Politike
“Demokratët, pa qëndrim të qartë”/ Balla shpërthen në Kuvend për Zvërnecin
Në fjalën e mbajtur në seancën e sotme parlamentare, socialisti Taulant Balla u kërkoi demokratëve që të qartësohen për qëndrimin e tyre në lidhje investimet amerikane që pritet të realizohen në Zvërnec.
Duke sjellë në vëmendje se Berisha ka vlerësuar pozitivisht projektin e financuar nga vajza e Donald Trump, kreu i grupit parlamentar të PS-së u kërkoi demokratëve që të qartësohen për qëndrimin që ata mbajnë në lidhje me këtë situatë.
Kjo pasi disa prej demokratëve ngritën zërin sot në Kuvend duke kundërshtuar projektin në Zvërnec, ndërkohë që lideri i tyre ka deklaruar haptazi vlerësimin e tij pozitiv investimet.
“Tani e fundit, dilni me një qëndrim, mbushuni me mend se spo ju kupton njeri. Zotëria del e thotë e mbështesim investimin. Ne jemi pro investimit e kemi bërë të qartë njëherë” tha Balla.
Pjesë nga seanca e sotme:
Taulant Balla: Ne kemi një kalendar të parashikuar të festave tona, që sigurish ju nuk mund të jenë pjesë. as në Vlorë as në Tiranë as gjëkundi, ju kemi mundur 15 herë në beteja elektorale, me Ramën ju kemi mundur 8 herë rresht. Do ju mundim prapë në 2029. Ne kemi festën tonë, dhe populli i Vlorës është kryeqyteti i socialistëve. Mos u nxehni, merreni me qetësi. Sic ju kemi mundur. Sa i përket investimit në Zvërnec, ai investim do të realizohet se Shqipëria nuk e ka shansin të humbi mundësinë. Është një investim historik që do ta vendosë Shqipërinë në një nivel tjetër.
Drejtuar Ina Zhupës: Pusho ti pusho, kur të vijë koha që të merrem me ty, kam mbaruar punë me kohë ohu…
Balla: Tani e fundit, dilni me një qëndrim, mbushuni me mend se s’po ju kupton njeri. Zotëria del e thotë e mbështesim investimin. Ne jemi pro investimit e kemi bërë të qartë njëherë.