Ajo tha se ka vendosur të bashkohet për shkak se kërkon që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen një orë e më parë pasi i ka nxjerrë njerëzit nga banesat me dhunë në mes të dimrit.
Nëna Liza tha se nuk janë rritur as rrogat dhe as pensionet. E moshuara tashmë aktiviste, sfidoi kryeministrin Rama dhe deklaroi se Shqipëria ka burra e jo dele siç ai i ka etiketuar shqiptarët.

“Kam vendosur të bashkohem sepse ky duhet të ikë një sahat e më parë, por nuk ikën ky me Rama ik, ky e do me dajak, sikurse na ka nxjerrë nga shtëpitë me dajak. Mua më kanë tërhequr zvarrë, 1500 policë më rrethuan shtëpinë,fëmijët m’i futën në burg.
Pensionin jo, rrogat jo, i ka nxjerrë njerëzit nga shtëpia në mes të dimrit.
Jam pa lekë dhe pa shtëpi, katër herë kemi ndryshuar shtëpinë me qira. Pensionet i rriti vetëm 2000 leë, është mësuar vetëm të mashtrojë, sepse ka lekë të mbajë gjithë botën e jo më Shqipërinë.
Na quajti dele, kush janë delet?
Burri që është burrë del para popullit, nuk fshihet.
Kemi marrë një shtëpi faqja e zezë, s’ka asgjë brenda. Kjo protestë duhet të mbyllet kur të ikë Edi Rama”, tha ajo.