Connect with us

Politike

Gazetarja: Si u linçova online, pse dola krah Erion Veliajt

Gazetarja Ilnisa Agolli ishte gjatë xhirimeve të emisionit të saj kur u shfaq krah Erion Veliajt në Kavajë, i cili kishte shkuar për fushatë, dhe më pas u sulmua ashpër nga komentuesit.

Ajo tregoi për “Review” se kontakti i parë që ka në fillim të çdo emisioni është me kryetarët e bashkive sepse është një procedurë gazetarësh, kërkesa e mbështetjes nga institucionet.

“Nuk mundet ta filloj ndryshe një emision përveçse nga këtej. Më kanë bërë përshtypje komentet. Është trishtim i madh, për të ardhur keq,” – u shpreh Agolli ndërsa Jonida Shehu lexonte komentet e njerëzve që gjykonin shoqërimin e gazetares me kryebashkiakun Veliaj në prag të zgjedhjeve të 14 majit.
Sidoqoftë, gazetarja tha se nuk e priste këtë lloj reagimi, aq më tepër kur gjithnjë ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë me njerëzit në mediat sociale e në jetën e përditshme gjithashtu.

Politike

Gazeta austriake: Shfaqja nacionaliste e Edi Ramës në Athinë

Një takim i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Athinë bëri bujë në Greqi. Të dielën ai mbajti një fjalim para mijëra përfaqësuesve të minoritetit shqiptar në vendin helen si pjesë e një shfaqjeje nacionaliste me himnin shtetëror dhe flamujt në sallën olimpike të “Galatasi”.

Shfaqja e tij bëri bujë në media dhe gjithashtu çoi në organizimin e një operacioni të gjerë policor. Më shumë se 1 mijë oficerë ishin në vendngjarje. Sipas raportimeve të shtypit shqiptar dhe atij kosovar, Rama u shfaq më shumë një bashkues i dy popujve.

Për këtë arsye ai shpjegoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë më të ngushta nga sa duken. Sipas tij, është mbi të gjitha “pluhuri” i ngritur nga politikanët e të dy vendeve që nuk i tregon qartë lidhjet mes dy popujve.

Qeveria në Athinë, pas deklaratave fillimisht kritike të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dhe përballë raporteve emocionale në media, theksoi me qetësi se vizita e Ramës ishte e “natyrës private” dhe për këtë arsye nuk do të komentohej. Ndërsa politikani i burgosur në Shqipëri, Fredi Beleri që i përket komunitetit grek ka reagoi me kritika. Ai e quajti një provokim paraqitjen e Ramës.

“Ai dëshiron të sfidojë Greqinë, të demonstrojë fuqinë e tij brenda Shqipërisë dhe të thyejë moralin e grekëve në rajon. Ai nuk do të ketë sukses. Krenaria dhe dinjiteti i grekëve nuk është për t’u shpërfillur” – deklaroi Beleri nga një burg shqiptar.

Paraqitja e Ramës u pa edhe si fillimi i një turneu të Ramës, i cili do të përfshijë edhe takime të ngjashme me diasporën shqiptare në vende dhe vende të tjera. Me një popullsi deri në 1 milion banorë, shqiptarët në Greqi janë pakica më e madhe në vendin që ka rreth 11 milionë banorë.

Continue Reading

Politike

Vdiq baba të na lirojë krevatin, Murrizi: Bardhi, Noka dhe Këlliçi mezi presin që Berisha të arrestohet

Ish deputeti Myslym Murrizi dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po presin që Sali Berisha të largohet përfundimisht nga politika.

“Opozitë e dyzuar, opozitë ku secili ëndërron largimin përfundimtar të Berishës nga politika, kërkojnë të jenë lider imagjinar i kësaj opozitë në të ardhmen.

Presin t’i hiqet mandatin e Berishës dhe do t’i hiqet në qershor, mbush gjashtë muaj edhe pse nuk justifikohet nga ana ligjore dhe kushtetuta.

Presin që të dënohet Berisha që mos e kapi dekriminalizimi për mos qenë deputet 2025-në dhe këta ‘o burra vdiq baba të na lirojë krevatin’ dhe secili bëhet faktor më vete. Gazi, Flamuri, Belindi.. po presin”, tha Murrizi në “Breaking”.

Sipas tij, nuk mundet që një opozitë e konsoliduar të vijë në pushtet të bëjë 30 tubime dhe të flasin vetëm 3 persona.
Continue Reading

Politike

Kulluri: Nacionalizmi është streha e fundit e burrave jo të mirë

Zyrtari i lartë i PD-së, Edvin Kulluri, bëri një analizë edhe të zhvillimeve në rajon duke u për qëndruar tek ato në Maqedoninë e veriut. Sipas tij, Ballkani nuk ka përse prodhon nacionalizma, të cilat japin idenë e një rajoni ende problematik, pasi nacionalizmi është streha e fundit e burrave jo të mirë.

Sipas tij, nacionalizimi dhe retorika nacionaliste nuk i bën mirë Ballkanit.

“Në këtë situatë përballje lindje- perëndim dhe demokraci- autoritarizëm, na nxjerr si rajon konfliktual. Faktori shqiptar nuk ka pse të rreshtohet pas nacionalizimit, duhet të jetë vetëm në aleancë me perëndimin. Mitingu i i Athinës nuk i shërben qetësimit. Rusia po trazon jo pak ujëra në Ballkan. Kurti ka luajtur rol negativ në Maqedoninë e Veriut. Kurti nuk mund të mbështesë parti që rreshtohen në krah të partive nacionaliste, që nuk kanë dashur integrimin në BE. Edhe Presidentja e re eci në këtë logjik. Vajtja e  Metës në Shkup ishte shumë gabim. Gruevksi dihet që është anti perëndimor. Interesat e vogla politike të politikanëve shqiptar nuk duhet të cenojnë interesat kombëtare shqiptare. Nacionalizimi është streha e fundit e burrave jo të mirë, nuk po them e maskarenjve.”, tha Kulluri.

Continue Reading

Politike

Plas keq te Rithemelimi, Saimir Koreshi: Luan Baçi politikani më i pabesë, ditën prift, natën hoxhë

Siç duket pas sulmeve të vazhdueshme nga berishistët, edhe nga grupi i Gazment Bardhit kanë filluar kundërsulmet ndaj deputetëve të Rithemelimit. Kjo vjen pasi “bashkimit” i cili u shit si parimor dhe për të forcuar opozitën, duket se i ka dalë përfundimisht boja.

Nga grupi “Bardhi”, ka qenë deputeti Saimri Korreshi i cili e  ka sulmuar hapur deputetin Luan Baçi ndërkohë që ky i fundit në fjalimin që mbajti këtë të martë në protestën te bashkia Tiranë, hodhi akuza të rënda ndaj “gazbardhistëve”, duke thënë “se kanë ardhur këtej për të bërë lojë me dy porta”.

Në intervistën e tij të fundit përballë moderatores Ester Bylyku, deputeti Korreshi është shprehur për Baçin se ditën është prift dhe natën hoxhë duke shtuar që dhe nuk i zë besë.

Ester Bylyku: Cili nga politikanët ka dashur që të bëhet mik me ju, por ju e keni refuzuar?

Saimir Korreshi: Luan Baçi, një politikan që nuk i zë besë, sepse është ditën prift natën hoxhë. S’ka mundësi që burri të jetë në darkë një gjë, dhe pastaj një gjë tjetër. E them pa teklif, është ai politikan që nuk dua të kem miqësi. Disa herë nuk i kam folur, pastaj ka tentuar disa herë, pastaj nuk i fola prap

Continue Reading

Politike

Bakojanis kërcënon: Ia kam thënë Ramës disa herë, që nëse duam mund t’i përdorim shqiptarët e Greqisë…!

Takimi i Edi Ramës me shqiptarë në Athinë ka shkaktuar reagime të shumta.

Lidhur me mesazhin kryesor të takimit, se Rama ka ndikim tek emigrantët shqiptarë, ka patur një prononcim të Dora Bakojanis, politikane e njohur në Greqi, por edhe motra e kryeministrit aktuale, Kyriakos Mitsotakis.

Ajo mes rreshtave, ka “kërcënuar”, duke aluduar se Greqia mund t’i përdorë emigrantët shqiptarë kundër vendit të tyre, pasi sipas saj, Greqia ka më shumë ndikim tek ta, se sa vetë Shqipëria.

“E pashë dhe dëgjova se Rama mblodhi 5 mijë shqiptarë. Nuk më intereson çfarë bën zoti Rama me emigrantët.

Mua më intereson se çfarë bën ai me Belerin. Rruga europiane e Shqipërisë varet nga respektimi i të drejtave të minoritetit etnik grek në Shqipëri.

Dhe dua t’i them diçka zotit Rama, që e kam diskutuar shumë herë me të.

Greqia ka më shumë ndikim politik tek votuesit shqiptarë që janë prezentë në Greqi sesa ka zoti Rama mbi ta dhe kurdo që ta shfrytëzojë këtë ndikim Greqia mund ta bëjë me shumë lehtësi”,është shprehur ajo në një intervistë për ‘Sky”.
Continue Reading
Advertisement

TRENDING