Connect with us

Kronike

U dhunua në rrugë nga Jozi, reagon Edi Kuçi: 15 me 1; pabesia ka rrëzuar edhe mbretër! (Video)

Pas ditësh aludimesh dhe raportimesh për një përplasje fizike, Edi Kuçi ka reaguar publikisht pas publikimit të pamjeve të konfliktit, ku pretendohet se është i përfshirë edhe Joz Marku.

Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova” ka ndarë në Instagram një fragment nga videoja që po qarkullon në rrjet, duke e shoqëruar me një mesazh të fortë, i cili duket se është mënyra e tij për të treguar se si e ka përjetuar situatën.

“Pabesia dhe tradhtia kanë rrëzuar edhe mbretër! 15 me 1 në konakun e tyre! Shikim të këndshëm”, shkruan Edi.

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është shprehja “15 me 1”, përmes së cilës Edi lë të kuptohet se gjatë përplasjes ka qenë i vetëm përballë një numri të madh personash.

Reagimi i tij vjen pasi prej ditësh në rrjetet sociale qarkullonin zëra për një konflikt mes tij dhe Joz Markut. Në momentet e para mungonin pamjet e përplasjes, ndërsa më pas Edi u shfaq me fashë në kokë, pa dhënë publikisht detaje mbi mënyrën se si ishte dëmtuar.

Publikimi i videos duket se ka sjellë një tjetër kthesë në këtë histori, ndërsa vetë Edi, përmes mesazhit të tij, përmend “pabesi” dhe “tradhti”, pa shpjeguar se çfarë fshihet pas këtyre fjalëve dhe kush është njeriu i afërt me të që e ka tradhtuar.

Ndërkohë, Joz Marku nuk ka dhënë ende versionin e tij publik për ngjarjen. Mbetet për t’u parë nëse ai do të reagojë pas akuzave të lëna të nënkuptuara nga Edi dhe nëse do të japë detaje mbi atë që ka ndodhur para dhe gjatë përplasjes.

Advertisement