Politike
‘Zvërneci’, Rama: Tokë private, investim 4 mld euro! Policia duhet t’i kishte arrestuar në vend ata që morën zvarrë qytetarin
Kryeministri Rama tha se e mirëkupton reagimin e revoltuar të qytetarëve për dhunën e përdorur nga policia private në drejtim të Policisë së Shtetit dhe protestuesve. Gjithashtu tha se policia nuk duhet të relativizonte dhunën, por të arrestonte menjëherë dhunuesit.
“Dua ta nis me një mesazh të drejtpërdrejtë për të gjithë ata që janë revoltuar dhe janë rreshtuar edhe kundër meje personalisht pasi panë aktin e neveritshëm kundr njërit prej protestuesve në Zvërnec. Ju kam dëgjuar e lexuar, ju kuptoj shuë mirë, ju siguroj që në vendi tuaj edhe unë po njësoj do të revoltohesha dhe do të rreshtohesha kundër qeverisë dhe kryeministrit, sidomos, sepse do të më dukej e tmerrshme që disa roje private sigurie në sytë e policisë së shtetit tim, pas një gardhi me tela me gjemba, të ulërinin si kafshë dhe të merrnin nga jashtë brenda një njeri në të drejtën e vet, ta tërhiqnin zvarrë nëpër plazhin e rrethuar dhe pastaj policia të thoshte që i zvarrituri u fut vetë në pronën private dhe ta relativizonte dhunën, ndërkohë që duhet t’i kishte arrestuar aty në vend ata që e morën zvarrë protestuesin”, tha Rama.
Protesta në Zvërnec, Rama: Do bëja më keq se ju po të më thoshin se toka është e shtetit dhe po i falet të huajve
Kryeministri në mbledhjen e Grupit të PS, foli për protestën e qytetarëve kundër resortit në Zvërnec.
“Po të më thonin që ishte zonë e mbrojtur dhe qeveria e hoqi, po të më thoshin se në vend të flamengove do të pastrohen paratë e zeza të mafies ndërkombëtare dhe të tjera e të tjera. Nga ato që ju janë thënë, që pastaj i keni thënë duke i shpërndarë dhe janë shkruar duke ngritur një dallgë zemërimi, deri duke bërë thirrje për të mbrojtur atdheun në rrezik. Pikërisht se unë e kuptoj shumë mirë këtë dhe zemërimin tuaj, kam dy ditë që e pyes veten, a duhet t’ua një e nga një anën tjetër të kësaj medalje, me probabilitetin e lartë që ju mos të besoni dhe të vazhdoni të më ngrini mua tradhtar dhe të më ulini të korruptuar e të shitur sa te të huajt, sa të oligarkët. Apo mos vallë duhet t’iu them me falni, gabuam, nuk e gjykuam mirë këtë punë, projekti do të anulohet dhe ju të qetësoheni, të shijoni fitoren e një kauze që e parë nga ana juaj e medaljes. Ndërsa unë pasi ta bëj këtë të vazhdoj të rri në karrige të shtyj kohën e pushtetit me shijen e hidhur të një humbje të madhe për Shqipërinë, për fëmijët e sotëm të Shqipërisë që do jenë përfituesit e nesërm të këtij investimi. Pse duhet ta bëj unë këtë, për pushtetin, për karrigen apo për baltën që e marr në fytyrë”, tha Rama.
Protesta në Zvërnec, Rama: Projekt 4 miliardë euro, investim i jashtëzakonshëm! Ç’më duhet karrigia nëse duhet të heq dorë nga vizioni për Shqipërinë?
Në sqarimin e tij lidhur me situatën në Zvërnec, Rama tha se ka duruar çdo sulm për shkak të vizionit që ka për Shqipërinë. Kryeministri u shpreh se pa këtë vizion, nuk i nevojiten karrigia e pushteti. Ai tha se investimi në Zvërnec me vlerë prej 4 miliardë eurosh, është një prej investimeve që synon ta vendosë Shqipërinë në ligën e kampionëve të turizmit.
“I kam duruar dhe i duroj pikërisht sepse këtë mision e mbaj ende përsipër edhe në emër të shumëkujt nga ju që më ka besuar votën dhe sot i është bashkuar zemratës në rrjete sociale duke më treguar me gisht si prurësin e një fatkeqësie të madhe. Ç’më duhet karrigia, pushteti nëse duhet të heq dorë nga vizioni që kam ndarë me ju gjithë këto vite? Heq dorë nga ambicia për ta bërë Shqipërinë një vend që mos të ketë zili askënd, për çfarë më duhet pushteti dhe karrigia? Që të qetësoheni ju, që të vazhdoni jetën siç është e natyrshme dhe pasnesër, në vend të atij investimi të jashtëzakonshëm atje, të bëhet copëtimi, Golemi i radhës? Ju do të rroni më shumë se unë dhe do të shikoni se aftësia dhe kuraja për ta kthyer Shqipërinë te Golemi është e gjallë dhe e gatshme po t’i bjerë prapë në dorë Shqipëria. Heq dorë nga vizioni dhe ambicia për ta bërë Shqipërinë një vend që s’ka frikë të hyjë në ligën e kampionëve të turizmit global dhe të rri në karrige me një vend që trembet nga sfidat e mëdha? Shqipëria s’është më ajo ku nuk afrohej asnjë investitor, është ajo ku duan të vijnë, është Shqipëria e 12 milionë turistëve. Do të hyjë tani në elitën e investimeve që sjellin konsumatorë që i lënë paratë këtu. Një vend që nuk ka frikë nga një investim i jashtëzakonshëm, si ky ku partnerë janë bërë bashkë për të investuar 4 miliardë euro”, tha Rama.
Rama tha se ka duruar çdo sulm për shkak të vizionit që ka për Shqipërinë. Kryeministri u shpreh se pa këtë vizion, nuk i nevojiten karrigia e pushteti. Ai tha se investimi në Zvërnec me vlerë prej 4 miliardë eurosh, është një prej investimeve që synon ta vendosë Shqipërinë në ligën e kampionëve të turizmit.
“I kam duruar dhe i duroj pikërisht sepse këtë mision e mbaj ende përsipër edhe në emër të shumëkujt nga ju që më ka besuar votën dhe sot i është bashkuar zemratës në rrjete sociale duke më treguar me gisht si prurësin e një fatkeqësie të madhe. Ç’më duhet karrigia, pushteti nëse duhet të heq dorë nga vizioni që kam ndarë me ju gjithë këto vite?
Heq dorë nga ambicia për ta bërë Shqipërinë një vend që mos të ketë zili askënd, për çfarë më duhet pushteti dhe karrigia? Që të qetësoheni ju, që të vazhdoni jetën siç është e natyrshme dhe pasnesër, në vend të atij investimi të jashtëzakonshëm atje, të bëhet copëtimi, Golemi i radhës?
Ju do të rroni më shumë se unë dhe do të shikoni se aftësia dhe kuraja për ta kthyer Shqipërinë te Golemi është e gjallë dhe e gatshme po t’i bjerë prapë në dorë Shqipëria. Heq dorë nga vizioni dhe ambicia për ta bërë Shqipërinë një vend që s’ka frikë të hyjë në ligën e kampionëve të turizmit global dhe të rri në karrige me një vend që trembet nga sfidat e mëdha?
Shqipëria s’është më ajo ku nuk afrohej asnjë investitor, është ajo ku duan të vijnë, është Shqipëria e 12 milionë turistëve. Do të hyjë tani në elitën e investimeve që sjellin konsumatorë që i lënë paratë këtu. Një vend që nuk ka frikë nga një investim i jashtëzakonshëm, si ky ku partnerë janë bërë bashkë për të investuar 4 miliardë euro”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama thotë se nuk e ka tradhtuar kurrë SHqiëprinë, referuar deklaratave që gëlojnë në rrjet se Sazani u shit tek izraelitët. Rama u ndal edhe tek pasqyrimi i mediave greke ndaj protestës, duke pyetur se si mund të jenë gazetat e Greqisë aleatët e shqiptarëve në mbrojtjen e mjedisit të Shqipërisë
“Vetëm mysliman nuk janë, vetëm allah dhe kuran nuk kanë, sepse bëjnë çdo ditë krimin e ndaluar nga kurani, për të helmuar njerëzit me shpifje. Si mund të jem unë kundër jush dhe kundër vetes. Si mund të jenë gazetat e Greqisë aleatët tuaj në mbrojtjen e mjedisit të Shqipërisë. Gazetat greke që janë mbushur sot të gjitha me kauzën tuaj. Ka diçka këtu që nuk shkon? Apo u gjet tradhtari, u gjet shitësi i atdheut, u gjet i korruptuari dhe ai është kryeministri juaj. Thënë këto dhe ndjesë nëse jam shumë i drejtpërdrejtë dhe mbase emocional, por kjo është ndjesia ime, se për mua këto janë ditë të habitshme që për herë të parë më kanë bërë të mendoj edhe që t’iu përulem thellë për nderin e madh që me keni bërë dhe t’iu kërkoj ndjesë për të iku në katund dhe për t’iu lënë në duart që do zgjidhni vetë për të mbrojtur Shqipërinë nga të huaj. Por ka, zgjedhur të bëj atë që kam bërë gjithmonë, t’iu udhëheq drejt asaj Shqipërie që e dua po aq sa ju dhe e dua po ashtu siç e doni ju”, tha Rama.
Reagimi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë/ Rama: Ishte dhunë nga një grup rojesh, jo dhunë shtetërore! Nuk i shërben marrëdhënieve tona
‘Kemi mbrojtur interesin tuaj’, Rama për resortin në Zvërnec: Projektin e vjetër, ua kemi kthyer mbrapsht! Pretendimet mbi pronësinë legjitime, por zgjidhen në gjykata
Kryeministri Edi Rama thotë se shteti ka mbrojtur interesin e qytetarëve në projektin për ndërtimin e resortit në Zvërnec, duke theksuar se administrata shqiptare e ka kthyer mbrapsht projektin e vjetër. Sa u takon pretendimeve për pronësinë, Rama tha se ato janë legjitimi, pro zgjidhen në gjykata.
“Investitorët kanë angazhuar ekselencën botërore në arkitekturë, inxhinieri, mjedis dhe në aspektin juridik, ndërkohe që ne do tua tregoj hapat. Kemi mbrojtur interesin tuaj, të vendit, dhe kemi bërë detyrën jo thjesht proceduralisht, por profesionalisht dhe patriotikisht. Kam parë imazhe, kam parë pallte të projektit, ku i kemi gjetur? Ato nuk kanë lidhje. Projekti i vjetër është rrëzuar nga administrata shqiptare, iu është kthyer mbrapsht. Iu është thënë kemi kërkesa të larta dhe duam standarde shumë të larta. Jo se ishte i keq, por ne donim më shumë për ju, jo për vete. Për vete si për ju. Toka është e regjistruar në hipotekë prej shumë vitesh dhe negociatat me pronarët, transaksionet janë çështje mes palëve, s’kemi hyrë, s’ka qenë nevoja të hyjmë dhe s’kemi pas asnjë interes të hyjmë. Jemi të interesuar te Sazani, për të cilin ende nuk kanë përfunduar negociatat, ne duam pjesën e shtetit shqiptar dhe do negociohet. Rrethimi i pronës është bërë bazuar tek leja e zhvillimit, nuk është leja e ndërtimit. Rrethimi i pronës është e drejtë e çdo pronari kur merr lejen e zhvillimit. Nga ana tjetër, a ka pretendime për pronësi mbi atë territor. Pretendimet janë legjitimime, por ato zgjidhen ne gjykata. Nuk mund të zhvillohet vendi nëse mbetet pezull mbi titujt e pronësisë dhe mbi zhvillimet”, tha Rama.
Lajmi në përditësim…