Connect with us

Rajon

Daçiç: Kurti nuk do të arrijë kurrë deri në formimin e Ascoacionin

Takimi mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq në Bruksel është konfirmuar për datën 27 shkurt. Por, kryediplomati serb Daçiç beson që s’do të ketë kurrfarë negociate pa Asociacionin. Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, është shprehur se qëndrimi i Beogradit në lidhje me dialogun me Kosovën është “kristal i qartë” dhe se nuk do të ketë bisedime të mëtejshme pa u përmbushur Marrëveshja e Brukselit.

Daçiq u shpreh se anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe njohja janë të papranueshme. Shefi i diplomacisë serbe i dha këto deklarata në Konferencën e Sigurisë në Mynih pas një paneli që ishte i mbyllur për publikun.

“Ishim nën presion nga Angela Merkel, Hillary Clinton dhe Catherine Ashton dhe krejt BE-ja kur Thaçi dhe unë e nënshkruam atë marrëveshje (të vitit 2013) vetëm për të pritur 11 vjet më vonë që Kurti të thoshte se nuk ishte i interesuar për të.” – u shpreh ai.

“Ajo çka ne mendojmë është se Kurti nuk do të arrijë kurrë deri në formimin e Ascoacionin të Komunave me Shumicë Serbe…” – ka vazhduar më tej ai.

Ai foli edhe për pozicionin e Serbisë pas luftës në Ukrainë, duke thënë se situata bëhej e pakëndshme pasi BE-ja i kërkonte Sebisë ta përshtaste politikën e saj me politikën e jashtme të BE-së në lidhje me sanksionet ndaj Rusisë.

Advertisement

TRENDING