OPINION
Kazani i FMN që dogji fabulën e rindërtimit
Pak ditë më parë, një vjetori i tragjedisë së rëndë të 26 nëntorit, pati si epilog ndeshjen mes propogandistëve dhe kritikëve të procesit të rindërtimit. Kryeministri, ministrat , mbështetësit e tyre, pomponin shtëpitë e ringritura, projektet 3D të lagjeve të reja dhe nuk linin pa nxjerrë në plan të parë ndonjë sharlatan që s’kishte turp të thoshte: “falë zotit, tërmeti ra në kohën e Edi Ramës”.
Nga ana tjetër, opozita dhe mjaft ekspertë të pavarur flisnin për mosmbajtjen e premtimeve se të gjitha shkollat do të ishin gati që në shtator, se në fund të këtij viti të gjithë ata që humbën shtëpitë do të ristrehoeshin, pra për dështimin e slloganit, se askush nuk do ndihej kurrë vetëm.
Në fakt, dita e një vjetorit të kësaj fatkeqësie, ishte vetëm kulmimi i një fushate që zgjat prej muajsh. Përgjatë saj, propaganda e qeverisë shfaqej me varganë hudhrash e me torta në duar, për të reklamuar shtëpitë e rindërtuara, ndërsa PD trokiste tek njerëzit e zhgënjyer të mbetur në çadra, apo te ata që ende nuk kanë marrë kompensimin që u takon.
E gjithë kjo betejë e stërgjatur mbetej e reduktuar në shembuj episodikë për një arsye të thjeshtë. Për shkakun e vetëm se qeveria ruante me fanatizmin e sekretit të kodit bërthamor, shifrat e realizimeve të buxhetit për procesin e rindërtimit. Ajo tentonte tu hidhte hi syve shqiptarëve me ndonjë kronikë mashtruese në televizione, pa dhënë llogari për bilancin real se sa para ka arritur të shpenzojë në këtë proces.
Shumë demonstrative për të kuptuar këtë është rishikimi i një debati të Edi Ramës me gazetarët, në 15 tetor në “Opinion”.
Armand Shkullaku e pyeti disa herë se përse ministria e Financave e mbante të fshehur shifrën e realizimeve të ulëta. Kolegia Fatjona Medini këmbënguli në detyrimin e kryeministrit për të bërë transparencë për këtë çështje të rëndësishme .
Por, me paturpësinë e atij që ka dështuar, Edi Rama filloi të bëjë ironi dhe të dredhojë pa dhënë një përgjigje.
Shifrat që kryeministri fshehu një muaj e gjysëm më parë, ne i kemi sot falë raportit të fundit të FMN-së. Ajo që zbulohet është katastrofike. Deri në muajin shtator, qeveria kishte arritur të realizonte vetëm 8% të fondit buxhetor që pati parashikuar vetë. Pra një pjesë fare minimale (22 milionë euro) nga 270 milionë që kishte paraparë në buxhet (lexo ketu).
Mjafton kjo shifër për të kuptuar se përse ky dështim ruhhej me fanatizmin e një sekreti shtetëror dhe se përse Rama luante teatër në “Opinion” kur pyetej nga Medini dhe Shkullaku.
Por mbi të gjitha, ajo që na plasi përpara syve Fondi Monetar Ndërkombëtar është fakti se historia që nisi me slloganin “ti nuk do të jesh kurrrë vetëm”, po rezulton një dështim spektakolar.
Qeveria, dhe administrata e drejtuar prej saj po rezultojnë të pa fuqishme dhe të pa afta në qëllimin kryesor që ata i kanë vënë vetes: procesin e rindërtimit.
Dhe këtu më e rëndësishme sesa pyetja se përse detyrohen të gënjejnë, është një tjetër: si ka mundësi që nuk i’a dalin dot në një çështje që e kanë shpallur si prioritet.
Ndryshe nga opozita dhe shumë kritikë të Ramës që e paraqesin këtë dështim si pasojë të një lideri të pashpirt që nuk merakoset për ata që kanë mbetur në çadra, si një lënie pas dore për tu marrë me tenderat fitimprurës dhe orekset e oligarkëve, ndoshta kjo disfatë i ka rrënjët më thellë.
Eshtë e vështirë të besosh se Edi Rama nuk e ka pasur prioritet rindërtimin. Eshtë po ashtu absurde të mendosh se ai nuk ka këmbëngulur për një efikasitet shumë herë më të lartë se ai 8% që tregoi FMN-ja, për këtë kauzë që donte ta kthente në flamurin e fushatës së ardhshme elektorale.
Edhe dëshmitë shkojnë në këtë drejtim. Edi Rama çirret dhe i ulëret pa pushim vartësave që merren me këtë çështje. Madje njerëzit pranë tij tregojnë edhe anekdoda se si ai ka instaluar një kamerë në kantierin e Thumanës, nga ku kontrollon vetë se si po ecin punimet.
Por, pavarësisht këtyre, piramida e ngritur prej tij ka dështuar dhe nuk ka treguar dot as efikasitetin më minimal.
Dhe arsyeja është e thjeshtë, sepse për dy mandate me radhë, rilindja ngriti një këmbë një makineri shtetërore, karburanti i vetëm për mirëfunksionimin e së cilës ishte korrupsioni. Pa pasur interes okult privat, si nxjerrja e 14 vendimeve të qeverisë brenda një dite për inceneratorët, ky mekanizëm nuk vihet dot në punë. Ai prej kohësh është programuar për të ndarë fitime të ndyra, por aspak për punë pa leverdi private, rindërtime shtëpish për hallexhinjtë, apo objektiva që kanë të bëjnë me të mirën publike.
Pikërisht për këtë Rama ka dështuar me rindërtimin të cilin donte me ç’do kusht ta përdorte si histori suksesi. Ai nuk mund të akuzohet se nuk ka dashur, por thjeshtë se qëndron në krye të një piramide që e ka të pamundur. Se ka ngritur një mekanizëm, i cili që në start nuk është dizenjuar për arritjen e objektivave të tillë.
Prandaj dhe fakti se kjo qeveri dhe kjo administratë nuk arrin dot të realizojë me rindërtimin as një të dhjetën e atyre që ka marrë përsipër vetë, nuk ka pse të na çudisë.
Dështimi qe fati i paracaktuar i saj. Ishte ai që e detyroi Ramën të mbysë sekretin me propagandë dhe të bënte teatër me gazetarët, deri sa një tjetër “kazan”, ai i FMN-së, i plasi në sy të vërtetën.
OPINION
A e ka paguar Shkëlzeni burrin e Blerina Gjylametit? Një akuzë e disa fakte
Nga Adriatik Doçi
OPINION
Zhvendosje të ambasadës së Republikës së Kosovës nga Jerusalemi në Tel Aviv, atak direkt në…
Nga Hisen Berisha
Ky propozim për zhvendosje të ambasadës së Republikës së Kosovës nga Jerusalemi në Tel Aviv, nga jugonostalgjiku Veton Surroi, është atak direkt në marrëdhëniet me një partner strategjik siç është Izraeli.
Kjo vije nga agjent të Serbis në Kosovë, si Veton Surroi, i cili mbahet mend me dokumente e deshmi, se është i atashuari i federatës jugosllave, pra i UDB, në skenën politike të Kosovës së aneksuar nën Serbi, si “strogo povërljiv/tejet i besueshëm”, meqë është i rritur nëpër ambasadat e Jugosllavisë.
Surroi ishte ideatori i takimit të Brezovicës, me kryeshefin e sigurimit shtetëror serb të kohës Ivica Stanishiç; ideatori i krijimit të lëvizjes “KAN” me Kurtin, Rikallon etj, që kishte mision ruajtjen e bashkëjetesës serbo-shwiptare alias bashkim-vëllazërimin e Titos.
Vetoni ishte themelues i UJ-dit (Ujedinjeni jugosllaveni/ jugosllavenët e bashkuar) , themelues i “pokret za Jugosllaviju/lëvizja për Jugosllavinë) dhe më në fund krijoi filial partisë së Mira Markoviç – Millosheviç, Partia “JuLi” (Jugosllavenska Levica/E majta jugosllave), me seli në Beograd, me të cilën metoi edhe të garonte në zgjedhjet në Kosovë.
Në Kosovën e pasluftës, nuk i fshehu asnjëherë ambiciet as detyrimin, të jet pjesë e institucioneve, që kishin detyre politike ta bëjnë Kosovën e pavarur dhe shtet. U involvua në çdo proces.
Me shkrime e botime u mundua ti stërkeqë ato procese politike ndërkombëtare kryesisht.
Në Rambuje, po të mos insistonte Kryesuesi i delegacionit në emër të Luftës në teren, ky jugonostalgjiku, i rritur në ambasadat e Jugosllavisë, insistonte që delegacioni të mos vonohej e ta pranoj një autonomi substanciale nën RFJ-në e 5 Majit, e mbetur nën Millosheviçin.
Por, aleatët tanë nga SHBA, i kishin vijat e kuqe të zgjidhjes për Kosovën.
Lideri i delegacionit me vizionin që kish ndërtuar mbi betimin e UÇK, pastaj Lideri i urtë dhe i mençur e i vendosur në qëndrimet e tija të artikuluara tashmë për shqiptarët e botën demokratike, u harmonizuan që Kosova do të pranoi vetëm opsionin i cili e heq përgjithmonë Serbinë, ushtrinë, policinë dhe administratën e tyre nga Kosova, garantimin ndërkombëtarë dhe pavarësinë si zgjidhje e vetme.
Pas përmbylljes së procesit të negocimit për zgjidhje përfundimtare për Kosovën, nga Rambujeja në Vienë, që e udhëhoqi lideri i luftës, politikës e pavarësisë Hashim Thaçi, duke e mënjanuar tërësisht nga vendimmarrja, “Titon” shqiptarë-Veton Surroi.
Pas shpalljes së pavarësisë, jugonostaligjiku Surroi, nuk la mjet të propagandës deri edhe publikime librash, të denigroi dhe të tregoj sa rural, të pa dijshëm e të prejudikuar në dështim do të ishin këta që bënë luftën, lirinë, pavarësinë e po e bëjnë shtetin.
Kishte shkuar deri aty sa iu kishte shprehur ndërkombëtarëve në proces, se “ca kryengritës fshatar, po duan ta sjellin luftën edhe në zonat urbane, ndaj s’duhen përkrahur”. Kjo tregon frymën e edukimit jugisllav. Por, është vonë edhe nëse do ta mësoj nga Migjeni, se ku mbështetet shpëtimi i kombit.
Provoj shantazhimin duke keqpërdorur disa komandant lufte në terren, nëpër të cilin ky e soji tij si Kurti etj, lëviznin lirshëm, që të krijoj edhe mekanizma brenda strukurës së luftës, për ti përqarë “me pykën e vet” dhe sfiduar institucionet që drejtonin luftën, SHP/UÇK dhe MM.
Pra, pasi i dështuan të gjitha marifetet politike e spiunazhet, në koordinim permanent me sojin e tij politik në Beograd e identifikuan, liderin e së keqes, dekadencës dhe territ neokomunist. Ideuan programin se si t’ia bëjnë një “HERO” të ri Kosovës, siç ia kanë bërë gjithmonë Kosovës në të kaluarën edhe tani.
Përmes një programi të studiuar mirë, përmes një kursi plot patetizëm patriotik, të përcjellë me propagandë tipike të regjimeve diktatoriale komuniste e fashiste, duke provuar stërkeqjen e çdo arritjeje deri në mohim, përfshi edhe vlerën me sublime të kombit UÇK dhe lutën për liri, duke i etiketuar çlirimtaret si armiq, përfitues, etj, duke bashkëpunuar edhe me regjimin serb, edhe në dixhitializimin e arkivave serbe me dosje të stisura për komprometimin e figurave të shtetit tonë të lirë, ma në fund u “çliruan” me 14 Shkurt 2021.
Paskëtaj, objektivat e koordinuara me regjimet e Serbis për neojugosllaninë e 5 majit të Millosheviqit, i bënë kauzë elektorale.
Pikërisht atë që kishte ofruar vet Milloshevici për Kosovës “me shumë se autonomi dhe më pak se pavarësi – që ishte “Republika e tretë”, me një “alternativë të re” për Veriun, këta soji i tij të organizuar në parti politike të majt internacionaliste mbi doktrinën “proletarë të të gjitha rrymave ideologjike e politike të së keqes bashkohuni”.
Përmes një qeverie kuislingësh, ja arritën ta stërkeqin tërë procesin dhe nga një marrëveshje që gjeneron nga Washingtoni, si “All in One”, me njohjen e ndërsjellë, këta e kthyen në “Plan franko – gjerman”, si marrëveshje bazë e cila në vend të “njohjes” si detyrim, e vuri si kusht krijimin e “zajednicës”, dhe në vend të “asociacionit” e ka “alternativen e re” – si autonomi territoriale e politike për Veriun dhe komunat që i përfshin “zajednica” në bazë të “statutit të Beogradit”, të cilin e pranuan Tetorin e vitit 2023, dhe në heshtje po e implementojnë hap pas hapi, si me dokumentet e udhëtimit, targat, energjinë dhe “elktroseverin”, tokat për manastiret e kishat sipas nenit 7, të marrëveshjes së Shkurtit 2023, deri te legalizimi i dinarit si valutë zyrtare në territorin e Kosovës, përmes një marrëveshje ndërkombëtare. Ndërkohë që euro, është vetëm një valutë e përvetësuar nga Kosova mbi një mirëkuptim politik të bashkësisë ndërkombëtare pas “Markës” gjermane, pa qenë pjesë e eurozonës dhe as e integruar në BE.
E së fundmi, tradhti e rradhes ndaj interesave të Kosvës, është edhe propozimi i tijë për zhvendosjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Izrael nga Jerusalemi, çka përputhet edhe me veprimin e Beogradit për mos bartje të ambasadës së tyre nga Tel Avivi në Jerusalem.
Prandaj pa asnjë hezitim qëndroj pranë vlerësimit, se LVV do të thotë Lëvizja Veton – Vuciq.
https://x.com/vsurroi/status/1775404069458243649?s=48
https://www.facebook.com/share/CCjvCsERqCipq4xe/?mibextid=WC7FNe
OPINION
Pushteti ose pushtEdi
Nga Luçiano Boçi
Pushtetet gjithmonë kanë tendencën të degradojnë. Sidomos kur zgjasin. Por asnjë prej tyre nuk e ka arritur fazën e një degradimi të tillë si ky i Edi Ramës. Gjuhësisht dhe thelbësisht ky stad pushteti falë kontributit të kryeministrit mund të quhet dhe pushtEdi.
PushtEdi është faza e korruptimit dhe kriminalizimit tërësor të pushtetit.
Në pushtEdin e sotëm gjithçka është pushtllëk, maskarallëk, matrapazllëk, aferllëk, drejtsillëk e llëk e llëk…të ngjashme me pllaqurirjet brenda një pellgu të ndotur a një moçali të mbushur me reptilë e krijesa të përçudnuara.
PushtEdi i Ramës është një ndërthurje perfide e krimit, korrupsionit, politikës , parasë “pa erë” e kavardisur me propagandë shkëlqyese.
Në pushtEd ruhet statusquo-ja e mdahen benifitet midis organizatave kriminale dhe kapove të pushtetit.
PushtEdi synon eleminimin e çdo kundërshtari të brendshëm dhe të jashtëm politik dhe ekonomik.
PushEdi ka vetëm një synim final: eleminimin e opozitës.
Në pushtEd nuk ka vlerë jeta. Ka vlerë përfitimi, para të cilit rrënohet çdo devijim drejt humanes e parimores.
Kush kundërshton kërcënohet me jetë nga thellësitë e burgjeve, ose me metoda “moderne”, pse jo dhe të drejtpërdrejta.
Në PushtEd liria dhe demokracia janë koncepte abstrakte dhe metafizike dhe nuk mund të kenë ekzistencë të prekshme.
Ato vriten e ekzekutohen çdo herë që tentojnë të shfaqen.
PushtEdi kontrollon gjithçka: parlamentin, drejtësinë, median dhe deri rojet e parkingut.
Parlamenti është bërë teatër, drejtësia punon me regji e nxjerr editoriale si media e majtë, media vetë nga ana e saj konkuron kokainën e hashashin për nga efekti në masë.
Në PushtEdin e pushtetit të sotëm ajo që paguhet më shumë është shplarja e trurit me anë të mediave të blera ose të shantazhuara, thënë ndryshe vrasja e mendimit dhe e revoltës. Ajo që blihet më shumë është vota.
Si i tillë në moçalin e pushtEdit ka shumë “zhaba” që kërkojnë të prodhojnë melodinë e trusllosjes së opinionit dhe të cilave i duket vetja si sirenat në “Odisenë” e famshme.
PushtEdi funksionon si organizatë e konkurueshme me simotrat e tij Ndrangheten e Cosa Nostrën. Skema e dhënë nga raportimi i SPAK per strukturimin e organizatave kriminale në Shqipëri është modeluar pikë e presje sipas funksionimit të qeverisë.
Në krye është buratini-capo i cili përmbledh e komandon familjet politiko-ekonomike që dominojnë sektorët kryesorë: bankar, ndërtim, energji, gambling(loto&kazino), turizëm.
Familjet vetë kanë përfaqësuesit e tyre politikë në rangjet më të larta në pozicione ministrore e kyçe. Familjet kanë “decinat”, grupe kriminale që veprojnë në territore të ndryshme me drejtuesit e tyre dhe të mbushura me “soldatti” (ushtarët) e “picciotti” e “operai”, që në përputhje me realitetin përkthehen në shantazhues, patronazhistë e vrasës.
Shto “vrasësit” e opinionit që paguhen si analistë e bredhin studiove me referate partie në dorë.
PushtEdi ka strukturë impresionuese falë arkitektit të tij.
PushtEdi ka sektorët e vet të veçantë. Sektorin e korrupsionit e korruptimit, sektorin e racket-eteve, sektorin e narkotikëve, sektorin e pastrimit të parave, sektorin e grabitjes së zgjedhjeve, sektorin e pronave etj, që zyrtarisht marrin emra ministrorë si Ministria e Financave, Ministria e Bujqesise, Ministria e Mjedisit e Ekonomisë etj etj.
Pastaj vijnë ato me D. Sektori 3D për propagandën bis. Sektori 4D për spiunimin pa limit me dhe pa teknologji, me SHIK e policë shik.
Sektori 5D+PPP. Ky është ai që vjel e rrjep lekët e buxhetit të njerëzve me kg se zerot janë unlimited, që përdoren për hotele, luks, lobime e vota.
Ky PushtEd është regjimi-pusht që prekim çdo ditë.
Një arkitekturë e llahtarshme krimi, korrupsioni e taksash marramendëse, amorali dhe devijancash. I ndërtuar me bazë frikën, terrorin dhe e miksuar me ideologjinë eksteme majtiste!
Dobësia e tij qëndron në pikën e tij më të fortë: në frikën.
Frika nga ndëshkimi e revolta që thërret, do ta shkërrmoqë PushtEdin e pushtetit, si ngrehina e mishërimit të frikës dhe paranojave personale të buratinit-shef të organizatës, Kryeministër.
OPINION
“5D”/ Bushati: Veliaj i përfshirë dhe i kapur me ‘presh në duar’
Analisti Andi Bushati ka folur për efektin e skandalit ‘5D’ në Bashkinë e Tiranës, duke u bërë investitor me paratë e korrupsionit, ku dhe qeveria u fal dhe taksat.
Bushati thekson se ajo që ka ndodhur në Bashkinë e Tiranës me dosjen ‘5D’ është një vjedhje e përmasave të paimagjinueshme në 33 vjet.
Sipas analistit, ‘po të shikosh skemën se si ka proceduar kjo vjedhje trashanike nuk ka shanc që Veliaj të mos jetë i përfshirë në të’.
Bushati: Çfarëdo që të ketë ndodhur sot, edhe protesta para bashkisë dhe reagimi i kryebashkiakut, në thelb janë shumë më të vogla nga ajo që kemi marrë vesh rreth një javë më parë. Kemi marrë vesh që në Bashkinë e Tiranës ka ndodhur një vjedhje e përmasave të paimagjinueshme në këto 33 vjet. Nuk ka ndodhur deri më sot që funksoionarë publikë të heqin dorë nga marrja e ryshfetit por thjesht krijojnë një kompani që lekët publike ti çojnë në një kompani private. Në këtë përmasë nuk ka ndodhur kurrë në këto tre dekada. Prandaj çfarë do reagimi të kemi çfarë do vetëmbrojtje të kemi çfarëdo proteste, është e papërfillshme me përmasat e një grabitje që mua kur Belind Këlliçi e ka denoncuar për herë të parë kam thënë që këtu ja fusin kot, se nuk mund të jenë kaq idot sa mund të vjedhin kaq trashë, dhe dokumentat po na tregojnë sa kanë qënë kaq idiot që kanë vjedhur kaq trashë.
Çfarë do që të thotë Veliaj është e parëndësishme. Ai që kapet me presh në duar i thonë që ke të drejtën të mos flasësh fare pa praninë e avokatit. Veliaj sot është në pozicionin pavarësisht se SPAK nuk e ka marrë të pandehur në pozicionin e një të pandehuri.
Po të shikosh skemën se si ka proceduar kjo vjedhje trashanike nuk ka shanc që Veliaj të mos jetë i përfshirë në të. Sapo Veliaj fiton bashkinë bëhet kompania një vit më mbrapa, një kompani që paratë e bashkisë së Veliajt ia çon firmës private të drejtorëve të Veliajt.
Po të shikoni, ndodh që edhe punonjës të tjerë, drejtorë të tjerë, firmosin, i japin dokumentat e tenderit, i japin kodet kësaj firme private, pra a do ta bënin këta të tjerët që nuk ishin pjestar të 5D-së këtë devotshmëri për t’i shërbyer vjedhjes pa e ditur që aty është edhe Erion Veliaj?
Po këto para që u vodhën nga publiku dhe u investuan në një hotel 15 milionë euro…
OPINION
Drejtorët e Veliajt, këta hajdutë përtacë
Nga Andi Bushati
Leximi i dosjes që çoi në burg tre nga drejtorët e rëndësishëm të Bashkisë të Tiranës, duke hetuar edhe plot të tjerë, nuk vërtetoi vetëm egzistencën e një bande të strukturuar grabitësish, por theu njëkohësisht edhe mitin e pompuar nga Veliaj, për zotësinë dhe profesionalizmin e stafit të tij.
Maringlen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tushe kanë vjedhur si amatorë duke i bërë gjërat sheshit dhe duke lënë gjurmë pothuaj në çdo hap. Gabimi i tyre i trashë dhe i shefit që i ka udhëzuar nuk është vetëm fakti se ata ngritën kompaninë 5D, të cilës i jepnin paratë që tenderonin vetë. Problemi i tyre nuk ishte dëshira për të vjedhur, por se atë e bënë halldupçe, si amatorë, me naivitetin e një fëmije që i fut dhëmbët çokollatës që i del para syve. Po të shikosh historikun e skemës që kanë ndërtuar llahtarisesh nga banaliteti i veprimeve të bëra.
Ata krijojnjë një shoqëri me aksionerë fallco, në vitin 2016, pothuajse menjëherë pas fitores së bashkisë, dhe pa kaluar as një muaj nga themelimi, i japin asaj paratë e para publike. Në 8 vite e kanë bërë këtë së paku me 22 tendera, në miliona euro. Kjo ndërmarrje megjithëse ka fitime të mëdha dhe dividentë të pa shpërndarë shitet në disa duar me çmime qesharke, pa çarë askush kokën se kjo mund të vinte erë. Edhe më indeferentë tregohen drejtorët që janë pronarë realë në caktimin e pronarëve fiktivë. Ky “nder” i bëhet fillimisht një elektriçisti, e më pas një bukëpjekësi. Ata nuk merakosen se të gjithë punonjësit e kompanisë që fiton punë publike i njohin padronët e vërtetë, madje siç pohon edhe njëra prej tyre, e dinë që me ta është edhe Erion Veliaj. Bisedat e traskriptuara nga telefonët dhe kompjuterat që ka sekuestruar prokuroria, dëshmojnë se vendimet merren nga drejtori i mbrojtjes së teritorit, Marenglen Qato dhe shefi i ujësjellësit, Redi Molla. Ata të rekrutojnë në punë, ata zgjidhin konfliktet e brendëshme, ata sigurojnë punët, atyre u bie telefoni i administratorit. Madje, madje, janë aq idiotë sa ruajnë blloqe ku figurojnë paratë që tërheqin dhe dividentet e majme që ndajnë vit pas viti. Nga këta libra të zinj kuptohet lehtësisht se sa kanë fituar “R” dhe “M” nga fondet që i kanë kaluar vetvetes.
Qoftë edhe deri këtu budallallëku është me okë, por verbëria e tyre i çon përpara në lënien e gjurmëve sikur të jetonin në një botë sureale paprekshmërie.
Ngaqë leku rrjedh lumë dhe nuk dinë ku ta çojnë vendosin ta investojnë atje ku lahen paratë e qelbura të Tiranës, në ndërtim. Por hidhen edhe pak më tej. Në bregun e Ardiatikut. Pikërisht atje ku ajo punonjësja e përgjuar i thotë mikut të saj: “ky është hoteli i firmës ku punoj dhe ku është pronar edhe Lali”. Sikur ky ekspozim uluritës të mos mjaftojë, kërkojnë nga Edi Rama dhe e marrin, pa një pa dy, firmën e tij për statusin e ‘investitorit strategjik” në turizëm.
A ngopen? A kanë frikë se mos pikasen? Aspak. Sepse përpos parave i’u duhen edhe vota. Sipas shprehjes që u ka mësuar lideri, “duhet të vjedhin zgjedhjet për të vjedhur vendin dhe duhet të grabisin Shqipërinë që të kenë mundësi të blejnë vota”.
Të njëjtët drejtorë pronarë përbëjnë edhe shtabin elektoral të rizgjedhies së Erion Veliajt. Madje sikurse lexohet në bisedat e gjetura në celularët e kapur i detyrojnë punonjësit e kompanisë private “5D” që të përfshihen ne fushatë. Askush nuk e vret mendjen se sa më shumë hapa hedhin aq më të dukshme janë gjurmët që lënë.
Kështu, për ta përmbledhur, një grup drejtorësh të bashkisë krijojnë një kompani për të përfituar paratë që kanë për detyrë tu’a tenderojnë bizneseve të normale, kur fitimet e saj bëhen të mëdha i investojnë në aktivitete të tjera duke përfituar sërish favore nga shteti dhe më në fund, të gjitha këto së bashku i shfrytëzojnë në favor të zgjedhjeve, për të rimbajtur Erion Veliajn në zyrën e bashkisë. Gjithçka e bëjnë aq hapur, aq trashë, aq budallakisht sa kur e lexon dosjen hetimore duhet të fërkosh sytë për të kuptuar se nuk je në ëndër.
Në fakt kjo lehtësi e padurueshme e të vepruarit është lajmi i vërtetë i fashikujve volumizozë të saj. Sepse deri më tani, shumica e dinin se bashkia e Tiranës ishte projektuar si një makineri e madhe grabitjeje. Mënyra si blente mediat, gazetarët, këngëtarët, humoristët nuk linte asnjë dyshim për këtë. Por të gjithë këta sëbashku, duke shitur shpirtin, kishin krijuar edhe mitin e një Tirane të drejtuar prej njerëzve të punës. Njerëz që kishin klas, që ndërtonin bukur e me standart, që ishin më të lëçitur se rivalët e tyre. Shpesh kishte nga ata që thonin: “Vjedhin vjedhin, ama dinë të lënë vepra të mira”.
Pikërisht kjo bestydni naive u përdhos nga ajo çka po marrim vesh këto ditë. Ata nuk paskan qenë vetëm hajdutë, por edhe amatorë. Dhe kur janë treguar aq të vegjël mendërisht, aq të varfër në imagjinatë dhe aq jo krijues në fshehjen e gjurmëve, nuk kanë se si të kenë qenë të ndryshëm për ne. Kur kanë qenë aq përtacë për të përmbushur misionin kryesor që i patën vënë vetes, ka zero shance të kenë lënë ndonjë gjurmë talenti mbi Tiranën./Lapsi.al/
-
Pinknews18 hours ago
‘Ke kryer akte të turpshme para kafshës’/Stresit zbulon se Juliana Nura ka qenë në burg
-
Pinknews14 hours ago
Bardhi i ulur në gjunjë i propozon Sarës për martesë, ajo i tha…
-
Politike19 hours ago
“Ballë për Ballë me Regjimin”/ Meta për protestën: Kjo është opozita e vërtetë
-
Pinknews14 hours ago
Jashtë ‘Big Brother’ dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj
-
Pinknews17 hours ago
“Kërkoj falje mamit tim, o budalla”/ Meritoni i përmendi Eglës gjyqin me Saimir Kodrën
-
Politike16 hours ago
Kryetarja e Prezencës së OSBE në Tiranë takon Metën: Mbështesim plotësisht SPAK-un
-
Aktualitet23 hours ago
Nuk është Altin Dumani: Ja kush është telashi më i madh i Ilir Metës
-
Bota14 hours ago
E rëndë/ Sulmohen me thikë tre gra, autori qëllohet nga policia (DETAJET)