Connect with us

Politike

REPLIKAT/ Grida Duma përplaset me Bejkon: Ty ta tregoi vendin…

Debate të forta ka pasur mbrëmjen e djeshme mes moderatores Grida Duma dhe kanidatit të PD-së i cili garoi për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejkos.

Sipas Dumës, është turp i madh që një pasuri kombëtare si Partia Demokratike, që i ka të gjitha resurset e nevojshme për të fituar, të katandiset në atë gjendje duke marrë më pak vota se Arlind Qori.

Bejko tha se për rezultatin katastrofik në zgjedhje e ka fajin Sali Berisha si dhe të gjithë ata që u larguan nga Partia Demokratike, duke përfshirë edhe Grida Dumën.

Pjesë nga debati:

Bejko: Ka një trend nga 6-10% Partia Demokratike mes këshillave të bashkive…

Duma: O Landi, ke zbritur deri nën Arlind Qorin, që s’paska parti sipas teje.

Bejko: Pse ça doni juve?

Duma: Duam atë që thotë Zheji, flisni njëherë të vërtetën more, sepse mbetëm duke folur ne të tjerët të vërtetën për ju.

Bejko: Unë flas të vërtetën time, se po na çmendni fare…

Duma: Jo mor jo, juve jeni të çmendur mo. Jeni të çmendur në një moment që kërkoni të bëheni realitet, duke i thënë atij tjetrit pse nuk ekzistoj unë. Ore është puna juaj….

Bejko: Si thotë njeri atij tjetrit pse nuk ekzistojmë. Edhe njëherë unë thash, shqiptarët bënë shumë mirë që i treguan vendin dhe ai mori atë që meritonte.

Duma: Kujt mo?

Bejko: Sali Berishës, Ilir Metës dhe të tjerëve me radhë…

Duma: Ty mor ty, Partisë Demokratike i treguan vendin. Është turpi i Partisë Demokratike 12 mijë e 322 votues. Ti je i sakrifikuar, se kam me ty unë, por mbërritja në këtë gjendje është turp i Partisë Demokratike.

Bejko: Ajo parti që u bë ashtu, u bë nga ai që i kemi dhënë gjithçka në 32 vite. Këtë po të them.

Duma: Pse se bëtë juve më të mirë?

Bejko: Ku ta gjejë unë kohën ta bëjë më të mirë?

Duma: Ku ta gjesh ë? Te përgjegjësia që ke marrë përsipër pra.

Bejko: Kam një muaj që jam futur atje, atë që mora përsipër e solla rezultatin aty. E mora logon ditën e fundit që shpërtheu fushata elektorale.

Duma: Po pse more ditën e fundit, ti që kishe deputetët dhe kishe gjithçka?

Bejko: Kush e kishte? Ik dhe kërkoua atyre që e kishin. Merri dhe ftoj në studio, unë misionin tim e bëra. Unë kam artikuluar aty një fushatë ekselente.

Duma: Ore ti the do të marrë kandidimin që të mos japë dorëheqjen Enkelejdi se zhdukemi.

Bejko: Po shpëtova partinë?

Duma: Si e ke realizove?

Bejko: Partia ka shpëtuar.

Duma: Këtu? E turpëruar. Jo ti, ti përsëri për mua je njeri i sakrifikuar.

Bejko: E keni shumë gabim, shumë gabim.

Duma: E turpëruar, e shkatërruar totalisht.

Bejko: Ajo parti do të ngrihej sërish po të qëndroje ti atje, po të qëndronte tjetri atje…

Duma: E morët këtu (lartë) dhe e çuat këtu (ulët fare).

Bejko: Bashkë, Grida bashkë.

Duma: Po po, bashkë edhe unë. Unë kur e pash që ishin çmendur që të gjithë, ju lash të iknit në çmendurinë tuaj, as që ka diskutim fare.

Bejko: Po të ishim të gjithë bashkë, do të ishte 20%.

Duma: Ku do jemi të gjithë bashkë mo, me ata që s’kanë as mendësi, as vision dhe janë më keq se Sali Berisha? Ik ore andej. Jo vetëm ik, por ju kanë zhdukur Landi. Po, po, po, ju kanë zhdukur.

Bejko: Do ta shikosh si do të ngrihet PD-ja.

Duma: As që ka diskutim fare, po të çmendur ore të çmendur.

Bejko: Unë bëra timen.

Duma: Bëhet realitet politik duke i thënë tjetërit ik?! Ore jeni në terezi juve apo jo?

Bejko: Kush po i thotë ik? I tha populli shqiptar moj, jo unë. Unë po kam dëshirë që ai të iki në shtëpi, por s’i thashë unë, i tha populli.

Duma: Cili popull mo, populli e ka votuar 35 këtë në raport me ty.

Bejko: Populli shqiptar e kanë votuar 53 mijë banor.

Duma: Po ç’më duhet populli mua, unë po flas për Bashkinë e Tiranës ku kandidove ti, jo popullin. Ti zero.

Bejko: Unë do ta fillojë nga e para. Ashtu qe edhe Meloni me 4%, por tani po drejton Italinë.

Duma: Ohuuu… Mbeti Meloni te ju, ju që përveç teje nuk del njeri tjetër.

Bejko: Do ta shikosh, do ta shikosh.

Politike

Balluku prezanton dy projektligjet për energjinë dhe bashkëpunimin me Azerbajxhanin

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku gjatë fjalës së saj në seancën plenare të Kuvendit prezantoi dy projektligjet të diskutuara në komisione parlamentare.

Balluku prezantoi marrëveshjen për zgjerimin e bashkëpunimit me Azerbajxhanin në disa sektorë të ndryshëm.

“Zhvillimet e fundit politike treguan se roli i Azerbajxhanit është shumë e rëndësishme pasi siguria energjitike I duhet jo vetëm Ballkanit Perëndimor por gjithë Evropës.

Zbatimi i suksesshëm I TAP hapi mundësi të tjera bashkëpunimi duke përfshirë mundësi gazifikimit të qyteteve tonë duke nisur nga projekte pilot si ai i Korçës që kemi zgjedhur për të nisur zbatimin e këtij projekti të madh për të vazhduar më pas në Pogradec dhe qytete të tjera. Dimensioni ekonomik konsiderohet si një ndër fushat më kryesore të bashkëpunimit.

Me vullnetin e të dy qeverive është vendosur të thellohet dhe të kalojë në sektorë të tjerë. Marrëveshja e re parashikon shtrirjen e bashkëpunimit në turizëm, bujqësi, kulturë dhe arsim ku së fundmi Azerbajxhani ka shkëlqyer në paketat për të rinjtë që studiojnë në vende të tjera dhe më pas kthehen në Azerbajxhan”- tha Balluku.

Ndërsa për projektligjin tjetër të diskutuar në komisione, Balluku u shpreh se bëhet fjalë për të pajisur qytetarët me informacionin e nevojshëm për konsumin e energjisë gjatë përditshmërisë.

“Projektligji I dytë, ka kaluar në komisione me mbështetje të plotë. Bëhet fjalë për etiketimin e produkteve me ndikim në energji. Kriza ndërkombëtare energjitike që pllakosi botën dhe u ndje edhe në Shqipëri gjatë 2021-it, bën të domosdoshëm trajtimin me përparësi të disa çështjeve që nuk kanë të bëjnë vetëm me prodhimin e energjisë por edhe me kursimin. I kemi kushtuar vëmendjes së duhur rritjes së kapaciteteve të prodhimit të energjisë përmes diversifikimit të burimeve. E kemi bazuar prodhimin vendas mbi hidrocentralet. Ky projektligj synon të përmirësojë dhe mbrojë qytetarët në blerjen e produkteve me ndikim në energji. Qëllimi është që të vendosë në dispozicion të konsumtatorëve informacionin e nevojshëm për konsumin e energjisë gjatë përditshmërisë për qytetarët por edhe për bizneset”- shtoi zv.kryeministrja.

Continue Reading

Politike

Tabaku: Ligji për pronat i maskuar si propozim deputetësh, por u shërben biznesmenëve

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha në Kuvend se projektligji për pronat, është një ligj që vjen i maskuar si propozim deputetësh, por në fakt është në funksion të biznesmenëve.

Sipas Tabakut ligji nuk ka asnjë interes për qytetarët e thjeshtë, por u shërben biznesmenëve. Më tej ajo shtoi se sot sektori me abuzimin më të madh, është sektori i pronave.

“Pak ditë më parë bëri lajm në media që një ish-drejtori të policisë i kishin konfiskuar prona me të ardhura 10 mln euro. Sa kohë i duhet një shqiptari të bëjë këtë pasuri me punë të ndershme. Ky nuk është rasti i parë dhe as i vetëm. Kemi shembuj që tregojnë fabulën e një korrupsioni të ngritur në sistem. Nuk mundet dot të angazhohen për të luftuar korrupsionin dhe të angazhohesh me ligje. Propozimi i Shalsit, si ndodh rëndomë propozimet u zhvilluan e ndryshuan nga një rregullim burokratik n një transferimi ligjor. Ky është ligji i 18 që kap shtetin. Anashkalon konsultimin publik, njësoj si ligji i zonave të Mbrojtura është i sponsorizuar. Vjen i maskuar si propozim deputetësh por është në funksion të biznesmenëve. Sot sektori me abuzimin më të madh është sektori i pronave. Kur ka një leje zhvillimi i japin të drejtën të prishë objektet që janë atje.“- tha Tabaku.

Continue Reading

Politike

“SPAK të hetojë Strukturën e PD… “/ Felaj akuza të forta ndaj opozitës: Rekrutuan kriminelë

Ermonela Felaj i është drejtuar me fjalë të ashpra opozitës sot në Kuvend. Teksa mbante në duar foton e autorit të vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, së bashku me anëtarë të PD në Strukturën e Mbrojtjes së Votës në 2021, ajo tha se është e turpshme që pas vrasjes në Fier, nuk pati asnjë reagim prej tyre dhe as distancim.

Felaj tha se SPAK duhet të hetojë, duke shtuar se ngritja e Strukturës së Mbrojtjes së Votës në PD në zgjedhjet e 2021, rekrutoi elementë kriminalë.

Më tej ajo u përplas me demokraten Jorida Tabaku, të cilës në cilësinë e drejtueses së seancës, i fiku mikrofonin duke i thënë se nuk ka të drejtë që të komentojë fjalën e saj.

“Këta njerëz janë përdorur nga politika në zgjedhjet e fundit të përgjithshme, 2021. U krijuan të ashtëquajturat struktura e mbrojtjes së votës, për të cilën keni thënë se janë profesionist. Dhe unë e besoj këtë. Ngjarja që ndodhi në Elbasan, ajo që ndodhi në Fier, atëherë kjo tregon se në zgjedhjet e 2021, janë mobilizuar dhe rekrutuar elementë kriminalë. Kjo çështje që u ngrit si pretendim ka ngelur pa u hetuar sepse është marrë prokuroria jo kompetente.

Ftoj policinë kriminale, dhe s’ka nevojë të bëjë kallëzim, që t’i rikthehen historisë së krijimit të këtyre strukturave. Ti rikthehen atyre deputetëve që kanë preferuar që të kenë kontingjent kriminal pas vetes për të mbledhur votën, sepse janë grupe kriminale dhe këtu do doja të kishte vëmendje dhe SPAK, sepse kjo nuk është lëndë për prokurorinë e Elbasanit, por për BKH dhe SPAK, dhe policinë kriminale.

Ne po i nxjerrim nga dera, ju po na i fusni nga dritarja kriminelët. Deputetë këtu kanë mbajtur deklarata zhgënjyese, as nuk kanë ngushëlluar për humbjen e jetës së punonjësit të policë dhe as nuk u distancuan nga personi në fjalë, apo t’i bënin thirrje që të dorëzohej”, u shpreh ajo.

“Ne po diskutojmë një marrëveshje me Interpolin…”, tha Tabaku, por menjëherë iu fik mikrofoni.

“Uluni, s’keni të drejtë të komentoni fjalën e një kolegu tjetër. Më kërkuat fjalën për procedurë, ua dhashë. Jo nuk keni të drejtë ta komentoni fjalën time. Kur t’ju vij radha do ta merrni fjalën. Tu vij turp për kolegët tuaj. Ata që thoni që janë të ndershëm dhe i njohim për familjarë, por janë vetëm kriminelë të pashpirt. Ishte koha të ulnit kokën dhe të mos flisnit për këtë që keni bërë, dhe jo të reagoni”, tha Felaj.

Continue Reading

Politike

Caktohet data, ja kur Gjykata Kushtetuese shqyrton mandatin e Olta Xhaçkës

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më 21 qershor çështjen e mandatit të deputetes së Partisë Socialiste, Olta Xhaçka.

Kuvendi i Shqipërisë vendosi më 11 prill vendosi të rrëzojë kërkesën e Gjykatës Kushtetuese për të çuar në këtë gjykatë interpretimin e mandatit të saj.

Mazhoranca mbajti për më shumë se një vit në sirtar vendimin për deputeten.

Xhaçka mbante detyrën e Ministres së Jashtme në kohën kur Komiteti i Vendimeve Strategjike i drejtuar nga kryeministri Edi Rama miratoi statusin e “investitorit strategjik” për bashkëshortin e saj, Artan Gaçi, i cili po ndërton një hotel në Dhërmi. Më pas, përmes një vendimi qeverie hotelit iu dha e drejta e përdorimit afatgjatë të brigjeve të detit.

 

 

Xhaçka këmbëngul se nuk është në konflik interesi dhe se nuk kishte përfituar asnjë centimer tokë shtetërore dhe asnjë lloj përfitimi tjetër publik. Sipas saj, i vetmi përfitim nga ky status lidhej me kompaninë që në një të ardhme do të menaxhojë aktivitetin për sipërfaqen e plazhit para hotelit.

Në janar të vitit 2023, Kushtetuesja duke i dhënë përgjigje një padie të deputetëve të PD-së rrëzoi si antikushtetues vendimin e Kuvendit për të mos dërguar çështjen pranë kësaj gjykate dhe i kërkoi Kuvendit që të vendosë për të kundërtën.

Kushtetuta parashikon që asnjë deputet nuk mund të përfitojë të mira publike dhe se ai humbet mandatin në momentin që Gjykata Kushtetuese del në këtë përfundim.

Pas vendimit të Parlamenti, opozita e çoi sërish në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Xhaçkës.

Continue Reading

Politike

Bardhi dhe Gjekmarkaj seancë dëgjimore në Bundestag: Nga procesi i integrimit shqiptarët duhet të përfitojnë…

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, njëkohësisht Nënkryetar i PD-së, Gazment Bardhi dhe Nënkryetari i Kuvendit dhe Nënkryetar i PD Agron Gjekmarkaj po zhvillojnë një vizitë në Gjermani.

Ata kanë zhvilluar një seancë dëgjimore në Komisionin për Çështje Europiane në Bundestag dhe më pas një takim të veçantë me Kryetarin e Komisionit për Çështje Europiane Z. Anton Hofreiter

Lajmin e ka bërë të ditur Bardhi në një postim në Facebook, ku thekson se procesi i integrimi europian duhet të jetë i vërtetë, të shoqërohet me përafrim tek standardet europiane, tek institucione që japin llogari dhe që respektojnë parimin e ndarjes e balancimit mes pushteteve.

Postimi i plotë:

 

 

Sot gjatë vizitës në Bundestag kishim mundësi të shkëmbenim pikëpamjet tona për procesin e integrimit europian në një seancë dëgjimore në Komisionin për Çështje Europiane dhe më pas me Kyetarin e Komisionit për Çështje Europiane z. Anton Hofreiter.

Sëbashku me Nënkryetarin e PD-së, njëkohësisht Nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, z. Agron Gjekmarkaj, ritheksuam se procesi i integrimi europian duhet të jetë i vërtetë, të shoqërohet me përafrimin me standardet europiane, tek institucione që japin llogari dhe që respektojnë parimin e ndarjes e balancimit mes pushteteve. Nga ky proces shqiptarët duhet të përfitojnë një qeverisje të përkushtuar në shërbim të tyre, të dalë nga zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe më shumë mirëqenie dhe siguri.

Shteti ligjor, gjyqësori i pavarur, standardet për zgjedhje të lira e të ndershme, lufta ndaj korrupsionit, situata politike në vend dhe opozita funksionale, ishin disa nga çështjet për të cilat diskutuam në seancën dëgjimore në Komision. Shqipëria, kandidate për anëtare në Bashkimin Europian, duhet të ndjek standardet e Gjermanisë, dhe jo standardet e Serbisë apo Gjeorgjisë.

Gjermania, ka qenë dhe mbetet, një partner kyç në rrugën europiane të Shqipërisë. Ndihma e vyer e partnerëve tanë gjerman, na bën besimplotë se shqiptarët nuk janë vetëm në përpjekjen e tyre për antarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING