Connect with us

Aktualitet

“Punon për shërbimet sekrete”, shpërthimi me tritol në Vlorë/ Djali i 69-vjeçarit ka dhënë detaje mbi një çështje delikate

Gazetari i Ora News në Vlorë Edi Ruçi zbulon detaje të reja nga shpërthimi me tritol në banesën e 69-vjeçarit Tahsim Banushaj.

Burime nga Policia bëjnë me dije se, një prej djemve të 69-vjeçarit punon për Shërbimin Informativ Shtetëror dhe dyshohet se ka dhënë detaje mbi një çështje shumë delikate.

Më herët, në një intervistë për Ora News, Banushaj u shpreh se, nuk ka konflikt me asnjë person, ndërsa fëmijët e tij i quajti “modelë”.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, në orën 03:16, në lagjen “Hajro Çakërri” në qytetin e Vlorës.

Sipas asaj që njofton Policia, një sasi e vogël lëndë plasëse ka shpërthyer në pjesën e pasme të banesës.

Njoftimi i Policisë për ngjarjen:

Më datë 30.10.2020, rreth orës 03:16, në lagjen Hajro Çakërri, Vlorë, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit Xh.B., 69 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit“.

rtv ora/

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Pirro Dhima: Në Greqi me bullizojnë si shqiptar nga mëngjesi në darkë, por unë s’jam shqiptar

Në një intervistë në televizonin grek Open, Pirro Dhima tregoi se është bullizuar shpesh, madje ende vazhdojnë sharjet dhe fyerjet ndaj tij duke e quajtur ‘shqiptar’.

Por Dhima tha se nuk shqetësohet nga kjo, edhe pse nuk ndjehet se është shqiptar, ai ka thënë se është rritur me shqiptarët dhe i ka quajtur ata vëllezër.

Dhima tha se “minoritarët grekë që jetojnë në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi janë dhe duhet të jenë urë lidhëse për miqësinë mes dy vendeve, fakt ky që është pohuar edhe nga vetë Mitsotakis në prani në zotit Rama në Dervican të Shqipërisë”.

Teksa u pyet nga gazetarja se “a ka ndjerë racizëm në Greqi, apo je bullizuar?”, Dhima u përgjigj po.

“Poooo, çdo ditë, çdo ditë. Nga mëngjesi në darkë më shajnë. Për shumë vite seri ndodh kjo gjë. Ende edhe sot disa trollë shkruajnë nga mëngjesi në darkë, më shajnë, më fyejnë. Më quajnë shqiptar. Unë nuk ndjehem shqiptar, s’jam ndjerë ndonjëherë shqiptar, nuk jam shqiptar”, tha ai.
Continue Reading

Aktualitet

Ish-prokurori për sulmet e Metës ndaj kreut të SPAK: E papranueshme gjuha e përdorur

Ish-prokurori Eugen Beci ka folur mbi sulmet dhe fyerjet e shpeshta të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

Ai tha se askush nuk ndihet mirë kur sheh që një ish-zyrtar i lartë që ka mbajtur postet më të rëndësishme të vendit, drejtohet ndaj prokurorëve me një gjuhë të tillë.

Beci shtoi se nëse Meta ka pretendime se SPAK është i ndikuar politikisht në hetimet ndaj tij, atëherë duhet t’i provojë këto pretendime në një mënyrë tjetër.

“Një person, qoftë edhe prokuror nuk ndihet mirë kur një person që ka mbajtur postet më të larta shtetërore, reagon në këtë mënyrë. Dëshira për të sulmuar prokurorët duhet të largohet. Një dëshirë që ka lindur që nga viti 2013 kur politika filloi të intimidojë të gjithë magjistratët.

Është një sulm që nuk duhet të jetë personal por të bazohet në partime. Nëse SPAK për Metën ka të dhëna që ndikohen politikisht, zotëria në mënyrën më të mirë të mundshme mund t’i tregojë këto të dhëna dhe të zbulojë se SPAK është kapur politikisht”, – u shpreh Beci në emisionin “Breaking”.

Më tej, sa i takon arsyes së reagimit të ashpër nga Meta, ish-prokurori tha se kjo mund të lidhet me fazën ku mund të ndodhen hetimet ndaj kreut të PL dhe bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.

“Nëse është një lloj reaksioni ndaj hetimeve të SPAK, atëherë mendoj se është normale të përballen në sallat e gjyqit dhe argumente ligjore për të zbuluar edhe shkeljet proceduriale që ata pretendojnë.

Nga veprimet e kryera nga prokuroria, çifti Meta ka kuptuar se ka një hetim ndaj tyre dhe sigurisht kanë të drejtën e tyre të reagojnë por në përmbajtje, forma e zgjedhur nuk është e duhura”,- shtoi ish-prokurori.

Ndër të tjera, Beci tha se prokurorët nuk duhet të intimidohen nga sulme të tilla dhe t’i hedhin poshtë duke paraqitur prova të pakundërshtueshme që mbështesin hetimin ndaj Metës dhe Kryemadhit.

Continue Reading

Aktualitet

Minxhozi: Akuzat në dokumentarin e “RAI 3”, të ricikluara. Vlejnë vetëm për një përdorim në Tiranë!

Analisti Skënder Minxhozi në emisionin “Real Story” u shpreh se akuzat në dokumentarin e “Rai3”, janë të ricikluara dhe se sipas tij vlejnë vetëm për një përdorim në Tiranë.

Gjithashtu theksoi se kryeministri Rama ka treguar se me qeverinë e tij punon mirë pavarësisht ideologjisë.

Pjesë nga biseda në studio:

Skënder Minxhozi: Në Itali kur programe të tilla bëjnë investigime dhe hetime dihet që krijohet një valë sizmike. Ka kohë që në Shqipëri post komuniste valët që krijojnë një lajm në media kanë humbur sepse janë pleksur të gjitha bashkë dhe nuk dihet ku është e vërteta. Ndërsa për akuzat ndaj Agaçit, janë të vjetra të ricikluara dhe vlejnë vetëm për një përdorim në Tiranë dhe jo për gjë tjetër. Është një ngritje topi dhe më kujton akuzat e BILD. Duket sikur që kur janë shkruar janë bërë me një ‘sy’ për Tiranën. Arsyeja e tretë është ajo e kostos. Rama ka bashkëjetuar me një realitet të deformuar ideologjik. E majta evropiane ka qenë në zbaticë dhe ai ka qenë i shtrënguar të krijojë miqësi të bëjë lobim në qeveri që kanë qenë edhe të djathta.

Artur Zheji: Partia ka organizëm tjetër dhe qeveria ka organizëm tjetër.

Minxhozi: Rama ka bërë alikiminë që marrëdhëniet i mbante me Merkelin dhe ideologjikisht duhet të komunikonte me socialdemokratët. Problemi i Ramës është thjesht jo ekzistent. Ai duhet të krijojë aleancë me atë që është në qeveri. Edi Rama është një politikan cinik dhe e sheh që e majta italiane edhe për shumë kohë nuk vjen në pushtet. Ka treguar se me qeverinë e radhës punon mirë pavarësisht nga çfarë përfaqëson.

Zheji: Niveli i marrëdhënieve ndërpartiake është lënë në plan të dytë.

Minxhozi: Rama na ka dhënë shembuj që me parti të djathta apo të majta në pushtet ndërton marrëdhënie. Është një politikan që ndjehet mirë me të djathta dhe të majta, ndërton marrëdhënie personale. Rama nuk do t’ja dijë fare për partitë. PS është shumë pak socialiste me dorën e Ramës

Continue Reading

Aktualitet

Cili do ta tradhtojë i pari tjetrin: Iliri apo Monika

Nga Bedri Islami

Në të gjithë këto ditë, duke parë përplasjen mes çiftit Meta – Kryemadhi, me tensionet që për shfaq, grindjet, herë përballë njëri tjetrit, e herë të tjera nga studiot televizive, në sheshe të hapura apo në mbledhjet partie, me ultimatume të thëna drejt për së drejti , apo nënkuptime përmes buzëqeshjesh, mendimi i natyrshëm është se cili prej tyre po bëhet gati të tradhtojë njëri tjetrit, apo, se cili e ka tradhtuar i pari tjetrin.

Ilir Meta ka ditë që luan rolin e sherr – budallait. Është e dhimbshme të shikosh njeriun që ishte jo shumë kohë larg , i pari i shtetit. Që kishte qenë gjithçka. Është trishtueshëm të mendosh se këto njerëz na kanë qeverisur. Këto që nuk e rruajnë as për burg as për prokurori. Që në 30 vite i kanë hipur pushtetit, kanë burgosur drejtësinë, kanë bërë pasuri marramendëse, janë sjellë me pushtetin më keq se me çifligun e babait, megjithëse nuk kanë pasur asgjë në ngastrat e tyre.

Është i çmendur Ilir Meta? A është vërtet kaq e zemëruar gruaja e tij? Ato që, njëri pas tjetrit apo të dy bashkë, turfullojnë ndaj njëri tjetrit dhe sistemit janë të turpshme edhe për një rrugaç ordiner, jo më për një familje që kushdo mund të ketë menduar se përfaqëson shtetin.

Por kjo nuk është themelore. Si njëri, ashtu edhe tjetri janë të gatshëm të lënë në baltë shoqi – shoqin. Askush të mos dyshojë për këtë. Megjithëse shiten për trima të mëdhenj, që kanë pas vetes “ 300 mijë Vojo Kushër”, njerëzit që kanë pas vetes numërohen me gishtërinjtë e dorës, e jo shumë larg, me gishtat e njërës dorë. Përgjithësisht hajdutët nuk janë trima. Nga ky rregull nuk përjashtohen as këto.

Kryemadhi ka shijuar në këto vite atë që as e ka menduar ndonjëherë dhe nuk ka pasur fantazinë as ta mendojë. Nëse do i kishin thënë Monës studente se, një ditë, në vilën e saj të stërmadhe, do të kishte banja të posaçme për qenë dhe mace, do të kishte kapur flokët e do të kishte zënë kokën.

Meta, po ashtu, nëse dikush do i kishte thënë se një ditë do të kishte vilë luksoze në bregdet, e pastaj një vilë ngjitur me të vjehrrën, po ashtu do të kishte qeshur me të madhe. Të nisur nga hiçi, u bënë gjithçka. U bënë sundues dhe tani që i është lëkundur froni, ata po bëhen gati të braktisin anijen e tyre. Problemi është vetëm se kush do të jetë i pari në braktisjen e tij.

Të jemi të qartë. Një jetë e kaluar përmes shantazheve ndaj të tjerëve, duke kërkuar për një firmë 700 mijë euro; e shkuar përmes një mijë e një enigmave dhe përvetësimeve, e sunduar nga forca dhe shtypja e së drejtës, nuk prodhon as jetë të ndershme, as njerëz besnikë, dhe as traditë të fortë familjare.

Ata mund të thonë çfarë të duan për njëri tjetrin, të jenë përbetuar për besnikëri, të jeni kthyer në kujtimet e hershme, ku janë takuar për herë të parë dhe në cilin cep janë puthur, kjo nuk e zhbën të vërtetën, se, secilën herë që janë parë me njëri tjetrin, në të gjitha vitet e përbashkëta, deri tani, e kanë ditur se kanë përballë jo vetëm bashkëshortin, por edhe një keqbërës, një përvetësues, në fund, një hajdut , që nuk ndryshon nga të tjerët, veçse nga madhësia e vjedhjeve që janë bërë.

Ata e njohin mirë njëri tjetrin. Meta bashkëshort ndryshon nga Meta ish president. Si president ishte mediokër, pa asnjë fantazi në drejtimin e shtetit, përgjithësisht njeri i pa lexuar, që nuk përkon ideja e tij me asgjë reale dhe të kohës; asnjë vizion nuk është shfaqur tek ai në vitet e presidencës. I mbyllur në një kuti të fildishtë ai krijoi rrethin e tij të betejës kundër qeverisë, për të mbetur në lojën e politikës dhe për të zbehur të vërtetat që po i ndjente se i silleshin rrotull.

Dosja CEZ-DIA është hapur në kulmin e viteve të tij si president, kur ende ishte enigmë dhe forca e tij politike në bashkëqeverisje, viti 2019. Kur ai e kuptoi se kishte rënë në kurthin e Edi Ramës ishte vonë për t’ u zgjuar , dhe, kur provoj të zgjohej , ishte vonë për mendësinë e tij si politikan i forcës. Ndryshe nga sa pritej.

Ai mbetet një ndër faktorët kryesorë të humbjes së opozitës në zgjedhjet politike të vitit 2021 dhe, nëse mbetet në këtë lojë “vojokushërit”, do të jetë edhe personazhi i humbjes së vitit 2025. Tani që këmba i ka rrëshqitur, ai është i gatshëm të “tradhtojë”, jo vetëm në jetën bashkëshortore, bashkëluftëtaren “ legjendare”, Monika Kryemadhin.

Është luftë për mbijetesë, dhe, para se të shkojë ai drejt një fundi të skajshëm dhe të turpshëm, le të shkojë ajo. Përgatitjet janë bërë. Përjashtimi nga kupola e drejtimit të partisë është përgatitur. Pas pak ditësh do të ndodhë. Largimi nga shtëpia, si është folur në media, ka ndodhur. Në mentalitetin e tij vetëm njëri do të jetë fajtor, ose ai, ose Monika.

Koha e akuzave i përshkon të dy. Njërin në aferën e CEZ-it, tjetrën në kohën kur mori përsipër të shpartallojë LSI-në. Njëri në afera qindra milionë eurosh, se Iliri luan rëndë, një dorë e ka 700 mijë euro; tjetra me afera që kanë të bëjnë me paratë e dërguara tinëzisht në Amerikë, apo harxhimet për estetikën e saj pamore. Një grua që në fillimet e saj mendonte për drekën e së nesërmes, në çastin kur shpenzon qindra mijëra euro për operacione estetike, ajo ka menduar edhe për të ardhmen. Nuk e ka ndër mend të sakrifikohet si gra të tjera për burrin e saj.

Në fund të fundit, edhe pse çdo gjë e kanë bërë bashkë, e ka më të lehtë të vazhdojë e vetme në vilat e ngritura, se sa të përgjojë pas dyerve për vizitën e radhës. Burgu është gjë e rëndë për këdo, veçanërisht për ata që shkojnë aty nga parajsa.

Continue Reading

Aktualitet

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori i IMT në Elbasan

Kryeinspektori dhe inspektori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Elbasan, janë shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se kanë marrë ryshfet për të mos kryer detyrën që ua ngarkon ligji ndaj një rasti të ndërtimit pa leje.

Sipas njoftimit të policisë dyshohet se kryeinspektori A.M, 38 vjeç dhe inspektori B.Q 50 vjeç, në muajin prill të këtij viti, kanë marrë ryshfet për të mos kryer detyrën e tyre për të marrë masat ndaj një objekti të ndërtuar pa leje në lagjen “28 nëntori”.

Për të dy, gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest e burg” për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës dhe “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, ndërkohë që vijon puna intensive për kapjen e këtyre 2 shtetasve.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING