat xheniere të Njësisë Antieksploziv të Repartit Special RENEA, kanë bërë të mundur çaktivizimin e minave të telekomanduara, të cilat paraqisnin rrezikshmëri për jetën e banorëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit.

Referuar hetimeve proaktive te kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ekzistojnë indicie të bazuara në prova, se armët dhe minat e telekomanduara do të përdoreshin për ekzekutimin e personave, për llogari të grupeve kriminale të evidentuara nga ana e Policisë.

Për arsye të dobisë së mbarëvajtjes së hetimeve dhe dokumentimit të plotë të veprimtarisë kriminale, na lejoni të jemi të rezervuar në dhënien e informacioneve të mëtejshme.

Theksoj se Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me Prokurorinë, gjatë operacionit të koduar “Dëshiran” që u finalizua 1 javë më parë, sekuestroi një tjetër arsenal armësh zjarri: një kallashnikov, pistoletë, granata dore dhe municion luftarak, të cilat, bazuar në inteligjencë informative, dyshohet se do përdoreshin për ngjarje kriminale, për llogari të grupeve kriminale.

Përfitoj nga rasti të siguroj qytetarët e qarkut Elbasan, se strukturat e Policisë janë tërësisht të angazhuara dhe të përkushtuara për të parandaluar, evidentuar dhe goditur krimin dhe paligjshmëritë. Në këtë kuadër, ftoj përsëri qyetarët që të jenë akoma më bashkëpunues me Policinë, pasi vetëm së bashku mund të krijojmë një ambient sa më të sigurtë për qytetarët dhe aspak të sigurtë për elementet kriminale.’- njofton policia.

Kronike

E denoncoi më 7 maj/ Fjalët e fundit të shqiptares para se ish-bashkëshorti ta vr*iste: Më ruan me…

Mediat greke, vijojnë historinë tragjike të shqiptares së vrarë Enkelejda Denaj, në Athinë nga ish-bashkëshorti Eduard Danaj.

Enkelejda Denaj, e cila u masakrua me thikë, ka jetuar në një ferr me rrahje, abuzime dhe sharje,

Raporti mjeko-ligjor i trupit të vlonjates, përshkruan 15 plagë me thikë në të gjithë trupin.

Enkelejda u takua me Eduardin kur ishte 17-vjeç dhe të dy lanë Vlorën, për një të ardhme më të mirë në Greqi. Në moshën 19-vjeçare, lindi vajza e parë, por sipas dëshmisë së viktimës të dhënë në 7 maj kur denoncoi për herë të fundit ish-burrin për dhunë, ajo ka treguar se asnjëherë nuk shkuan mirë si çift.

“Më ka kërcënuar, abuzuar shumë herë, më ka mërzitur. Kam raportuar disa incidente por jo të gjitha”, ka dëshmuar 40-vjeçarja.

Ajo ka deklaruar më 7 maj në polici se ish-bashkëshorti e ka vëzhguar prej një jave me makinë jashtë shtëpisë së saj. Enkelejda ka deklaruar se iu afrua dhe i tha se çfarë bën këtu, po ai e ka rrahur dhe duke i thënë se do ta djegë.

Në polici autori i krimit, ka thënë se një foto në “Facebook” e çoi në vendimin për të thurur planin për ta vrarë. Ai pretendon se e ka parë Enkelejdën të shfaqte foto me një burrë tjetër dhe vendosi t’i jepte fund gjithë kësaj.

“Nuk durova ta shihja të dashurin e saj. Ai po ngiste makinën time dhe unë punoja dy punë”, ka thënë shqiptari në polici.

“E mendova me shumë kujdes dhe vendosa që një natë më parë. E dija se sa orë shkon ajo në dyqanin ku punon dhe pa humbur kohë mora një thikë nga shtëpia dhe shkova në vendin ku e dija se do të shkonte në punë. Sapo e pashë që po vinte, iu afrova i thashë “çfarë ka ndodhur, a je mirë, të ngjitemi në shtëpi” dhe ajo m’u përgjigj “nuk kemi punë të shkojmë në shtëpi”. Këto ishin fjalët e saj të fundit, kur u sulmua e thikë deri kur e ka lënë të vdekur në vend. Pastaj u largova nga atje në këmbë, shkova për dy orë për të fjetur në një hotel dhe kur u largova atje kërkova alkool dhe fillova të endem nëpër rrugë”, ka deklaruar 50-vjeçari.

Skena e krimit është kapur nga kamerat e sigurisë dhe ka qenë vajza e çiftit, që i ka thënë policisë se cilat kamera kishin filmuar ngjarjen në vendin e sulmit.

Vetëm 4 orë para vrasjes, ai ka shkuar dhe ka blerë birra dhe shfaqet pranë këtij koshi, duke hedhur një qese me shishet e birrës, ndërsa pas krimit ka hedhur celularin për të mos u zbuluar nga autoritetet.

Dëshmitarë në median greke flasin se çifti debatoi, Eduardi theu shishet e birrës ndërsa Enkelejda bëri gjithçka për të shpëtuar veten.

Më herët, familjarët e saj dëshmuan dhunën barbare të Eduard Denaj ndaj Enkelejdës, madje edhe kur ishte shtatzënë ish-burri I ka future kokën në kovë e zbardhues rrobash.

Të hënën në 20 maj, shqiptari do të dalë në gjyq për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Continue Reading

Kronike

64-vjeçari ngacmon se*ksualisht një 9-vjeçar, procedohet penalisht

Policia e Vlorës ka proceduar penalisht disa shtetas për vepra të ndryshme penale. Sipas një njoftimi zyrtar, mes emrave të proceduar është edhe një 64-vjeçar, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një djalë të mitur 9 vjeçar.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se rastin e ka kallëzuar gjyshja e fëmijës së mitur. Më tej bëhet me dije se ngjarja është regjistruar ditën e djeshme ndërsa 64-vjeçari është identifikuar me inicialet B. S.

Njoftimi nga Policia

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë: Sektori i Narkotikëve referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin M. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis. Komisariati i Policisë Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin B. S., 64 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një shtetase, se 64-vjeçari, ditën e djeshme, i ka ngacmuar seksualisht nipin e saj, 9 vjeç.

Komisariati i Policisë Sarandë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin A. M., 32 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa pjesë këmbimi automjetesh, në magazinën e shtetasit A. T., në fshatin Shelegar. Po ky komisariat referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasit Sh. M., 47 vjeç dhe J. B., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në automjetin që këta shtetas posedonin dhe në banesën ku qëndronin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis dhe një shufër metalike.

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasit I. M., 61 vjeç dhe A. B., 41 vjeç, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në Vlorë dhe Himarë, duke drejtuar automjetet e tyre në gjendje të dehur. Materialet iu referuan Prokurorive, për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Kronike

Nga dhuna në familje e deri te vjedhja, arrestohen 5 persona në Tiranë

5 persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme. Mësohet se një nga të arrestuarit u vendos në pranga pasu 41-vjeçari me inicialet H. B. ushtronte dhunë ndaj gruas së tij.

Më tej në njoftimin e policisë bëhët me dije se 32-vjeçari i arrestuar i ka vjedhur një gruaje një shumë parash si dhe e ka ngacmuar seksualisht. Një tjetër person është arrestuar për dhunë ku raportohet se një 37-vjeçar ka dhunuar vjehrrin e tij.

Gjithashtu është arrestuar një 20-vjeçar  pasi në rrugën “Andon Pano”, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident ka mbetur vete shoferi i plagpsur dhe një 25-vjeçar.

Njoftimi i plotë

Tiranë/Arrestohen 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin H. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu, po nga këta specialistë u ndalua shtetasi H. S., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Luigj Gurakuqi”, dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash një shtetaseje, si dhe e ka ngacmuar atë seksualisht.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. P., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. N., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin M. S., 20 vjeç, banues në Paskuqan, pasi në rrugën “Andon Pano”, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar 20-vjeçari së bashku me pasagjerin në motomjet, shtetasin F. S., 25 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 19.05.2024, në Fushë Krujë, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur, shtetasi A. H., 53 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Continue Reading

Kronike

E rëndë/ Gjendet i varur 53-vjeçari në Fushë Krujë

Një person dyshohet se i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike këtë të diel në Fushë Krujë.

Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasi A. H., 53 vjeç, i cili është gjetur pa shenja jete, Sipas uniformave blu, 53-vjeçari dyshohet se është vetëvarur, teksa vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Continue Reading

Kronike

U kapën duke punuar në objekte pa leje, procedohen penalisht 4 persona në Kukës

4 persona janë proceduar ditën e sotme në Kukës pasi policia evidentoi 2 raste të ndërtimeve pa leje. Mësohet se nga kontrollet dhe verifikimet  në terren u zbuluan dy raste të ndërtimit pa leje.

Personat e proceduar janë një 42-vjeçar me inicialet S. H., 49-vjeçari me inicialet A. M. Gjithashtu janë proceduar dy persona të tjerë me inicialet A. H. dhe M. S. Ata u konstatuan nga Policia, duke punuar me mjete të rënda, në njërin nga objektet që po ndërtohej pa leje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING