Connect with us

Bota

Raporti i “Mjekëve pa kufij”, 400 gra dhe fëmijë u përdhunuan në kampin e emigrantëve

Të paktën 400 gra dhe fëmijë janë trajtuar këtë vit nga “Mjekët pa Kufij” pasi u përdhunuan në tendat e ngritura posaçërisht për të abuzuar me emigrantët në Darien Gap kampin famëkeq në Panama, sipas një raporti “bombë” të zbardhur.

Vetëm në tetor 107 persona të mbijetuar të përdhunimit dhe përfshirë 59 persona në një javë të vetme u trajtuan nga organizata. Viktimat me moshën më të vogël ishin 11, 12 dhe 16 vjeç.

“Njerëzit raportojnë se u janë nënshtruar rrëmbimeve dhe përdhunimeve në tendat e ngritura në kamp, ku sipas tyre janë hapur për këtë qëllim.” thanë “Mjekët pa Kufi” javën e kaluar.

Rreth 460 mijë emigrantë kanë kaluar Darien Gap deri më tani këtë vit me shpresën për të arritur në SHBA. Në fillim të këtij muaji, një karvan i përbërë nga 7 mijë emigrantë kaloi nëpër rrugën e “pabesë”.

Ata që nuk mund të paguajnë i nënshtrohen abuzimeve duke filluar nga prekjet e padëshiruara deri te përdhunimet para emigrantëve të tjerë ose në tendat e ngritura për të sulmuar viktimat.

Një përdhunim ndodh çdo tre orë dhe mjekët besojnë se nuk e dinë shtrirjen e plotë të problemit, pasi shumë viktima nuk paraqiten. Organizata po numëron vetëm viktimat që kërkojnë kujdes mjekësor pasi dalin nga Darien Gap në Panama.

Si mund t’i mbijetosh pesë përdhunimeve,” i tha organizatës një grua venezueliane e përlotur, emri i së cilës u fsheh.

Kemi kaluar xhunglën duke kërkuar një të ardhme më të mirë jo që jeta jonë të përfundojë” tha ajo.

Emigrantët që mund ta përballojnë paguajnë, por ata që nuk e bëjnë këtë përdhunohen ose vriten, thuhet në dëshmitë e tyre.

“Më rrahën në këmbë me shkop sepse ne që nuk kishim para u rrahëm”, shtoi ajo.

“Kam parë shumë njerëz të përdhunuar. I pashë të lënë lakuriq dhe të rrahur. Një, dy, tre prej tyre të kapin dhe të përdhunojnë dhe pastaj vinë të tjerë dhe të përdhunojnë sërish. Nëse bërtas, të rrahin.”-vijon ajo.

Costa Rica shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pasi më shumë se një çerek milion emigrantë kaluan përmes Amerikës Qendrore drejt kufirit SHBA-Meksikë.

“Mjekët pa Kufij” thonë se 95% e viktimave të përdhunimit janë gra dhe vajza, por ndonjëherë edhe meshkujt përdhunohen. Meshkujt që përpiqen të ndalojnë një përdhunim mund të përballen gjithashtu me dhunë ose vdekje.

“Disa të rinj u rrahën  në përpjekje për të mbrojtur gratë,” tha gruaja venezueliane.

“Mjekët pa Kufij” kërkuan që qeveritë globale të sigurojnë kalimin e sigurt të migrantëve dhe aksesin në kujdesin mjekësor pas asaj që ata kanë parë në terren.

Askush nuk duhet të vuajë këtë lloj dhune,” tha koordinatorja mjekësore e organizatës Carmenza Gálvez.

Migrimi nuk është krim. Lëvizshmëria njerëzore është një e drejtë universale‘-përfundoi ajo.

Bota

1-vjetori i kurorëzimit të Mbretit Karli III.

Mbreti Karli III feston ditën e kurorëzimit, pasi sot, në vitin 2023, u zhvillua ceremonia zyrtare e kurorëzimit të djalit të parëlindur të Mbretëreshës Elizabeth.

Duke shënuar përvjetorin e parë të kurorëzimit, Buckingham ka shpërndarë një video të pamjeve të papublikuara nga ajo ditë, duke ftuar ata që dëshirojnë të kujtojnë momentin e tyre të preferuar nga ato ditë.

 “Sot është përvjetori i parë i kurorëzimit të Mbretit dhe Mbretëreshës në Westminster Abbey. Si dhe vetë ceremonia, fundjava e kurorëzimit pa një kortezh me karroca nëpër Londrën qendrore, fluturime me avionë, një përshëndetje mbretërore nga 4,000 ushtarë në kopshtet e Pallatit Buckingham, një koncert në Kështjellën Windsor dhe një iniciativë vullnetare në mbarë Mbretërinë e Bashkuar. Cili është kujtimi juaj i preferuar?”, ka shkruar llogaria zyrtare e Pallatit në Twitter në postimin e mëposhtëm.

 

 

Continue Reading

Bota

Ndahet nga jeta aktori i njohur në moshën 79-vjeçare.

Bernard Hill i cili luante për rolet në Titanikun dhe “Lord of the Rings”, ka vdekur në moshën 79-vjeçare.

Ai luajti kapitenin Edward Smith në filmin fitues të Oskarit të vitit 1997. Ai gjithashtu portretizoi mbretin Theoden në Lord of the Rings.

Gjithashtu ai luajti rolin si i kapitenin Edward Smith në filmin fitues të Oskarit të vitit 1997. Po ashtu portretizoi mbretin Theoden në Lord of the Rings.

Hill luajti edhe personazhin e Yosser Hughes në serialin ikonik të dramës Boys from the Blackstuff. Agjenti i tij Lou Coulson i tha BBC News se ai kishte vdekur në orët e para të mëngjesit të së dielës dhe së shpejti pritet një deklaratë nga familja.

Continue Reading

Bota

Vodhën mbi 100 mijë euro në markete në Itali, karabinierët arrestojnë 2 shqiptarët

Një bandë përgjegjëse për disa vjedhje në dyqanet e elektronikës është shkatërruar.

Mëngjesin e të enjtes së 2 majit, Karabinierët e Castiglione delle Stiviere (Mn) dhe Salò zbatuan një urdhër paraburgimi, të lëshuar nga gjyqtari hetues i Mantovës, ndaj dy personave.

Bëhet fjalë për dy burra me kombësi shqiptare: ata u vunë në gjurmim dhe u arrestuan në banesë në Soiano del Lago, të cilën e përdornin si bazë logjistike.

Sipas hetuesve, ata do të ishin përgjegjës për vjedhjet e shumta të kryera në dyqanet zinxhir të njohur si Trony në zonën e Brescias, por edhe në provincat Mantua dhe Vicenza.

Hetimet rindërtuan skemën e mënyrës së veprimit të bandës, e karakterizuar gjithmonë nga kontrollet paraprake. Po hetohet nëse banda ishte e përbërë dhe nga persona të tjerë.

 

Continue Reading

Bota

Netanyahu: Izraeli i gatshëm për armëpushim nëse lirohen pengjet, por lufta nuk mbaron këtu

Izraeli është i gatshëm të ndalojë ofensivën e tij ushtarake në Gaza nëse Hamasi liron të gjithë pengjet e rrëmbyer tetorin e kaluar, njoftoi sot kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke hedhur poshtë kërkesat për tërheqjen e forcave të IDF.

“Izraeli nuk do të pajtohet me kërkesat e Hamasit, që do të thotë dorëzim, dhe do të vazhdojë luftimet derisa të arrihen të gjitha qëllimet e tij” , tha kryeministri.

Gjatë sulmit të 7 tetorit të vitit të kaluar në territoret izraelite pranë Gazës, militantët e Hamasit vranë rreth 1200 njerëz dhe morën peng 250 të tjerë. Që atëherë, një numër i pengjeve janë liruar, por rreth 130 janë ende duke u mbajtur në enklavën palestineze.

Javën e kaluar, Izraeli i dërgoi zyrtarisht Hamasit një propozim armëpushimi, i cili sugjeron një ndërprerje të përkohshme të armiqësive për të lehtësuar shkëmbimin e disa dhjetëra pengjeve për të burgosurit palestinezë që mbahen në burgjet izraelite.

 

 

Propozimi është përshkruar si “jashtëzakonisht bujar” nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili i ka kërkuar Hamasit të “vendosë shpejt” dhe “të marrë vendimin e duhur”.

Continue Reading

Bota

Përmbytjet në Brazil, rritet në 56 numri i viktimave! Frikë për përhapjen e epidemive

Numri i të vdekurve nga shirat në shtetin më jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul, u rrit në 56 persona. Kështu bënë të ditur autoritetet lokale, ndërsa dhjetëra persona të tjerë ende nuk janë gjetur.

Më shumë se 69 mijë ishin zhvendosur pasi stuhitë prekën gati dy të tretat e 497 qyteteve në shtetin, i cili kufizohet me Uruguain dhe Argjentinën.

Përmbytjet masive shkatërruan rrugë dhe ura në disa rajone të shtetit. Stuhia shkaktoi gjithashtu rrëshqitje dheu dhe shembje të pjesshme të një dige në një hidrocentral të vogël.

Guvernatori i shtetit u tha gazetarëve se do të kishte nevojë për një “Plan Marshall” për t’u rikuperuar nga stuhitë dhe pasojat e saj, duke iu referuar një plani për rimëkëmbjen ekonomike të Evropës pas Luftës së Dytë Botërore.

Ndërkaq frika më e madhe është përhapja e ndonjë epidemie, pasi përmbytjet kanë shkatërruar rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm në shumë zona.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING