Connect with us

Bota

Lukashenko i kërkon Rusisë garanci për sigurinë

Udhëheqësi i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko i bëri thirrje Rusisë që të mbrojë Bjellorusinë në rast të një sulmi. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Bjellorusisë “Belta” Lukashenko e bëri deklaratën pas një takimi me ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu, që u zhvillua në kryeqytetin e Bjellorusisë Minsk. Lukashenko tha se Minsku kërkon “garanci të plota sigurie” nga Moska. Sipas agjencisë Belta Lukashenko tha pas takimit se ai i kishte diskutuar çështjet më parë me presidentin rus Vladimir Putin, i cili kishte rënë dakord që garancitë e sigurisë për Minskun duhej të zyrtarizohen.

Në bisedimet me Putinin, ky i fundit ishte treguar i gatshëm, që “në rast agresioni kundër Bjellorusisë, Federata Ruse do ta mbrojë Bjellorusinë si territorin e saj,” – tha Lukashenko. Ai falënderoi gjithashtu Moskën që ka stacionuar mijëra trupa ruse në territorin e Bjellorusisë. Bjellorusia aktualisht ka strehuar një kontingjent forcash ruse dhe shërbeu si urë për pushtimin e Ukrainës nga Moska në ditët e para të luftës. Lukashenko tha se Bjellorusia nuk ka ndërmend të angazhojë trupa për luftërat e Rusisë, por do t’i përgjigjet çdo hyrjeje në territorin e saj ose përpjekjeje për të ndezur trazira.

Ukraina kritikon ‘dëshirat e çuditshme’

Mikhailo Podolyak, këshilltar pranë zyrës së presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, e kritikoi në një postim në Twitter kërkesat e Lukashenkos, duke i quajtur ato “dëshira të çuditshme”. Zyrtari ukrainas e krahasoi thirrjen e Lukashenkos ndaj Rusisë me “një antilopë që kërkon garanci sigurie në gojën e krokodilit”. Ai tha se “kërcënimi i vetëm ekzistencial” për Bjellorusinë është “përthithja” nga Federatën Ruse dhe “mashtrimet bërthamore” të Moskës. Në shkurt një numër mediash perëndimore njoftuan për rrjedhjen e një dokumenti rus në të cilin pretendohej se paraqiteshin planet e Kremlinit për të aneksuar aleatin e vet Bjellorusinë deri në vitin 2030.

Lukashenko: Perëndimi shkel traktatin bërthamor të Budapestit

Lukashenko tha po ashtu se vendet perëndimore po “shkelnin” garancitë e sigurisë të përcaktuara nga Memorandumi i Budapestit. Sipas këtij memorandumi të nënshkruar në vitin 1994, Bjellorusia, Kazakistani dhe Ukraina hoqën dorë nga armët e tyre bërthamore të trashëguara nga sovjetikët. Marrëveshja u nënshkrua gjithashtu nga Rusia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Lukashenko tha se memorandumi ishte shkelur nga sanksionet ndaj Bjellorusisë dhe Rusisë, pasi ato minonin sigurinë ekonomike të dy vendeve. Nga ana tjetër Kievi dhe aleatët e tij kanë akuzuar Rusinë për shkelje të memorandumit me pretendimin për të aneksuar territorin ukrainas. Në fund të muajit të kaluar Putini njoftoi se Rusia synon të vendosë armë bërthamore taktike në territorin bjellorus. Pas kësaj ekspertët bjellorusë filluan javën e kaluar trainimet me armë bërthamore

Bota

Lufta në Ukrainë/ 125 ushtarë të vrarë në Donbass në 24 orë

UKRAINA- Ushtarët e grupit taktik Lindor të Forcave të Armatosura Ruse kanë eliminuar 125 luftëtarë ukrainas në 24 orët e fundit në Donbass. Tass raporton këtë informacion, duke cituar deklaratat e zëdhënësit të grupit Alexander Gordeyev.

“Gjatë veprimeve aktive, ushtria përmirësoi pozicionet e tyre përgjatë vijës së frontit. Sulmet ajrore, zjarri artilerie, sisteme të rënda flakëhedhëse goditën pozicionet dhe pajisjet e Brigadës 128 të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës. Në afërsi të Makarovkës u shkatërruan 125 personel ushtarak të armikut, automjete luftarake të këmbësorisë, një raketë, pesë dronë me krahë fikse dhe dy depo municionesh.”, u tha në deklaratë.

Ndërkohë presidenti Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se sulmi në Kharkiv mund të jetë vala e parë e nisjes së një ofensive më të madhe nga Rusia.

Continue Reading

Bota

Rusia hap front të ri ndërsa Ukraina pret armët perëndimore

Forcat ruse po zgjerojnë sulmet e tyre në vendbanimet kufitare të Ukrainës afër qytetit verilindor të Kharkivit, duke hapur një front të ri në lufte. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, pyetja që shqetëson mbështetësit e Kievit është nëse armët amerikane dhe evropiane, që pritet të arrijnë në Ukrainë në javët e ardhshme, do të ndihmojnë forcat e Kievit të zmbrapsin sulmet ruse?

Trupat ruse po përpiqen të marrin nën kontroll fshatrat e Ukrainës rreth 30 kilometra në veri të qytetit Kharkiv. Forcat e Kievit publikuan këto pamje që tregojnë luftime të ashpra të filmuara së fundmi pranë qytetit kufitar, Vovchansk.

Ukraina ka lëshuar raketa nga rajoni kufitar drejt Rusisë. Moska pretendoi se nga ky sulm javën e kaluar në një ndërtesë apartamentesh në Belgorod, u vranë shtatë persona.

“Ka shumë arsye pse Rusia filloi sulme të reja. Ata duan të krijojnë një zonë sigurie në kufi me Ukrainën, por edhe të testojnë mbrojtjen ukrainase. Megjithatë, mënyra se si po e bëjnë këtë dhe numri i trupave që kanë, duke sulmuar në grupe të vogla këmbësorie, nuk sugjeron se ata po përpiqen të rrethojnë Kharkivin ose diçka të ngjashme”, thotë Patrick Bury, analist i mbrojtjes në Universitetin e Bathit në Britani.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy mbërriti në Kharkiv të enjten pasi anuloi udhëtimet jashtë vendit. Kievi tha se forcat ukrainase kishin ngadalësuar përparimin e forcave ruse.

“Për momentin Rusia është në avantazh të thellë përsa u përket municioneve”, thotë analisti Bury.

Forcat ukrainase ende po presin për pjesën më të madhe të armëve, që janë pjesë e ndihmave amerikane me vlerë 60 miliardë dollarë, që u miratuan muajin e kaluar, pas një vonese gjashtëmujore.

“Ndihma amerikane është thelbësore, prandaj vonesa në dërgimin e armëve pati ndikim në front dhe kjo është ajo që po shohim tani”, thotë Serhii Rakhmanin, anëtar i Komisionit Parlamentar ukrainas për Sigurinë Kombëtare.

Ukraina thotë se forcat ruse kryejnë sulme ajrore përpara sulmeve të këmbësorisë. Kievi ka kërkuar vazhdimisht sisteme të mbrojtjes ajrore.

Muajin e kaluar, Ukraina miratoi një projekt-ligj për mobilizim ushtarak për shkak të numrit të pamjaftueshëm të trupave.

“Mendoj se tre muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për Ukrainën pasi rusët po shfrytëzojnë mundësitë e krijuara. Fuqia e forcave ukrainase është zvogëluar dhe rusët e ndjejnë këtë. Ata kanë grumbulluar sasi armësh, municionesh, personel dhe tani po përdorin maksimumin e rezervave të tyre. Ata po përpiqen të shpërndajnë forcat tona në të gjithë vijën e frontit”, thotë zoti Rakhmanin.

Pyetja kryesore tani është nëse Ukraina dhe aleatët perëndimorë mund ta ndryshojnë situatën?

“Mundësitë që ata të çlirojnë territore në një afat të mesëm duket se po ikin. Nëse nuk ka një rritje të mbështetjes perëndimore dhe një strategji afatgjatë për të arritur sukses, gjëra që momentalisht nuk po ndodhin, atëherë mendoj se Ukraina do të vazhdojë vetëm të mbrojë atë që ka nën kontroll”, thotë analisti Patrick Bury.

Analistët thonë se Rusia ka qenë në gjendje të rindërtojë fuqinë e saj ushtarake gjatë gjashtë muajve të fundit me ndihmën e Kinës, Iranit dhe Koresë së Veriut. Kjo e bën çdo ofensivë të ardhshme ukrainase më të vështirë.

Continue Reading

Bota

Video shokuese e ushtarëve izraelitë që tymosin ‘shisha’ para shpërthimeve masive në Gaza

Video të disa shpërthimeve të kontrolluara të pallateve rezidenciale në Rripin e Gazës janë publikuar në rrjetet sociale nga ushtarë izraelitë, duke shkaktuar reagime shokuese në publik si për manyrën ashtu dhe për motivet e tyre.

Pamjet ishin postuar nga batalioni xhenier 8219 Commando teksa zhvendoseshin në territorin palestinez, sipas analistëve të rrjetit Bellingcat, shkruan e përditshmja britanike Metro.

Në një prej klipeve shihen shkatërrimet e pallateve të banimit pranë spitalit të Al-Quds në zonën Tel al-Hawa, të qytetit të Gazës.

Në një tjetër video ushtarët izraelitë qëndrojnë në një ballkon teksa prapa tyre ngrihet retë gjigante të tymit të shpërthimeve te komanduara.

Por komandot e relaksuar shihet që tymosin shisha dhe ngrejnë gotat e pijes teksa një tjetër shpërthim masiv ndodh në sfond.

Ushtria izraelite thotë se po rrafshon lagje të tëra të bombarduara më parë në Gaza që ‘të mos kthehen në komplekse për terroristët’.

Por rrjeti Bellingcat i përshkruan shpërthimet si ‘shkatërrimi gjerë e sistematik’ i infrastrukturës civile, i quajtur nga përfaqësues të OKB si ‘domicid’, për të mohuar kthimin e palestinezëve në territor.

Studiuesi sigurisë Dr Andreas Krieg, tha për rrjetin Metro.co.uk: ‘Investigimi i Bellingcat është shumë i besueshëm.

“Të dhënat tregojnë se ushtria po përdor forcë destruktive ndaj ndërtesave që janë spastruar më parë nga forca të Hamas dhe që nuk janë më një objektiv i vlefshëm ushtarak”.

“Këto ndërtesa nuk përbëjnë kërcënim dhe janë të një natyre civile, prandaj këto veprime përbëjnë shkelje të regullave të konfliktit të armatosur”.

“Pasojë e kësaj është që Rripi i Gazës është tashmë i pabanueshëm”, shtonte studiuesi.

Aktiviteti batalionit izraelit në Gaza u gjurmua nga rrjeti Bellingcat dhe partnerët e tyre Scripps News me mjete të ndryshme, përfshi dhe postimet e ushtarëve në rrjetin Facebook.

Continue Reading

Bota

Putin thotë se kapja e Kharkiv nuk është pjesë e planit aktual, por ushtria ruse rrethon qytetet përreth

Guvernatori i provincës Kharkiv, ku Rusia nisi një operacion një javë më parë, tha sot se forcat ruse po shkatërrojnë qytetin e Bovchansk dhe po avancojnë drejt qytetit të Lukyanchi.

Ushtria ruse shpesh shkatërron qytetet ukrainase për t’i pushtuar ato, siç bëri në Bakhmut vitin e kaluar ose Avdiivka në shkurt, duke përdorur bombardimet masive për të dëbuar përkrahësit e qytetit.

“Ushtria filloi të shkatërrojë Bovchansk, duke përdorur tanke dhe artileri. Nuk është vetëm e rrezikshme të jesh atje, është pothuajse e pamundur ”, tha Guvernatori Oleh Sinekhubov .

Rreth 200 civilë mbeten në terren, sipas të njëjtit burim, ndërsa qyteti, i vendosur rreth 50 km nga Kharkiv, kishte rreth 18,000 banorë para luftës.

Shefi i shtabit të ushtrisë së Ukrainës, Oleksandr Shirsky, tha në Telegram se “në provincën Kharkiv forcat ruse “e zgjeruan zonën aktive luftarake me 70 km”.

“Ne duhet të ndalojmë çdo avancim të mëtejshëm të trupave të armikut ,” këmbënguli ai, duke u zotuar se do të përdorë “sulme ajrore, sulme me raketa, sulme artilerie, sulme tankesh për të shkaktuar viktima sa më të mëdha.”

Rusia nisi një ofensivë të papritur në Ukrainën veriore më 10 maj, duke zgjeruar frontin.

Megjithatë Presidenti Vladimir Putin tha sot se kapja e Kharkiv nuk është pjesë e planit aktual të Rusisë dhe se forcat ruse që veprojnë atje po krijojnë një “zonë neutrale” për sigurinë e Rusisë.

Putin, i cili tha se të gjitha operacionet ushtarake po ecin sipas planit, i bëri komentet në një konferencë shtypi nga qyteti i Harbinit në Kinë, ku ai është për një vizitë.

Continue Reading

Bota

Iu bë atentat, kryeministri i Sllovakisë Robert Fico mbetet nën kujdesin intensiv të mjekëve

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë nën kujdes intensiv dhe do të mbetet në spitalin e qytetit Banksa Bistrica së paku deri më 20 maj, thanë të premten zyrtarët qeveritarë dhe mediat lokale. Ai mund të zhvendoset në spitalin e kryeqytetit sllovak Bratislavë pas kësaj date, sipas tyre.

Fico, i cili u qëllua katër herë me armë zjarri më 15 maj, është në gjendje të flasë paksa dhe gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar prej se u sulmua, pasi plagët ia vunë jetën në rrezik

Mediat lokale raportuan të premten se mjekët do ta vlerësojë gjendjen e Ficos më 20 maj për të vendosur nëse ai mund të zhvendoset në spitalin e kryeqytetit.

Fico, një politikan veteran në Sllovaki që u rikthye për t’u bërë kryeministër për herë të katërt pasi partia e tij Smer i fitoi zgjedhjet shtatorin e kaluar, kishte dalë nga një takim i Qeverisë së tij në qytetin Handlova, gati 200 kilometra në verilindje të kryeqytetit sllovak, kur një burrë i armatosur iu afrua dhe e qëlloi.

 

 

Sulmuesi ishte i “motivuar politikisht”, tha të enjten zëvendëskryeministri Robert Kalinak, i cili është edhe ministër i Mbrojtjes dhe aleat i ngushtë i Ficos në partinë e tij Smer.

Mediat lokale raportuan të enjten se i dyshuari për atentatin ndaj Ficos, i cili u arrestua në vendin e ngjarjes pak çaste pasi shtiu me armë zjarri, akuzohet për tentim-vrasje.

Emri i të dyshuarit nuk është bërë i ditur, por mediat raportojnë se ai është një burrë 71-vjeçar.

Presidentja sllovake, Zuzana Caputova, bëri thirrje të enjten që të ndalet “urrejtja e dhunshme” që e ka kapluar Sllovakinë.

“Ne duhet të dalim nga ky cikël i urrejtjes së dhunshme dhe nga akuzat e ndërsjella. Ajo që ndodhi dje, ishte akt individual, por atmosfera e tensionuar e urrejtjes është vepër e jona e përbashkët”, tha ajo./Rel/

Continue Reading
Advertisement

TRENDING