Connect with us

Politike

Deputeti britanik i ‘përvishet’ Ramës: Të rinjtë duan të largohen nga Shqipëria

Deputeti britanik Andrew Rosindell ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit shqiptar Edi Rama për protestat masive në vend, duke theksuar se secili është i lirë të shprehë mendimet e tij për vendin e tjetrit. Rosindell u shpreh se gjatë një vizite në Tiranë vitin e kaluar kishte biseduar me shumë të rinj shqiptarë, të cilët, sipas tij, i kishin treguar se dëshironin të largoheshin nga Shqipëria. Ai shtoi se hyrja e mundshme e vendit në zonën Shengen mund ta bëjë një lëvizje të tillë edhe më të lehtë

Deputeti britanik rikujtoi gjithashtu se në vitin 2022 shtetasit shqiptarë përbënin grupin më të madh të personave që mbërritën ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me gomone të vogla, duke ngritur pyetjen se përse kaq shumë të rinj ndiheshin të detyruar të largoheshin nga vendi i tyre.

Rosindell theksoi se debati i vërtetë duhet të përqendrohet te arsyet që nxisin emigrimin e të rinjve shqiptarë dhe jo te komentet politike mes liderëve.

Në fund të reagimit të tij, ai nënvizoi se mësime mbi sovranitetin pranon nga populli britanik dhe jo nga një kryeministër i huaj, duke shtuar se Brexit ishte një zgjedhje për vetëqeverisje demokratike dhe se ky parim mbetet po aq i rëndësishëm edhe sot. “Kryeministri Rama është i lirë të komentojë për Britaninë, ashtu siç jam edhe unë i lirë të komentoj për Shqipërinë. Vitin e kaluar fola me shumë të rinj shqiptarë në Tiranë dhe të gjithë më thanë se donin të largoheshin nga vendi – gjë që do të bëhet edhe më e lehtë me hyrjen e Shqipërisë në zonën Shengen.

 

 

Në vitin 2022, shtetasit shqiptarë përbënin grupin më të madh të personave që mbërritën ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me gomone të vogla. Pyetja e vërtetë është pse kaq shumë të rinj shqiptarë ndjenin se duhej të largoheshin nga vendi i tyre që në radhë të parë. Mësime për sovranitetin do të pranoj nga populli britanik, jo nga një kryeministër i huaj. Brexit kishte të bënte me vetëqeverisjen demokratike dhe ky parim mbetet po aq i rëndësishëm edhe sot.”, thekson deputeti britanik.

Advertisement