Aktualitet
“Kush je ti që më tregon mua?”/ Zbardhet debati në KLP, Stojani përplaset me Bogdanin: Je çmendur…
Seanca e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e cila u zhvillua në 30 prill është shoqëruar me debate dhe tensione mes anëtarëve të KLP-së lidhur me vendimin për hapjen e vendeve vakante. Konkretisht debati është zhvilluar mes anëtarit të KLP-së Sokol Stojani dhe drejtueses së KLP-së Mirela Bogdanit, gjë e cila është zbardhur përmes audios që është regjistruar prej 7 orësh.
Debati mes tyre ka nisur për shkak të një vendimi për dërgimin në Kuvend të vendeve vakante në KLP, ku drejtuesja e KLP-së ka kërkuar që çështja të rikthehej për rishqyrtim. Por kjo kërkesë është kundërshtuar nga anëtari i KLP-së, Sokol Stojani gjë e cila ka shkaktuar tensione dhe përplasje mes tyre.
Pjesë nga debati:
Sokol Stojani: S’ka gjë më ordinere se kjo. Ky është një problem konceptual.
Mirela Bogdani: Unë e rikthej për diskutim.
Sokol Stojani: Nuk diskutohet një vendim i marrë! Po nuk rrëzohet një diskutim, moj!
Mirela Bogdani: Unë kështu e gjykova. Kush je ti që më tregon mua?
Sokol Stojani: Po kush je ti, moj?
Mirela Bogdani: Po mbase jam çmendur unë.
Sokol Stojani: Po je çmendur, moj, je çmendur./