Connect with us

Aktualitet

“Porto Romano, rol kyç për NATO-n…”, i nominuari i SHBA-së për ambasador në Tiranë

I nominuari i Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt, ju përgjigj pyetjeve të Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit.

Ai shprehu se në eksperiencat e tij të mëparshme që ka patur me shqiptarët me të cilët ka shërbyer në NATO, ai ka konstatuar se janë burra të mirë e të guximshëm. Më tej ai shprehu se Shqipëria i ka përmbushur 5% e shpenzimeve të buxhetit në NATO si dhe shtoi se Porto Romano në të ardhmen mund të luajë rol kyç për NATO-n.

“Kur arri në një organizatë që do më duhet të udhëheq, çfarë kam bërë edhe si koordinator sigurie në Izrael dhe në Autoritetin Palestinez dhe pastaj edhe marrja e komandës së trupave specialë të NATO-s. Gjëja e parë që kam qeft ë bëj është të dëgjoj. Dhe disa nga liderët më të këqinj që kam gjetur në organizata qeveritare apo civile, vijnë ditën e parë dhe thonë ‘Kështu do të funksionojë’.

Planifikoj ta bëjmë Amerikën të fortë në mënyra që të ndihmojnë edhe Shqipërinë. Një pjesë kyç për këtë. Shqiptarët sipas meje, të paktën ata me të cilët kam shërbyer në Afganistan, kanë shumë guxim, janë burra të mirë. Të sigurohemi që janë të pajisur mirë, të sigurohemi që të arrijnë standardet e NATO-s.

Shqipëria e ka arritur 5% e buxhetit për mbrojtje sipas Hagës, 3.5% për bazën e mbrojtjes dhe 1.5% në cybersecurity etj.  

Jam i bindur që do të ketë shumë mënyra për të patur një aleancë që të na ndihmojë dhe ne dhe Shqipërinë.

Porto Romano është një port kyç që nëse do të ketë në të ardhmen një objekt të sigurt ngarkesash, nga aty mjetet ushtarake mund të futen dhe do të ishte shumë e mirë për NATO-n, por edhe për bizneset amerikane që mund të ndihmojnë në përmirësimin e portit dhe infrastrukturën e tij”, u shpreh Wendt.

Advertisement