Connect with us

Sport

Kualifikueset Botërori 2026/ Gjermania vijon në rrugën e fitoreve, ndalen Franca dhe Zvicra

Përveç Kosovës, mbrëmjen e kësaj të hëne janë luajtur edhe 7 duele të tjera, me emra të mëdhenj botëror që zbritën në fushën e lojës.

Gjermania duket se tashmë ka gjetur qetësi duke vijuar në rrugën e fitoreve. “Panzerat” kanë arritur një fitore të vuajtur kundër Irlandës së Veriut me një gol të shënuar nga Woltemade në minutën e 31’, duke e mbajtur ekipin e Nagelsmann në vendin e parë të Grupit A me 9 pikë. Po kaq pikë ka arritur dhe Sllovakia, që mundi 2-0 Luksemburgun.

Në grupin B, ku ndodhet dhe Kosova, Zvicra u ndal për herë të parë, duke barazuar pa gola me Slloveninë në transfertë dhe duke qëndruar në vendin e parë me 10 pikë.

Në Grupin J, Belgjika mori vendin e parë pas një fitoreje me përmbysje ndaj Uellsit me rezultatin 2-4, ndërsa Maqedonia e Veriut hodhi një hap fals duke barazuar 1-1 me Kazakistanin.

REZULTATET:

GRUPI A

Irlandë e Veriut 0-1 Gjermani

Sllovaki 2-0 Luksemburg

GRUPI B

Suedi 0-1 Kosovë

Slloveni 0-0 Zvicër

GRUPI D

Islandë 2-2 Francë

Ukrainë 2-1 Azerbajxhan

GRUPI J

Uells 2-4 Belgjikë

Maqedoni e Veriut 1-1 Kazakistan

Advertisement