Connect with us

Politike

Foltorja sulmon Altin Dumanin: Terrorist i kuq dhe mercenar i Edi Ramës

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, me anë të një deklarate për mediat shprehet se kreu i SPAK Altin Dumani tha sot se gjykatat vendosin siç i urdhëron SPAK. Balliu thekson se kjo deklaratë nënkupton se GJKKO nuk është tjetër, përpos se notere e organit të akuzës.

“Prokuroria bën punën si organi i akuzës dhe gjykatat peshojnë dhe vendosin mbi provat, faktet, dëshmitarët dhe të gjithë procesin e plotë juridik duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet.

Partia Demokratike e sheh me alarm dhe neveri këtë deklaratë të Altin Dumanit, edhe pse ajo nuk bën gjë tjetër veçse konfirmon akuzat tona të provuara, provat tona të zbuluara, se SPAK është një mashë politike dhe nje organizate kriminale ne duart e mafies shtetërore. Altin Dumani ka hyrë në histori si prokurori-peng, vasal, autor i amnistive të krimeve më të shëmtuara të Edi Ramës”, shprehet Balliu.

Deklarata e plotë e ish-deputetit të PD, Klevis Balliu:

Fjalia e dalë sot nga goja e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, që qëndron në detyrë si lake i Edi Ramës, në kundërshtim me Kushtetutën, është një kapak turpi që i vendoset institucionit që ai drejton, gjykatave dhe procesit të vetingut në Shqipëri. Ai shprehu sot qartë karakterin thellësisht politik të drejtësisë së re.

Produkt kryesor korrupsioni i reformës në drejtësi, shefi uzurpator i postit të drejtuesit të Prokurorisë Speciale, Altin Dumani, ka pranuar vetë, në ligjëratë të drejtë, si ndonjë terrorist i kuq apo bos mafie, se gjykatat vendosin siç i urdhëron SPAK. Pra, ato nuk janë më shumë se notere të organit të akuzës.

Pyetja është: kush e urdhëron Altin Dumanin, Arben Krajën dhe prokurorë të tjerë në SPAK?

Sepse, në një sistem drejtësie që sheh ligjin dhe zbaton vetëm atë, asnjë degë e gjyqësorit, nuk i jep porosi apo urdhra tjetrës.

Prokuroria bën punën si organi i akuzës dhe gjykatat peshojnë dhe vendosin mbi provat, faktet, dëshmitarët dhe të gjithë procesin e plotë juridik duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet.

Partia Demokratike e sheh me alarm dhe neveri këtë deklaratë të Altin Dumanit, edhe pse ajo nuk bën gjë tjetër veçse konfirmon akuzat tona të provuara, provat tona të zbuluara, se SPAK është një mashë politike dhe nje organizate kriminale ne duart e mafies shtetërore. Altin Dumani ka hyrë në histori si prokurori-peng, vasal, autor i amnistive të krimeve më të shëmtuara të Edi Ramës.

Ai është prej kohësh një mercenar për të goditur kundërshtarët politikë dhe për të mbrojtur Edi Ramën dhe suitën e tij, për të gjuajtur me porosi të tij dhe  për të trembur ata brenda llojit, që nuk pranojnë të marrin fajin në emër të ‘organizatës’ apo të shefit. Mbajtja në arrest të paligjshëm e liderit të opozitës Sali Berisha është prova më flagrante e vrasësve me porosi në sistemin e drejtësisë.

Burgosja e Fredi Belerit me akuzën e vjedhjes së zgjedhjeve, dhe më pas arrestimi i rivalit të tij se nuk i vodhi zgjedhjet, shpjegon më tej maskën që nuk e mbulon turpin, por vetëm sa e sterros edhe më tej faqen e tyre të zezë.

Shqiptarët duhet ta shohin, ta dëgjojnë, ta dinë dhe ta kuptojnë se, me vjedhje të zgjedhura blihet jo vetëm demokracia, por edhe drejtësia. Me votime, në vend të zgjedhjeve cungohet liria dhe te drejtat.

Prandaj opozita mbështet protestën e nesërme kundër drejtorëve hajdutë të bashkisë, për dorëheqjen e Erion Veliajt. Pa e humbur kurrë fokusin se pas tyre qëndron Veliaj. Hajdutët e 5D le ta kuptojnë nga fjalia kobzezë e shefit të SPAK: arrestimi i tyre është njëherësh edhe vendimi për burgosjen. Sepse Gjykata bën çfarë i thotë SPAK

Politike

Vizitorët nga Britania hapin sezonin e kroçierave në Durrës, Rama ndan pamjet: Shqipëria po vizitohet në të gjitha format

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë ditën e sotme në rrjetet sociale disa pamje ku shfaqen turistë nga Britania që kanë zbarkuar në Shqipëri me kroçierë.

Sipas kreut të qeverisë ky është një ogur i mirë dhe tregon se vendi po vizitohet në të gjitha format.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Këtë të diel mirëpritëm vizitorët e parë të cilët zyrtarizojnë edhe nisjen e këtij sezoni turistik me kroçiera, ku 50 turistë britanikë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm me kroçierën “Monet” për të vizituar Durrësin dhe sitet turistike të Tiranës, Krujës e zonave përreth, si ogur i mirë për këtë vit turistik ku Shqipëria po vizitohet nga të gjitha anët e në të gjitha format

Rreth 20 mijë turistë britanikë kemi mirëpritur në tre muajt e parë të këtij viti, duke u bërë një prej tregjeve me rritjen më të shpejtë të flukseve turistike për Shqipërinë”, u shpreh  Rama.

Continue Reading

Politike

5 Maji, Rama homazhe te “Varrezat e Dëshmorëve”, ja kush e shoqëron

Sot më 5 Maj përkujtohen të rënët e Shqipërisë. Kryeministri i vendit, Edi Rama bashkë me figura të tjera të politikës në vend kanë qenë të pranishëm në kryerjen e homazheve te “Varrezat e Dëshmorëve”, mes tyre kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Po ashtu në ceremoni merrte pjesë dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Te monumenti “Nënë Shqipëri” u vendosën buqeta me lule.

Kujtojmë se kjo ditë përkujtimore zanafillën e ka te vrasja e Qemal Stafës në 5 Maj të 1942, e në nderim të kontributit të tij të madh në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare u caktua Dita e Dëshmorëve. Në këtë datë kujtohen dhe nderohen të gjithë trimat që luftuan për Shqipërinë e lirë.

Continue Reading

Politike

Meta homazhe të Varrezat e Dëshmorëve: PL duhet t’i dalë për zot vendit

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mbajti sot homazhe te Varrezat e Dëshmoreve, ku në shenjë nderimi për të rëndët në luftë, vendosi kurora me lule.

Ai pas homazheve u ndal në një prononcim për mediat, ndërsa nënvizoi faktin se sa me rëndësi është atdheu.

“Për lirinë duhet të sakrifikosh, madje duhet të punosh që ta ruash atë. Ishte kënaqësi që të vendosja kurorë me lule bashkë me Silva Cakën. Apo dhe Petrit Vasilin. Jemi këtu sepse besojmë te shenjtëria e gjakut të dëshmorëve. Besoj shumë te atdheu, dhe ai na duhet të jetojmë të lirë. Themeluesit e kësaj force politike 20 vite më parë, krijuan një forcë të re politike. Kjo forcë politike duhet t’i dalë zot vendit dhe mbi të gjitha atdheut. Ndaj kemi në fokus 5 prioritete kryesore për 4 milionë shqiptarë.”, tha Meta.

Continue Reading

Politike

Presidenti Begaj i uron Pashkët besimtarëve ortodoksë:

 Bashkë me urimin për Pashkë të bekuara e të gëzuara kreu i shtetit përcolli mesazhin e bashkimit dhe mbështetjes së njëri-tjetrit në nevojë, duke shpërndarë besim dhe optimizëm në shoqërinë shqiptare.

Mesazhi i plotë i Presidentit të Republikës për Pashkët:

“Gëzuar Pashkën, ditën e besimit dhe të shpresës për të gjithë besimtarët ortofoksë shqiptarë!

Kjo festë e shenjtë përbashkon sot kudo te gjithe besimtaret ortodoksë.
Pashkët na ftojnë të kemi besim e të jemi shpresëplotë për jetën.
Të mbështesim vëllazërinë, miqësinë e shoqërinë në të mirë e në të keq.
Pashkët simbolizojnë dritën e jetës, ngadhnjimin e jetës mbi vdekjen.
Qirinjtë që besimtarët ortodoksë marrin nga flaka e kandilit në kishë dhe e çojnë në shtëpitë e tyre sonte kanë marre me vete shpresën, besimin dhe optimizmin për një jetesë të paqtë, të gëzuar e plot shëndet.
Ringjallja e këtyre tre elementeve është shumë e rëndësishme për shoqërinë tonë.
Pashkë të bekuara e të gëzuara për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë kudo po i festojnë!

Continue Reading

Politike

Sot Pashkët ortodokse, ja urimi i kryeministrit Rama

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një urim për besimtarët ortodoksë, të cilët festojnë Pashkët. Përmes një mesazhi, kreu i qeverisë ka publikuar një foto nga ceremonia e festimit të Pashkëve.

“MIRËMËNGJES
Gëzuar Pashkët Ortodokse ”, shkruan Rama.

Kujtojmë se Pashkët festohen në mbarë botën nga besimtarët ortodoksë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING