Connect with us

Kronike

Gati për luftë në Shkodër/ RENEA dhe FNSH sekuestrojnë…

Forcat RENEA dhe ato të NNSH në bashkëpunim ne policinë vendore kanë kryer një operacion në qytetin e Shkodrës duke zhvilluar kontrolle në disa banesa për kapjen e personave të rrezikshëm por edhe për sekuestrimin e armëve pa leje.

Në përfundim të operacionit të koduar “Qarku” Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Drejtues i Parë Hamdi Fjora, raportoi mbi operacionin, ku janë sekuestruar disa mina me telekomandë, sasi e konsiderueshme tritoli si dhe disa armë kallashnikovë dhe pistoleta.

Gjatë operacionit janë arrestuar shtetasit Petrit dhe Gledis Kubazi, si dhe është proceduar në gjendje të lirë Cuf Mataj, ndërkohë që është shpallur në kërkim një tjetër shtetas.

Deklarata e Drejtorit të Policisë Shkodër:

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të  megaoperacionit policor të koduar “Qarku”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si dhe mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit nga pjesëtarë të grupeve kriminale, kanë vijuar hetimet e thelluara për këtë qëllim. 

Si rezultat i veprimeve të thelluara, bazuar dhe në inteligjencën informative për disa persona që janë anëtarë të grupeve kriminale, të cilët mund të fshiheshin në banesa dhe mbanin armë zjarri e municion luftarak me vete,  me mbështetjen e Forcave Speciale RENEA dhe FNSH  Tiranë, në koordinim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, mëngjesin e sotëm u finalizua faza e 8-të e megaoperacionit policor të koduar “Qarku”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kryer 8 kontrolle banesash, në  disa lagje të qytetit të Shkodrës.

Si rezultat i kontrolleve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

P.K., 52 vjeç, dhe djali i tij, shtetasi G. K., 20 vjeç, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë, për shkak të moshës, djali tjetër, shtetasi G. K., 16 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër.

Gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 3 mina me telekomandë, të lidhura me telefon, 8 kallëpe tritoli C4, gati për përdorim, me peshë totale 1 kilogramë e 600 gramë, kapsolla detonatore të lidhura me tela, të gatshme për përdorim, 1 armë gjahu (shotgun) me 2 gjerdanë dhe 50 fishekë, 1 radio si ato të Policisë, 1 aparat për bllokimin e valëve, 3 aparate celulare dhe 1 armë sportive.

Operacioni ka vijuar me kontrollin e banesës së shtetasit  C. M., në të cilën, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri kallashnikov, 5 krehra me fishekë dhe një sasi tjetër fishekësh kallashnikovi (gjithsej 280 fishekë), 1 armë zjarri pistoletë tip TT, me krehër me 7 fishekë, 20 fishekë luftarakë të kalibrit 7.9 mm, që përdoren për pushkë snajper, 5 krehra pistolete të kalibrit 9 mm me fishekë në të, 1 armë gjahu, 1 radio si ato të Policisë dhe 2 aparate celulare.

Shtetasi C. M., për shkak të moshës së madhe, po ndiqet penalisht në gjendje të lirë, ndërsa djali i tij, shtetasi I. M., 45 vjeç, është shpallur në kërkim, pasi në momentin e kontrollit nuk është gjetur në banesë.

Gjithsej, gjatë kontrolleve të ushtruara në banesa, në kuadër të fazës së 8-të të këtij megaoperacioni u sekuestruan:

2 armë zjarri, 3 mina me telekomandë, 1 kilogramë e 600 gramë lëndë eksplozive C4,  2 armë  gjahu, 1 armë sportive, 1 bllokues valësh, 2 radio si të Policisë dhe fishekë luftarakë të llojeve të ndryshme. 

Armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme, pasi dyshohet se janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë në qarkun Shkodër, por jo vetëm. 

Njëkohësisht, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë po vijon puna për zbardhjen e qëllimit të prodhimit dhe mbajtjes së minave me telekomandë, të cilat, nga veprimet e  para hetimore dyshohet se do të përdoreshin nga një grup kriminal, për ngjarje kriminale.

Siç jeni në dijeni, Drejtoria Vendore e Policisë së Shkodër është përfshirë prej muajsh në megaoperacionin policor të koduar “Qarku”, si rezultat i të cilit, gjatë 7 fazave të realizuara më parë, janë sekuestruar 270 kilogramë kanabis, 476 bimë narkotke, dhjetëra doza kokaine, pajisje që shërbenin për përpunimin e kanabisit, 2 armë zjarri, 1 armë sportive, 4 automjete, 16 aparate celulare dhe muncion luftarak.

Në bashkëupim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në koordinim dhe mbështetje nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ky megaoperacion është në vijim, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e personave që janë anëtarë të grupeve kriminale, si dhe për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë.

Sigurojmë qytetarët se strukturat e Policisë në qarkun Shkodër janë tërësisht të angazhuara dhe të vendosura për të luftuar me ashpërsinë e ligjit, krimin në përgjithësi dhe atë të organizuar në veçanti, dhe në këtë kuadër ftojmë sërisht qytetarët që të bashkëpunojnë akoma më shumë me Policinë, për krijimin e një ambienti më të sigurtë.

Kronike

Si nëpër filma/ Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka publikuar pamje nga operacioni i SPAK, ku janë lëshuar dhjetëra urdhër arreste për personazhe të botës së krimit.

Sikurse duket në video, forcat e RENEA-s zbarkojnë në vilat e personave të shpallur në kërkim, duke u ngjitur me shkallë.

Ministri Taulant Balla thotë se lufta kundër krimit të organizuar është e pandalshme dhe po jep rezultat.

“Lufta kundër krimit të organizuar falë bashkëpunimit me SPAK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe vetëpastrimi i Policisë së Shtetit nga punonjësit e Policisë të lidhur me ta, janë të pandalshme dhe po japin rezultate për rritjen e parametrave të sigurisë në komunitet, krijimin e një trupe policore të denjë dhe me integritet si dhe për rritjen e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit. Besimi i qytetarëve është elementi kyç që Policia të përmbushë misionin e saj”, shkruan Balla.

Continue Reading

Kronike

Në kërkim nga SPAK, arrestohen dy persona në Spanjë dhe Itali (EMRAT)

Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria e Posaçme janë arrestuar në dy shtete europiane.  Raportohet se Denis Meta është vënë në pranga në Spanjë, ndërsa Arjan Tuku është kapur në Itali.

Sipas hetimeve të SPAK, dyshja rezultojnë të implikuar në episode të ndryshme kriminale. Arrestimet e tyre u kryen në bashkëpunim mes Interpol Tirana dhe autoriteteve italiane dhe spanjolle.

Rreth 50 urdhër arreste raportohet se janë lëshuar nga SPAK, ndërsa nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme. Urdhër arrestet janë lëshuar për personat që akuzohen si të implikuar në ngjarje të rënda që përfshijnë vrasje, apo organizata kriminale. Raportohet se i gjithë operacioni është vazhdimësi e hetimeve për të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, fati i të cilit vijon të jetë mister.

Continue Reading

Kronike

Tentoi të vrasë me thikë bashkëshorten, dënohet me burg shqiptari në Britani (EMRI)

Një 44 vjeçar shqiptar në Britaninë e Madhe është dënuar me 15 vite burg pasi u kap në tentativë për të vrarë bashkëshorten e tij.

Për ngjarjen e ndodhur në nëntor të vitit të kaluar, mediat angleze shkruajnë se Petrit Zefi ishte tepër xheloz ndaj gruas së tij dhe kishte shfaqur edhe më parë shenja agresiviteti.

Zefi i cili hyri në Britaninë e Madhe ilegalisht në vitin 2000 me anë të një kamioni, ishte një njeri aq kontrollues saqë Nataslisë, nënës së katër ffëmijëve u ndaloi të ketë telefonin e saj apo të shkonte ku të donte

Me një thikë në dorë Zefi tentoi të godiste bashkëshorten e tij por ngjarja e rëndë u parandalua me ndërhyrjen e vajzës së çiftit.

Continue Reading

Kronike

U kap me 113 mijë euro në Audi/ Kush është ish-efektivi i RENEA-s i shpallur në kërkim nga SPAK?

SPAK ka firmosur urdhër arresti edhe për Altin Morinën, ish-efektivi i RENEA-s i cili u arrestua në mars të vitit 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte iu gjetën 113 mijë euro.

43-vjeçari, me detyrë Shef i Repartit të Stërvitjes tek Forcat RENEA, u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me këtë automjet luksoz.

Shuma e konsiderueshme u gjet poshtë sediljes së parë e mbështjellë me një qese plastmasi.

Por një muaj më vonë, ai u lirua nga qelia pasi deklaroi se shumën e parave e kishte marrë hua te një biznesmen për një problem personal dhe se ato nuk ishin të krijuara nga aktiviteti kriminal.

Altin Morina, dyshohet se ka lidhje me gurpin e Ervis Martinajt. Pak ditë para se të arrestohej ai u pa në praninë e një të afërmi të Martinajt ku e mbronte nga ndonjë atentat i mundshëm.

Kush është Altin Morina?

39-vjeçari është prej vitesh pjesë e strukturës policore. Karriera e tij ka nisur në strukturën e sotme të AMP, (Agjencia e Mbikqyrjes Policore), ish-SHÇBA e dikurshme. Altin Morina punoi në vitin 2012 në SHÇBA dhe më pas kaloi në radhët e Policisë, ku qëndroi si oficer në Komisariatin nr.3 në Tiranë. Nga atje, karriera e tij njohu vetëm rritje, pasi më pas drejtoi komisariatin e Policisë në Ballsh. Nga Ballshi, Morina kaloi në RENEA ku ishte në detyrë deri në momentin e arrestimit. Ka dyshime se përveç lidhjes me eksponentë të caktuar të krimit në Shqipëri, ish-efektivi mund të ketë qenë i përfshirë në dhënien e parave me fajde.

Deri më tani nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar nga SPAK mbi urdhër arrestet e ekzekutuara për personat që akuzohen si të implikuar në ngjarje të rënda që përfshijnë vrasje, apo organizata kriminale. Ndërkohë raportohet se i gjithë operacioni është vazhdimësi e hetimeve për të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, fati i të cilit vijon të jetë mister.

Continue Reading

Kronike

Kush janë tre ish-zyrtarët e lartë të policisë që SPAK ka lëshuar urdhër-arrest, njëri prej tyre “personazh” i njohur

Zbulohen emrat e tre ish-zyrtarëve të policisë së shtetit, për të cilët SPAK ka lëshuar sot urdhër-arrest, në sajë të megaoperacionit.

Urdhër-arrest është lëshuar për Henrigert Mitrin, ish-drejtues i Policisë së Lezhës, Klodian Jasharin, si dhe Altin Morinën ish-efektiv i RENEA.

Ky i fundit është një emër i njohur edhe për publikun, pasi është ndaluar edhe disa muaj më parë nga policia, pasi iu gjetën 113 mijë euro në mjetin luksoz.

Paratë të prerjeve 50, 200 dhe 500 euro ishin të mbështjella me qese marketi. Para uniformave blu Morina është shprehur se nuk ka kryer asnjë vepër penale pasi sipas tij paratë janë të ligjshme dhe janë tërhequr në bankë.

Ai është shprehur se paratë sapo i kishte marrë nga një mik i tij biznesmen në zonën e Kodrës së Diellit kur ndërhyri policia, e cila e kishte survejuar pas sinjalizimeve të marra në rrugë operative.

Edhe në fillimet e karrierës së tij Altin Morina është vënë në pranga pasi kundërshtoi kolegët e tij teksa ishte duke punuar si “bodyguard” në një lokal nate në zonën e bllokut.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING