Personi në foto është autori i vrasjes së gjyqtarit, Astrit Kalaja. I riu është Elvis Shkambi i cili plagosi për vdekje me armë Kalanë dhe plagosi edhe dy persona të tjerë. Shkambi e ka pranuar krimin.
Ai nuk është larguar nga ambientet e gjykatës ku dhe ndodhi ngjarja ndërsa pas mbërritjes së policisë i riu ka thënë se është autori.
Gjyqtari Astrit Kalaja pasditen e sotme u plagos për vdekje me armë gjatë një seance në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Nga të shtënat u plagosën edhe dy persona, babë e bir të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Kalaja nuk arriti t’iu mbijetonte plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Autori i ngjarjes është arrestuar dhe ka pranuar fajësinë. Ai nuk ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes dhe gjatë dëshmisë nuk ka shfaqur pendesë. Ai është shprehur se ishte i detyruar të kryente aktin sepse po humbiste gjyqin.
