Connect with us

Bota

SHBA: Wagneri nuk përbën rrezik për Poloninë

Zyrtarët amerikanë deklaron se grupi mercenar ‘Wagner’  nuk paraqet rrezik për Poloninë,  shkruan Sky News.

John Kirby, i cili është pjesë e këshillit të sigurisë kombëtare të presidentit amerikan, Joe Biden, thotë se SHBA-ja nuk është në dijeni të ndonjë kërcënimi specifik të paraqitur nga trupat e Wagnerit ndaj Polonisë ose ndonjë shteti anëtar të NATO-s.

Polonia, një ish-anëtare e Traktatit të Varshavës dhe anëtare e NATO-s që nga viti 1999, ka qenë e shqetësuar për përhapjen e mundshme të konfliktit në territorin e saj që kur Rusia filloi agresionin frontal ndaj Ukrainës në shkurt 2022. Në fillim të këtij muaji, Polonia filloi të zhvendoste më shumë se 1,000 trupa në lindje të vendit mes shqetësimeve në rritje se prania e luftëtarëve të Grupit Wagner në Bjellorusi mund të çojë në rritjen e tensionit në kufirin e saj

Advertisement

TRENDING