Connect with us

Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 23/11/2020

Published

on

UASHINGTON (SHBA) – Kreu i diplomacisë amerikane pret homologët azer dhe armen.

WILMINGTON (SHBA) – Biden flet për projektet e luftës kundër COVID-19.

THE VILLAGES (SHBA) – Trump organizon një grumbullim të dyfishtë në shtetin kyç të Floridas.

BUSAN (Kore e Jugut) – Festivali ndërkombëtar i filmit të Busan.

GJENEVË (Zvicër) – Konferencë virtuale shtypi e OBSH-së mbi COVID-19.

CARDIFF (Britani e Madhe) – Kufizim i Uellsit në përpjekje për të frenuar valën e dytë të epidemisë së koronavirusit të ri.

BRUKSEL (Belgjikë) – Takim i ministrave të Mbrojtjes së NATO-s.

REPUBLIKA ÇEKE – Mbyllen dyqanet, vendosen kufizime qarkullimi për të luftuar kundër COVID-19.

LONDËR (Britani e Madhe) – Rifillojnë diskutimet për një marrëveshje tregtare post-Brexit me BE.

MILANO (Itali) – Hyn në fuqi një shtetrrethim në Lombardi.

FRANCË – COVID-19 : 38 rajone të tjera në shtetrrethim duke nisur nga mesnata.

BRUKSEL (Belgjikë) -Qeveria përgatitet të njoftojë masat e reja kufizuese.

MANÇESTER (Britani e Madhe) – Kufizimet lokale hyjnë në fuqi në Mançester.

LISBONË (Portugali) – Votohet në Parlament mbajtja e detyrueshme e maskës.

LONDRES (Royaume-Uni) – Barclays: résultats 3e trimestre (05H00)

MOSKË (Rusi) – Takim për politikën monetare të Basnkës Qendrore të Rusisë.

ATHINË (Greqi) – Konferencë shtypi e Ministrisë së Shëndetësisë mbi koronavirusin.

LUKSEMBURG – Takim i ministrave të Mjedisit të BE-së.

ATLANTA (SHBA) – Kandidatja për zëvendëspresidente e Joe Biden, Kamala Harris, bën fushatë në Xhorxhia.

ATSH/

Bota

Stuhitë godasin Europën, 13 viktima…edhe fëmijë

Published

on

By

Stuhitë e fuqishme që kanë goditur zona të Evropës qendrore dhe jugore, kanë vrarë të paktën 13 persona dhe mes tyre edhe tre fëmijë. Vdekjet, shumica nga rënia e pemëve, u raportuan në Itali dhe Austri dhe në ishullin francez të Korsikës.

 

Stuhitë pasojnë javë të të nxehtit dhe thatësirës në pjesën më të madhe të kontinentit. Në Korsikë, erërat e fuqishme shkulën pemët dhe dëmtuan shtëpitë e lëvizshme. Autoritetet thanë se një vajzë 13-vjeçare u vra nga një pemë që u rrëzua në një kamping. Një burrë vdiq në një incident të ngjashëm dhe një grua e moshuar u vra kur makina e saj u përplas nga çatia e shkëputur e një kasolleje në plazh. Dy persona të tjerë, një peshkatar dhe një femër, humbën jetën në det.

 

Më vonë Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin, i cili mbërriti në Korsikë për të inspektuar dëmet e stuhisë, raportoi një vdekje të gjashtë. Dhjetëra të tjerë u plagosën si në tokë ashtu edhe në det. Dëshmitarët e stuhive thanë se ato ishin krejtësisht të papritura dhe nuk u dha asnjë paralajmërim.

 

Në Austri dy vajza u vranë nga një pemë që ra pranë një liqeni në Carinthia. Më vonë, tre vdekje të tjera u raportuan nga mediat në provincën e Austrisë së Poshtme, gjithashtu si pasojë e rënies së një peme.

 

Ndërkohë në Itali, një burrë dhe një grua u vranë nga rrëzimi i pemëve në incidente të veçanta në rajonin e Toskanës. Por në Italinë jugore vazhdon vala e të nxehtit, me temperatura deri në 40 gradë Celsius të regjistruara në Siçili.

Continue Reading

Bota

Shkencëtarët japin alarmin: Uji po bëhet më i nxehtë

Published

on

By

Shkencëtarët alarmojnë: Uji po bëhet më i nxehtë

Mesdheu po ngrohet. Edhe pse për shumë është kënaqësi zhytja në ujëra jo shumë të ftohtë, për ekspertët mbinxehja është problem. Ndryshimet klimatike po shkaktojnë dëme edhe në dete.

Sipas shkencëtarëve, temperatura e ujit nga Tel Avivi në Rivierën Franceze, duke kaluar nga Spanja dhe Italia, është rritur me 3-5 gradë mbi mesataren për periudhën e verës.

Studiues nga Instituti i Shkencave Detare në Barcelonë, thonë se “pasojat e mbinxehjes tashmë janë të dukshme për të gjithë, Mesdheu po ngrohet duke e kaluar nxehtësinë e tij edhe në oqeane”.

Sipas një studimi të kryer nga 30 shkencëtarë nga 11 vende në Detin Mesdhe, valët e të nxehtit midis vitit 2015 dhe 2019 prekën më shumë se 50 specie. Mes viteve 1982 dhe 2018, temperatura e këtij deti u rrit me 0,4 deri në 4 gradë për çdo dekadë.

Ekspertët dhe organizatat mjedisore kërkojnë që 30% e detit të mbrohet nga aktiviteti njerëzor për t’u dhënë mundësi specieve detare të mos zhduken plotësisht. Por aktualisht, vetëm 8% e zonës së Mesdheut është plotësisht e mbrojtur.

Continue Reading

Bota

Rusët rrafshojnë me bomba qytetin Kharkiv

Published

on

By

Lufta në Ukrainë, rusët rrafshojnë me bomba Kharkivin

Lufta në Ukrainë nuk lë shpresë se situata mund të tulatet. Në Kharkiv, ekipet e shpëtimit vazhdojnë të gërmojnë për të gjetur të mbijetuar në rrënojat e ndërtesave të goditura nga bombat ruse.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i ka quajtur goditjet si sulme cinike ndaj civilëve, ka shprehur krenari për qëndresën, një tregues i së cilës është kthimi i delegacioneve diplomatike në kryeqytetin Kiev.

Në ditët në vijim, Zelenskyy do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për të diskutuar situatën në vend pothuajse gjashtë muaj pas pushtimit rus si dhe për marrëveshjen e fundit për eksportin e grurit ukrainas.  Sipas OKB-së, midis 1 dhe 15 gushtit , nga portet e Ukrainës janë larguar 21 anije duke transportuar mbi 560,000 tonë produkte bujqësore.

Ndërkohë në Mariupol, qyteti i bombarduar rëndë në fillim të konfliktit, ushtria ruse po punon për rindërtimin.

Continue Reading

Bota

Putin: 16 mijë dollarë për gratë që lindin 10 fëmijë

Published

on

By

Vladimir Putin ka rikthyer titullin “Nëna Heroinë” për gratë që lindin dhe rrisin dhjetë ose më shumë fëmijë, shkruan CNN.

Putin nënshkroi një dekret të hënën për titullin “Nëna Heroinë”, të cilin udhëheqësi sovjetik Josef Stalin e nënshkroi për herë të parë në 1944, pas humbjeve masive të popullsisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sipas dekretit të Putinit, nënave do t’u jepet një pagesë prej 1 milion rubla (16,500 dollarë) sapo fëmija i tyre i 10-të mbush një vjeç dhe 9 fëmijët e tjerë janë gjallë. Ky është një veprim për të frenuar rënien e vazhdueshme demografike në Federatën Ruse që nga viti 2018.

Titulli “Nëna Heroinë” është në të njëjtin nivel statusi me urdhrat e rangut të lartë shtetëror si Hero i Rusisë dhe Hero i Punës. Megjithatë, qeveria ruse do të marrë parasysh ata që janë zhdukur ose kanë vdekur gjatë mbrojtjes së atdheut.

Sipas statistikave të fundit të Rosstat të publikuara këtë verë, popullsia e Rusisë u tkurr mesatarisht me 86,000 njerëz në muaj midis janarit dhe majit, një rekord. Përveç kësaj, Rusia po pëson humbje të mëdha në Ukrainë, por numri i vërtetë i viktimave nuk është bërë i ditur.

Në një përpjekje për të lehtësuar krizën e popullsisë në Rusi, Kremlini është fokusuar gjithashtu në promovimin e vlerave tradicionale

Continue Reading

Bota

Koreja e Veriut lëshoi dy raketa drejt Perëndimit

Published

on

By

Koreja e Veriut lëshoi sot dy raketa lundrimi në drejtim të Perëndimit, njofton agjencia kombëtare e lajmeve e Koresë së Jugut Yonhap.

Mëngjesin e sotëm, ne kemi detektuar dy raketa lundruese të lëshuara nga Koreja e Veriut në Detin Perëndimor nga Onço, në provincën e Pionganit Jugor”, tha një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes për AFP-në.

“Autoritetet ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut po analizojnë specifikat, sikurse është distanca e fluturimit të këtyre raketave”, shtoi ky zyrtar.

Testimi i lëshimit të raketave u regjistrua pikërisht sot, në ditën kur presidenti i ri konservator Yoon Sok-gil plotësoi 100 ditë në pushtet në Korenë e Jugut.

Lëshimi i këtyre raketave vjen teksa Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara nisën përgatitjet për stërvitjet e përbashkëta ushtarake që do të mbajnë nga 22 gushti deri më 1 shtator.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING