Kronike
Dy makina përplasen “kokë më kokë”, një i plagosur dërgohet me urgjencë në spital!
Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuat më parë në autostradën Fier- Lushnje, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e kësaj është plagosur një pasagjer që udhëtonte në njërin nga automjetet e aksidentuara. Ai është dërguar drejt ambienteve të spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore, ndërsa ende nuk dihet se si paraqitet gjendja e tij shëndetësore.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë frenimi i njërit prej automjeteve, teksa automjeti tjetër po hynte në korsinë e ngadalësimit. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë të mundur neutralizimin e trafikut, ndërsa po heton më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.