Connect with us

Kronike

Monitorimi me Radar,me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Published

on

Tiranë
Vijon monitorimi me Radar 🚔 📸 dhe ✍, në🛣️ Sauk-Teg, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelsve të Kodit Rrugor 📸🚔🚓✍, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore🚑.
Ndërkohë vijon monitorimi dhe me 📟 në të gjitha rrugët e Tiranës për të parandaluar drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur.
20 Leje Drejtimi të pezulluara për disa orë kontroll gjatë mbrëmjes së të shtunës dhe deri në orën 01.00 të mëngjesit të sotëm, nga këto 10 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 10 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur
4 drejtues mjetesh të arrestuar, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 1 që drejtonte mjetin pa Leje Drejtimi
Edhe pse kontrollet janë shtuar sëtepërmi në këto akse me rrisk, edhe pse gjatë fundjavës ka akoma më shumë kontroll, përsëri ka shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë dhe me alkoolin në timon.
Për disa orë monitorim me Radar janë evidentuar 10 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi që varionin 138 km/h – 168 km/h në aksin Sauk – Teg, 🛣✈✈, shpejtësi që vrasin jetën
Kontrollet kanë vijuar dhe vijojnë në rrugët e kryeqytetit duke përdorur dragerat dhe si rezultat i kontrolleve deri në këto momente janë evidentuar 7 drejtues mjetesh duke drejtuar mjetet nën ndikimin e alkoolit 🍺në masë që varionte nga 0.24 mg/l deri 0.37 mg/l.
Dhe tre drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në gjendje të dehur🍺🍺🍺 në masë deri në 1.08 mg/l

Kronike

Viktima e atentatit të sotëm u arrestua 5 muaj më parë

Published

on

By

Shpati Lena dhe Hakim Xhezo, janë dy viktima e atentatit të sotëm të ndodhur në autostradën e Vlorës. Ata janë qëlluar me më shumë se 60 plumba nga persona ende të paidentifikuar, të cilët lëviznin paralel me një BMW me targa italiane.

Dyshimet janë se qitësit kanë qenë profesionistë pasi kanë qëlluar me breshëri përgjatë një distance 200 metra, derisa mjeti tip Mercedes Benz B Class ku ndodheshin viktimat, ka dalë nga rruga dhe fatkeqësisht dy personat kanë ndërruar jetë.

Të dhënat paraprake çojnë te një ngjarje e ndodhur tre vite më parë në Vlorë, ku mbeti i vrarë biznesmeni Arben Beqiraj. Shpati Lena akuzohej për përkrahjen e autorit të krimit dhe u kap tre vite më pas, në 23 mars 2022 në qytetin e Vlorës me armë.

Kurse viktima tjetër, shtetasi Hakim Xhezo, është vëllai i “të fortit të Vlorës” Eduart Xhezo. Ky i fundit vrau biznesmenin Arben Beqiraj sepse i kishte rrahur kujdestarin e kalit. Në pamjet e mëposhtme, është operacioni i “Shqiponjave” te Uji i Ftohtë ku u kap Shpati Lena.

Continue Reading

Kronike

Arrestohet 18-vjeçari që u konfliktua me Ulqinakun

Published

on

By

Elbasan

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku mbeti i vrarë me armë zjarri 33-vjeçari.

Vihet në pranga një 18-vjeçar, i përfshirë në konfliktin e çastit, gjatë të cilit mbeti i vrarë 33-vjeçari. Gjatë kontrollit fizik, 18-vjeçarit iu gjetën një mjet prerës (thikë) dhe një dorezë metalike.

Shpallet në kërkim autori i dyshuar i vrasjes dhe një person tjetër i përfshirë në konflikt.

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një konflikt të çastit, për motive të dobëta, të ndodhur në lagjen “Kongresi”, Elbasan, ku u vra me armë zjarri shtetasi M. U., 33 vjeç, banues në Elbasan, grupi hetimor pas hetimeve paraprake të kryera , ka zbardhur ngjarjen.

Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasit H. P., 18 vjeç, E. D., 18 vjeç dhe K. S., 33 vjeç, janë konfliktuar fillimisht verbalisht me shtetasin M. U. Më pas, shtetasi H. P. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit M. U., i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën në vendngjarje.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan dhe të atyre të DVP Elbasan , si dhe falë krehjes së zonës dhe kontrolleve me shërbime të shumta policie, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i njërit prej shtetasve të përfshirë në konflikt, shtetasit:

-E. D., 18 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një thikë dhe një dorezë metalike.

Vijon puna intensive nga ana e shërbimeve të Policisë, për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading

Kronike

Shpati Lena dhe Hakim Xhezo që u vranë sot ekzekutuan ‘Arbenin e Çeçesë’

Published

on

By

Gjatë ditës së sotme në mbikalimin e Panajasë në Vlorë, në një atentat me armë zjarri mbetën të vdekur dy persona.

Mësohet se të ndjerit janë Agim Xhezo dhe Shpati Lena.

Të dy viktimat nuk janë emra të njohur për policinë.

Agim Xhezo është vëllai i Eduart Xhezos i cili bashkë me viktimën e sotme, Shpati Lena, në vitin 2019 vranë për një kalë biznesmenin Arben Beqiraj.

Ky i fundit u qëllua në lokalin e tij me disa plumba në trup, ndërkohë qe policia shpalli në kërkim për këtë ngjarje 34-vjeçarin Eduart Xhezo dhe tre bashkëpunëtorët e tij përfshirë Shpatin.

Asokohe Xhezo, pas një konflikti që kishte pasur me biznesmenin dhe të birin e tij, është kthyer për t’u hakmarrë duke qëlluar në drejtim të tyre me breshëri automatiku.

Shkak i ngjarjes u bë kalimi i Xhezos me kalë para biznesit të tij.

Continue Reading

Kronike

Atentati në Vlorë, u qëlluan me 60 plumba nga një makinë në ecje

Published

on

By

Një atentat i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në mbikalimin e Panajasë, në Vlorë, ku kanë mbetur të vdekur 2 persona dhe 1 i plagosur. Viktimat udhëtonin me një mjet tip “Ford”, ndërsa mësohet se janë ndjekur nga autorët teksa kanë qenë në lëvizje.

Dyshohet së atentati ka qenë i mirëorganizuar dhe është bërë nga tre persona, të cilët kanë ndjekur dhe vëzhguar makinën që po udhëtonin viktimat, më pas i janë afruar paralel dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash, mbi 60 të plumba kallashnikovi.

Dyshohet se autorët kanë qenë një në rolin e shoferit te automjetit dhe dy në rolin e qitësit. Pak minuta pas ngjarjes, në afërsi të Levanit është gjetur dhe një mjet i djegur, që dyshohet se u përket autorëve të atentatit.

Sakaq, pritet që të sekuestrohen disa kamera sigurie, pasi dyshohet se autorët e kanë ndjekur mjetin e viktimave për një itinerar të gjatë.

Continue Reading

Kronike

Vrasja në Vlorë, gjendet makina e djegur e autorëve

Published

on

By

Një makinë e djegur është gjendur në Frakull të Fierit dhe dyshohet se është e autoreve të vrasjes në Vlorë.

Dyshohet se dy persona kanë mbetur të vrarë në autostradën Vlorë-Levan, pranë mbikalimit të Panajasë. Sipas burimeve, ata janë qëlluar teksa ishin në lëvizje me kallashnikov.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING