Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Evi Kokalari: Doktor Berisha të shkojë në shtëpi, nuk do bënte keq në këtë moment

Aktivistja politike Evi Kokalari ka qënë e ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Breaking’ në Top News, ku ka zbuluar se Lëvizja Konservatore mund të kthehet në parti politike. Kokalari e ka quajtur një domosdoshmëri që lëvizja të kthehet në parti konservatore, pasi kanë filluar të dalin elementë që përfitojnë nga situata politike në vend, që sipas saj do dëmtojnë ndryshimet reale që i duhen vendit. Kokalari e pyetur në studio nëse mund të ketë një koalicion me Bashën nuk e mohoi, por shtoi se për këtë gjë Basha duhet të jetë shumë larg Edi Ramës, pasi qëllimi i saj i vetëm është rrëzimi i tij në 2025-n. “Politikisht kam besimin dhe idenë se lëvizja do kthehet në parti. Sepse është krejtësisht e neveojshme, sepse është krijuar një boshllëk që njerzit mendonin se do e mbushja unë dhe tani kanë filluar të dalin elementë që do e dëmtojnë ndryshimet reale që ne duam në Shqipëri dhe po marrin avantazh dhe nga situata në PD, e çdo gjë tjetër. E shoh të domosdoshme të kthehem dhe ta kthej në parti konservatore. Është hera e parë që po e them. Jam takuar me Bashën. E pyeta çfarë do bëjë, më ka folur hapur për idetë e veta. Mund ta takoj edhe njëherë përpara se të iki. E kam parasysh tani se çfarë po bën PD-ja zyrtare, në çfarë rruge është. Unë koalicionin me Lulzim Bashën e bëj, nëse ai është shumë  larg Edi Ramës, sepse qëllimi im i vetëm është heqja e Edi Ramës në 2025 dhe jo vetëm. Ideja ime është një shkatërrim total i sistemit, këtu po fus edhe mediat. Pushteti i ka detyruar bizneset dhe mediat të shkojnë në njëfarë rruge. Unë kam idenë që ne duke qënë të kujdesshëm, shkatërrojmë sistemin, tërheqim median nga rruga që ka qënë deri tani, ta çojmë në një rrugë më të drejtë, sepse media ka shumë rëndësi në jetën demokratike të një vendi.” – shprehet Kokalari. Përsa i përket Adriatik Lapajt, kryetarit të lëvizjes së re politike ‘Shqipëria bëhet’, Kokalari ka mbajtur të njëjtin qëndrim si edhe më parë për të, duke e akuzuar si mashtrues  dhe avokat të Shoqërisë së hapur të George Sorosit. Kokalari shton se amerikanët nuk do heqin kurrë Ramën për Adriatik Lapajn. “I kërkova takim Adriatikut që të flisja me të, të kuptoja ku ishte dhe nga shkonte, sepse këtë bëjnë aktivistët, të prekin popullin, ky është profesioni i tyre, sesa e besojnë atë është tjetër gjë. Meqë njerzit më thoshin Evi e ke gabim, është mashtrues. Ju thoja njerëzve më duhen fakte, nuk mund t’ju thoja njerëzve që ky është i George Soros, kur mund të mos ishte. Filluan të vinin faktet. Ky ka pasur rezyme në internet, e ka quajtur veten avokat të shoqërisë së hapur të George Soros dhe tani e ka fshirë. Ky me këmbët e veta ka shkuar tek Soros se s’ka pasur lek për të mbuluar aktivizmin e vet, ka mbuluar disa çështje se e quan veten avokat. Ky nivel i Adriatik Lapaj është shumë i dëmshëm, po merr një lloj vote dhe këtë votë nëse Irfani do rrijë pas Lapajt, votën e tij ai do ta marrë t’ja çojë Edi Ramës që të rregullojë problemet e veta me Ramën. Edi Rama nuk do e lejojë Adriatik Lapajn të fitojë, hiqeni nga mendja. Dhe amerikanët kurrë nuk do heqin Edi Ramën për Lapajn apo ndonjë tjetër. Problemi është që këtu ka një agjent të caktuar dhe unë siç kam ekspozuar korrupsionin brenda Foltores që iu dhashë me gjithë shpirt, do bëj të njëjtën gjë. Kushdo që është rrugës do kërcënohet.” – u shpreh Kokalari. Më tej e pyetur për ish-kryeministrin Berisha, aktivistja Evi Kokalari u shpreh se ai i ka bërë një dëm të madh Foltores kur bëri koalicion me Metën, teksa shprehu se ajo ishte kundër për këtë gjë që në fillim. Kokalari haptazi i bën thirrje Berishës të shkojë në shtëpi dhe t’ja lerë të tjerëve ta zgjidhin këtë situatë të rënduar politike. “Doktor Berisha të shkojë në shtëpi, nuk do bënte keq në këtë moment. Ka bërë një dëm shumë të madh me koalicionin me Ilir Metën. Ja kam thënë që në 2021 që nuk më duket gjë me mënd të bëjmë një koalicion me Metën. Por nuk dija shumë gjëra që i mësova rrugës. Kur këta i zgjeruan dhe thelluan marrëdhëniet, kur Foltorja po i afrohej Metës, kuptohet që humba çdo durim. Gjëja e parë që Berisha duhet të bëjë është të largojë Foltoren nga Ilir Meta dhe të shkojë në shtëpi, e të na i lerë neve ta zgjidhim, sepse as Berisha s’ka për ta zgjidhur, Meta jo e jo. Ilir Meta s’duhet të jetë më në politikë. I ka kryer të gjitha funksionet” – u shpreh Kokalari

LAJMI I FUNDIT

Qarkullonin me armë zjarri në mjet, arrestohet drejtuesi dhe pasagjeri

Dy të rinj janë arrestuar në Vlorë pasi qarkullonin me armë zjarri në makinë. ‘Vlorë/Kontrolle të befasishme, bazuar në inteligjencën policore, vijojnë të kryhen në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që mbajnë armë, pa leje. Si rezultat i këtyre kontrolleve është goditur një rast i armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Strike 3”.

Lëviznin me armë zjarri pistoletë, në automjet, arrestohen drejtuesi dhe pasagjeri. Ky i fundit, me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe automjeti me të cilin lëviznin këta shtetas.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas po lëviznin të armatosur, në automjet, në rrugën “Murat Tërbaçi”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 3”, për kapjen e tyre.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin J. G. dhe pasagjer shtetasin E. A., ku gjatë kontrollit gjetën një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestuan në flagrancë shtetasit J. G., 27 vjeç dhe E. A., 45 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Arma e zjarrit dhe municioni luftarak, së bashku me automjetin dhe 2 celularë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

Continue Reading

Aktualitet

Ministri Balla takim në Mbretërinë e Bashkuar me homologun Cleverly, çfarë diskutuan palët

Ministri i Brendshëm Taulant Balla po zhvillon një vizitë në Britaninë e Madhe ku janë parashikuar takime me zyrtarë të lartë britanikë, mes të cilëve edhe homologun James Cleverly.

Së pari, ai bashkë-drejtoi me Ministrin për Migracionin, Robert Jenrick takimin e radhës së Komitetit të Përbashkët Mbikqyrës (KPM), në kuadër të Task Forcës së Përbashkët kundër Migracionit të Jashtëligjshëm (TFPM), ku u vlerësuan rezultatet domethënëse me më shumë se 90% ulje të emigracionit të paligjshëm.

Një vit më parë kryeministrat Rama dhe Sunak ranë dakord të thellohet bashkëpunimi në tri fusha me interes të përbashkët, për çështjet e sigurisë dhe punët e brendshme, rritja ekonomike dhe investimet, si dhe inovacioni, rinia e arsimi.

Ministri Balla vuri në dukje se rezultatet janë të prekshme, falë këtij bashkëpunimi.

“Përmes bashkëpunimit të shkëlqyer dhe operativ kemi arritur tashmë rezultate mbresëlënëse në luftën kundër krimit dhe për ndalimin dhe goditjen e migracionit të paligjshëm”, nënvizoi ministri.

“Sot jemi këtu për të bërë një bilanc të vlerësimit tonë të përbashkët se ku jemi me pjesën që lidhet me punët e brendshme në luftën kundër emigracionit të paligjshëm. Mund të themi se rezultatet deri tani janë mbresëlënëse, edhe partnerët britanikë e pranojnë faktin se çështja e emigracionit të paligjshëm të qytetarëve shqiptarë përmes kalimit të Kanalit nuk ekziston më.

Hapi i radhës që duhet të nxisim të dyja palët është emigracioni i ligjshëm. Të gjithë shqiptarët që kanë ardhur në Britani përmes punësimit të përkohshëm të gjithë janë kthyer brenda afatit.

Përmes bashkëpunimit të shkëlqyer dhe operativ kemi arritur tashmë rezultate mbresëlënëse në luftën kundër krimit dhe për ndalimin dhe goditjen e migracionit të paligjshëm”, u shpreh Balla.

Continue Reading

Aktualitet

Mirëqeverisja në pikëpyetje/ Raporti i BERZH fundos Shqipërinë! Ia kalon edhe Kosova

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e fundit të tranzicionit, vlerëson negativisht Shqipërinë në kapitullin e “mirë-qeverisjes”. Raporti thekson se përkeqësim i dukshme vërehet në Shqipëri.

Sipas të dhënave të publikuara në Raport, për vitin 2023 për treguesin e mirëqeverisjes, BERZH e klasifikon Shqipërinë me 4.71 pikë nga 10 të mundshmet. I vetmi vend që Shqipëria lë pas është Bosnje-Hercegovina e cila ka marrë 4.09 pikë.

Në vlerësimet e BERZH Kosova renditet më sipër Shqipërisë, me 4.85 pikë. Raporti pasqyron rënie të Shqipërisë në kapitullin e “mirë-qeverisjes” vit pas viti. Kështu në vitin 2016 Shqipëria vlerësohej me 5.28 pikë dhe në vitin 2022 me 4.74 pikë.

Në vend të parë për qeverisjen e mirë në vitin 2023 në rajon rezulton Mali i Zi me 6.34 pikë, ndërsa pas tij renditen Rumania, Bullgaria Serbia, Greqia.

 

 

Continue Reading

Aktualitet

Loja “kukafshehti” me policinë dështon keq, përfundon në pranga shqiptari i shpallur në kërkim nga autoritetet greke

Një 36-vjeçar nga Shqipëria, i cili për autoritetet greke njihej me tre emra të ndryshëm dhe kishte arritur t’i ikte policisë pas një ndjekjeje episodike, është arrestuar. 36-vjeçari është kapur rastësisht gjatë një kontrolli nga ekipi i DI.AS. në Selanik.

Sipas protothema.gr, i dyshuari ka tentuar të arratiset edhe këtë herë, por policët e ekipit të DI.AS. kanë arritur ta neutralizojnë dhe ta arrestojnë pas një shkurreje ku tentoi të fshihej pas ndjekjes.

Shqiptari u paraqit në Gjykatën Penale Treanëtare të Selanikut dhe u dënua me 18 muaj burg, për rastin në të cilin u arrestua, me akuzën e rezistencës dhe mosbindjes.

Gjykata vendosi që dënimi i tij të mos ketë forcë frenuese pasi i akuzuari ka trazuar disa herë drejtësinë dhe kështu është dërguar në burg.

Continue Reading

LAJMI I FUNDIT

S’kam siguri fizike/ Diplomati i Kosovës paralajmëron Serbinë

Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, ka thënë se Serbia ka shkelur marrëveshjen e Brukselit dhe ka ndaluar së ofruari siguri fizike për të si diplomat. “Dëshiroj ta ndaj edhe publikisht lajmin, që në shkelje flagrante të marrëveshjes së Brukselit, Serbia ka ndaluar së ofruari siguri fizike 24/7 për mua si zyrtar/diplomat, dhe po ashtu nuk ofron as siguri mobile. Pavarësisht ankesave dhe kërkesave kjo praktikë po vazhdon. Çfarëdo që mund të më ndodh gjatë shërbimit tim në Serbi – mes tjerash – është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Serbisë!” – ka shkruar Haxholli në Facebook. Këtë veprim të shtetit serb, ai e ka cilësuar si një precedent të rrezikshëm, dhe shtoi se nuk është “i mbrojtur as i mbuluar nga Marrëveshja e Brukselit si instrument ndërkombëtar”. “Sigurisht që Serbisë nuk i konvenon prezenca diplomatike e Republikës së Kosovës në Beograd, dhe aq më pak ngritja e statusit diplomatik siç parashihet sipas marrëveshjes për njohje de facto” – u shpreh diplomati Sidoqoftë, theksoi Haxholli, “kamuflimi i veprimeve kundër Zyrës nga institucionet e këtij vendi, me potencial rrezikshmërinë dhe ekspozimin tim fizik dhe ligjor, është diçka që Kosova nuk duhet ta pranoj!”

Continue Reading
Advertisement

TRENDING