Aktualitet
“Më kanë vënë tritol në makinë”/ Telefonata që alarmoi policinë!
Një telefonatë në numrin 129 ka alarmuar policinë e Vlorës gjatë natës së kaluar.
Raportohet se një pronar automjeti ka bërë thirrje në polici se në automjetin e tij tip Mitsubishi i ishte vendosur lëndë plasëse.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu të cilat kanë rrethuar perimetrin e sigurisë.
Pasi kanë verifikuar për shumë minuta automjetin është parë që makina nuk ka patur lëndë plasëse. Megjithatë mjeti është marrë në drejtorinë e policisë së Vlorës për t’ju nënshtruar një ekspertize më të hollësishme.
Në komisariat personi që posedonte mjetin ka dhënë dëshminë e tij.
Ai ka thënë se pesë vite më parë ka patur konflikt me disa italianë dhe ka dyshuar se ditën e djeshme ata e kanë ndjekur dhe mund t’i kishin vendosur tritol poshtë makinës.
Dëshmia e tij gjithashtu po verifikohet.