Sport
PSG shpall ‘non grata’ Kylian Mbappe, e përjashton
Kylian Mbappe është lënë jashtë skuadrës së Paris Saint Germain për turneun parasezonal në Japoni dhe Korenë e Jugut. Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te PSG-ja refuzon të nënshkruajë vazhdimin e kontratës edhe me një sezon, me marrëveshjen që përfundon verën e ardhshme. PSG dëshiron të shesë sulmuesin e Francës këtë merkato dhe të sigurojë një shumë të majme transferimi, në vend që ta lërë të lirë verën e 2024. Mbappe ka thënë se dëshiron të qëndrojë me PSG-në edhe për një vit përpara se të largohet pas skadimit të marrëveshjes së tij aktuale. Besohet se ai synon t’i bashkohet Real Madridit si lojtar i lirë verën që vjen. Aktualisht Mbappe është lojtari më i shtrenjtë në botë, teksa vlera e tij në “transfermarkt” është 180 milionë euro. Fakt është se pas takimit me presidentin Al Khelaifi, Mbappe nuk është bindur për rinovimin, me klubin e sheikëve që ka vendosur lënien jashtë ekipit për të.
Sport
Gjysmëfinalet e Europa League, titullarët e Atalanta-Marseille dhe Leverkusen-Roma
Europa League zbret në fushë për ndeshjet e kthimit gjysmëfinale. Vëmendja më e madhe është te Atalanta-Marseille, me barazimin 1-1 në ndeshjen e parë që lë të hapura llogaritë për kualifikimin. Në ndeshjen tjetër, Leverkusen sfidon Romën, me gjermanët që kanë avantazhin e fitores 2-0 në takimin e parë.
ATALANTA (3-4-1-2): Musso; De Roon, Hien, Djimsiti; Zappacosta, Koopmeiners, Ederson, Ruggeri; De Ketelaere; Lookman, Scamacca.
Në Conference League në program është Olympiacos-Aston Villa. Skuadra nga Birminghami synon përmbysjen, pas humbjes 4-2 në ndeshjen e parë.
Sport
Përmbysje e çmendur e Real Madrid, spanjollët kalojnë në finalen e Champions League
Në “Bernabeu” ka qenë një ndeshje fantastike dhe me plot emocione, me Real Madrid që fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Bayern Munich, duke shkuar kështu në finale të ëembley ndaj Dortmund.
Pjesa e parë përfundoi me shifrat 0-0, por spanjollët ishin më kërkues se gjermanët. Megjithatë, gjithçka ndodhi në pjesën e dytë. Ishte Alphonso Davies ai i cili shënoi golin e parë në këtë sfidë, duke kaluar Bayern Munich në avantazh me një gol fantastik në minutën e 68-të.
Spajollët filluan të ishin më kërkues, edhe pse minutat kalonin. Mrekullia e madhe e kësaj sfide ndodhi pikërisht në minutat e fundit. Joselu, i sapo futur në lojë, shënoi golin e barazimit në minutën e 88-të dhe më pas golin e përmbysjes së madhe në minutën e 91-të, duke i dhënë kështu biletën e finales “Los Blancos”.
Me rezultatin e përgjithshëm 4-3, Real Madrid do të ndeshet në finalen e Champions League ndaj Borussia Dortmund.
Sport
Barcelona mendon rikthimin e Luis Enriques
Barcelona vendosi të vazhdonte bashkëpunimin me Xavi Hernandezin. Pasi deklaroi, fillimisht, se do të largohej në fund të sezonit, trajneri bëri prapakthehu dhe u bind nga katalanasit për të qëndruar dhe një tjetër vit.
Klubi “blaugrana” ka filluar menjëherë të mendojë për atë çfarë e pret në vitin pasardhës. Emri i parë në listën e dëshirave për të drejtuar ekipin është Luis Enrique.
Enrique gëzon vlerësim maksimal në hierarkinë e Barcelonës, por edhe te tifozët, për trashëgiminë që ka lënë në skuadër.
Trajneri spanjoll fitoi “tripletën” e famshme me ekipin “blaugrana” në vitin 2015, duke ndjekur të gjitha principet e lojës katalanase, duke aplikuar tiki-taka-n dhe një futboll dëfryes.
Ndryshe nga periudha e parë kur mori në drejtim Barcelonën në 2014, eksperienca e radhës për Enrique-n tek katalanasit, për të cilën mund të hiqte dorë menjëherë nga PSG, do të jetë ndryshe.
Pasi Barcelona ka nevojë për ndërtim nga e para, ndryshe nga periudha e para 10 viteve, kur katalanasit ishin ekipi më i mirë në botë.
Mbetet për t’u parë se si do të shkojnë gjërat deri në fund, por aktualisht Barcelona e ka gjetur zëvendësuesin e Xavi Hernandezit, kur 44-vjeçari të largohet në vitin 2025.
Sport
PSG nuk ia del, Dortmund finalisti i parë i Champions League
Borussia Dortmund është finalisti i parë i Champions League për sezonin 2023-24, ndeshje e cila do luhet më 1 qershor në Uembley të Londrës.
Dueli i mbrëmjes së sotme u vendos nga Matts Hummels në minutën e 50-të. Krosimi i Brandt nga këndi u shfrytëzua mirë nga mbrojtësi, që me kokë mposhti Donnarumman.
PSG u përpoq të reagonte dhe goditi katër herë shtyllën, por pa mundur të gjente rrjetën. Në fund të 190 minutave Dortmundi merr biletën e parë të finales dhe pret ndeshjen e nesërme mes Real Madrid – Bayer Munich (2-2) për të mësuar rivalët.
Nuk përjashtohet mundësia që pas 11 vitesh të përsëritet finalja e 2013 mes Dortmund dhe Bayern Munich, fituar nga bavarezët. Kujtojmë se Dortmund e ka fituar Champions League në vitin 1997.
Sport
Vera e “divorcit”, Broja dhe Chelsea drejt ndarjes së rrugëve, e ardhmja në pikëpyetje
Armando Broja po mendon seriozisht të ndajë rrugët me Chelsean në fund të sezonit. Pas një periudhe të gjatë “shtegtimesh”, sulmuesi shqiptar e ka kuptuar se te Blutë e Londrës te gjesh hapësira është një mision i vështirë.
Aktualisht Broja luan te Fulham si i huazuar dhe do të kthehet te Chelsea në verë, por si duket vetëm përkohësisht. Për lojtarin e Kombëtares ka interes nga klube të ndryshme, por duhen parë me detaje ofertat, të cilat për të bindur gjigandët anglez, duhet të jenë të kënaqshme
-
Pinknews12 hours ago
‘Mos ma lërë seen të lutem…”/ Ronaldo Sharka publikon bisedën e Erjolës dhe Romeos
-
Pinknews11 hours ago
Ka qenë e lidhur me Romeon? Motra e Erjolës zbulon të vërtetën!
-
Rajon9 hours ago
“Na pret edhe një luftë tjetër”/ Dodik trondit me deklaratën e tij
-
Pinknews11 hours ago
TRONDITËSE/ Këngëtarja Teuta Selimi dhunohet nga bashkëshorti dhe vëllai i saj
-
Kronike11 hours ago
Vetëvr*asjen e Almës dhe tre fëmijëve/ Kukulla e fëmijës ndryshon pistën e hetimit, çfarë ndodhi?
-
Politike9 hours ago
Berisha paraqitet në Parlament/ Reagojnë socialistët: Kjo është fyerje…
-
Pinknews8 hours ago
E nxorri i ati prej “Grande Fratello-s”?/ Ja si qëndron e vërteta e Heidit
-
Kronike7 hours ago
Arrestohen 8 shitës të kokainës në Itali, mes tyre 3 shqiptarë (EMRAT)