Bota
Lavrov telefonon Rubion, kërkon evakuimin e diplomatëve amerikanë nga Kievi
Sergey Lavrov ka informuar homologun e tij amerikan, Marco Rubio, për vendimin e Moskës për të goditur objektet në Kiev që lidhen me forcat e armatosura ukrainase, ndërsa i ka kërkuar gjithashtu SHBA-së të evakuojë stafin diplomatik nga kryeqyteti ukrainas.
Moska theksoi se forcat e armatosura ruse kanë nisur “sulme sistematike” ndaj objekteve në Kiev që përdoren për nevojat e ushtrisë ukrainase, si dhe ndaj qendrave të vendimmarrjes.
Në të njëjtën kohë, Lavrov i kërkoi SHBA-së të tërheqë personelin e ambasadës amerikane nga Kiev, duke iu referuar paralajmërimit të Ministrisë së Jashtme ruse drejtuar vendeve që kanë misione diplomatike në kryeqytetin ukrainas.
Sipas deklaratës ruse, Moska u ka bërë thirrje qeverive të huaja “të sigurojnë largimin e personelit diplomatik dhe qytetarëve të tyre nga Kievi”, mes tensioneve dhe sulmeve në rritje në rajon.