Connect with us

Pinknews

Olta për Luizin: Kishim repsekt për njëri-tjetrin, nuk e prisja të…

Ish-banorja e Big Brother Vip, Olta Gixhari, ka folur për vendimin e saj për të falë nga shtëpia.

Ajo është shprehur se nuk është penduar që doli nga shtëpia e Big Brother Vip.

Në një intervistë në emisionin “Wakë Up”, Olta tha se gjatë 10 ditëve të fundit të qendriit të saj në shtëpi ka luftuar shumë me veten. Ajo ishte në dilemë të vazhdonte lojën, ose të linte ccdo gjë për të takuar të birin e saj.

Olta pohoi se 10 ditët e fundit në lojë ishin ditët më të vështira për të .

“Kjo ka qenë periudha ime absolutisht më e vështirë dhe kanë qenë ndër 10 ditët më të vështira të jetës sime që vetëm qaja, vetëm rija në cepa. Ky ishte përjetimi i vërtetë sepse po më digjej shpirti që të shkoja tek djali dhe tek Dori dhe nga ana tjetër doja të vazhdoja, ta kapja me thonj atë muajin e fundit, të vazhdoja të zvarritesha dhe pak dhe pak, nga ana emocionale flas që ta shtyja dhe një ditë pa çunin, dhe një ditë tjetër… Për mua kishte filluar numërimi mbrapsht dhe nuk deri ditën që kam marrë vendimin, që ka qenë një ditë para, ka qenë e premtja. Ajo ka qenë përfundimtarja. Kanë qenë absolutisht ditët më të vështira të jetës sime dhe ka qenë vendimi më i vështirë i jetës sime dhe kjo ka qenë arsyeja pse unë rrija mënjanë etj, etj”, tha Olta .

Ish-banorja foli edhe për raportin e saj me Luizin. Ajo tha se nuk e prsite reagimin e Luizit kur ajo vendosi të linte lojën. Olta tha se priste një reagim më të ftohtë nga ana e Luizit.

“Ne kishim respekt me njëri-tjetrin. Nuk e prisja reagimin e Luizit kur unë vendosa që të dal. E prisja më të ftohtë. Ne nuk do të kishim të njëjtin shkëlqim nëse nuk do të ishim ashtu me njëri-tjetrin. Ne filluam të ndërtonim një konflikt shumë natyral që në fillim. Muajin e fundit kisha përgatitur një super mega lojë, por që nuk ndodhi”, tha Olta.

Aktorja foli edhe për momentet kur ka derdhur lot për Amosin dhe djalin e saj, ndaj thotë se të gjithë ata që tallen duhet të kenë guxim të fortë.

“Ka qenë momenti që më ka ardhur më shumë keq. Nuk më ka ardhur keq kur më janë drejtuar me gjuhë urrejtje, por për këtë pjesë. Mbase mënyrat e mia mund të jenë pak teatrale, por unë kjo jam, kjo është jeta ime. Më ka lënduar që janë tallur me këtë. Unë kam qarë 6 ditë rresht pasi pashë videon e djalit. Duhet të kenë guxim shumë të fortë njerëzit që tallen me lotët e të tjerëve”, tha Olta Gixhari.

Pinknews

“Të mbrojë të dashurën, jo shokun”/ Sherri Heidi-Meriton, banorët sulmojnë Romeon

Heidi dhe Meritoni kanë patur një debat me njëri-tjetrin, ku nuk kanë munguar as ofendimet. Kjo situatë nuk i ka pëlqyer aspak Romeos, i cili i ka thënë moderatorit se ‘e ka mërzitur shumë duke qenë se e konsideron shok. Nga ana tjetër, banorët mendojnë se Romeo duhej të mbronte të dashurën e tij. Julia shprehet se mes shokut dhe gruas, zgjidhet gruaja.

Pjesë nga biseda:

Egla: Të futet e të mbrojë të dashurën, se këta merren vesh me njëri-tjetrin apo jo? Janë shokë. T’i thotë ‘çuno je duke e tepruar, mbaj vendin, hajt shnet se po i flet gruas time’

Egla: Po ça janë këto, ia lejojnë njëri-tjetrit po ik

Françeska: Unë nuk mendoj se Romeo nuk do të futet, por nuk do të duket sikur po i merr gjënë asaj dhe e lë të përballet vetë

Egla: Një të dashure prej të vërteti, një çun futet edhe si futet ej

Juli: Nuk është kështu se e para, Meritoni duket ashiqare se do me shkuar tek ai

Françeska: A thua?

Juli: Se nuk ka mundësi tjetër. Njeriu e lë, e stopon. E jo ato llafe

Egla: Çfarë i tha? Se dëgjova Bacin që i tha ‘nuk futem në krevatet e tjerëve’.

Juli: I tha ‘o bionde’ dhe ‘unë prej Romeos dhe nuk jam Graciano se e kam në gojë me të thënë një gjë’

Continue Reading

Pinknews

‘Unë nuk dua t’ia di se çfarë….’/ Pas eliminimit nga “BBV3”, Erjola ka dy fjalë për publikun

Pak ditë më parë, Erjola u eliminua prej garës së “BBV3”. Ajo ishte një ndër personazhet më të preferuar për publikun dhe krijoi dinamika ngjarjesh për sa kohë ishte pjesë e shtëpisë.

Përveç intervistave të dhëna prej saj, nuk kemi patur një reagim që prej daljes nga shtëpia deri pak momente më herët.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it, ajo ka reaguar teksa falenderon gjithë mbështetësit e saj, tregon se si është përshtatur me botën jashtë shtëpisë së “Big-ut” dhe në fund e mbyll me shprehjen e Truman Capote: “Unë nuk dua t’ia di se çfarë thotë ndokush për mua, për sa kohë që nuk është e vërtetë!”

Continue Reading

Pinknews

Kush është biznesmenia që i ka rrëmbyer zemrën? Amos Zaharia e zbulon për herë të parë

Aktori, Amos Zaharia, në një intervistë të dhënë së fundmi përveçëse foli për karrierën, zbuloi edhe disa detaje nga jeta private.

Megjithëse u tregua diskret, Amos tha se partnerja e tij i përket fushës së biznesit.
“Nuk dua të komentoj shumë për jetën private. Fatlumja është një vajzë, por nuk dua..as ajo vetë nuk ka dëshirë t’i lakohet emri. I përket botës së tregtisë, ose marketingut ose biznesmene”, shprehet Amos.

E ndërsa pyetjes nëse ka ndërmend që të ndërmarrë hapa të tjerë, ai u përgjigj se gjithçka ia lë kohës.

“Ndërkohë që njeriu bën plane zoti qesh thotë shprehja, përpiqem mos të bëjë plane kështu që nëse ka për të ndodhur, të ndodhë”, shtoi aktori.

Continue Reading

Pinknews

Talenti i fshehur i Trejsi Sejdinit…

Modelja e njohur shqiptare, Trejsi Sejdini përveç modelingut duke se zotëron edhe një talent tjetër, atë të gatimit.

Përmes një Insta Story të publikuar në Instagram, modelja ka zbuluar një prej recetave më tradicionale shqiptare siç është fërgesa

Pamjet nga kuzhina, Trejsi i ka ndarë për 1 milion ndjekësit e saj, duke treguar një anë ndryshe të aftësive të saj.

FOTOT: Talenti i fshehur i Trejsi Sejdinit...

Continue Reading

Pinknews

E quajnë analfabet, Donaldi mbron Romeon dhe zbulon nga çfarë vuan vëllai i tij

Romeo është ngacmuar dhe akuzuar nga disa banorë për faktin se nuk di të lexojë rrjedhshºm gjuhën shqipe. Por kjo gjë mesa duket paska një tjetër të vërtetë. Në një episod të “Më lër të flas” para disa kohës Romeo dhe Donaldi kanë treguar një histori të fëmijërisë së tyre, ku një granat është hedhur afër shtëpisë dhe ka qenë një moment i vështirë për ta, pasi kaluan në temperaturë të lartë,e cila u la pasoja me shikimin.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING