Connect with us

Aktualitet

DEPUTETJA KOÇEKU MESAZH BAJRAVE TE SHKODRES

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, njohur gjerësisht si Neomalsorja, ka lëshuar një komunikatë të ashpër kundrejt fisit Bajraj në Shkodër, duke pretenduar indirekt për kërcënime ndaj familjarëve të saj dhe duke premtuar “shkatërrimin” e tyre nëse diçka i ndodh familjes së saj.
Përmes një publikimi në Facebook, Koçeku shkruan qartësisht se mesazhi i drejtohet Bajrajve të Shkodrës, pjesë e së cilës është edhe Safet Bajri, i akuzuar nga SPAK për vrasje dhe grup të strukturuar kriminal.
“Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”, shkruan Koçeku qartësisht në mesazhin e saj.
Një ditë më parë, Koçeku ka reaguar pas deklaratës së kryebashkiakut të Lezhës Pjerin Ndreu, i cili një ditë më parë e akuzoi për keqpërdorim të mandatit pas largimit të saj nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste.
Në reagimin e saj, Koçeku ka kundërshtuar qëndrimet e Ndreut, duke theksuar se mandati i saj nuk i është marrë nga vota e qytetarëve, por sipas saj është cenuar gjatë një periudhe të gjatë politike prej rreth 10 muajsh.
Ajo deklaron se tani “mandati ka ardhur në vend të vet”, duke e konsideruar largimin e saj nga grupi parlamentar si një zhvillim të natyrshëm politik dhe jo si shkelje besimi.
Koçeku sfidon njëkohësisht mazhorancën, duke kërkuar hapur zgjedhje të parakohshme, duke deklaruar se nëse Partia Socialiste është e sigurt për shumicën parlamentare prej 83 mandatesh, atëherë duhet të shpërndajë Kuvendin dhe të testojë mbështetjen në votë.
Në reagimin e saj, ajo përdor edhe një gjuhë të drejtpërdrejtë dhe ironike, duke deklaruar se në rast gare elektorale do të kandidojë në Tiranë dhe duke theksuar se nuk do të heqë dorë nga përballja politike.

Advertisement