Connect with us

Kosova

Lufta, ekspertët komentojnë paralajmërimet për Kosovën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në Rashkë të Serbisë, po bëhet riorganizimi paramilitar e terrorist i Milan Radoiçiçit dhe grupit të tij, me instruksione dhe mbështetje të shtetit të Serbisë, grup ky i cili me 24 shtator të këtij viti kreu sulmin terrorist në veri të Kosovës.

Ky alarm i Kurtit vjen vetëm pak ditë pasi Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky, deklaroi se ka informacione se Rusia po planifikon të nisë një luftë në Ballkan, për ta larguar vëmendjen nga Ukraina.

Lidhur me këtë, eksperti i sigurisë, Drizan Shala tha se Serbi vazhdon të ndjekë një politikë destruktive ndaj Kosovës.

“Agresioni që ka emër dhe adresë në Beograd, po dëshmon që Serbia  vazhdojë të ndjekë një politikë destruktive në raport me Kosovën duke tentuar ta mbaj atë nën ombrellën e nacionalizmit sllav në çdo format dhe drejtim. Angazhimi ushtarak si forme e diplomacisë imponuese është që në këtë drejtim te arrihen efektet e caktuara në marrëdhëniet ndërkombëtare” –  deklaroi Shala, i cili e quan shqetësuese rigrupimin e grupit të Milan Radoiçiçit.  Ai gjithashtu u shpreh se faktori ndërkombëtar ka dështuar në mos sanksionimin e Serbisë, dhe në këtë mënyrë ka rritur orekset e Rusisë në Ballkan.

Advertisement

TRENDING