Aktualitet
Zhdukja e dy 46-vjeçarëve, Policia e Shtetit ndërpret kërkimet
Pas disa javësh kërkime, Policia e Shtetit ka ndërprerë operacionin për gjetjen e Leonard Theodhorit dhe Fatmir Sulovarit, të dy të zhdukur prej 6 Prillit. Pas denoncimit të zhdukjes së tyre nga ana e familjarëve të tyre, Policia e Shtetit nisi kërkimet, ndërsa të afërmit e tyre protestuan disa herë para Policisë së Tiranës, madje dhe kanë zhvilluar disa takime me kryepolicin, Muhamet Rrumbullaku.
Por ndonëse kërkimet janë ndërprerë, burime nga grupi hetimor i thanë TV Klan se hetimet vijojnë në forma të tjera. Megjithatë nuk bëhen me dije për shkak të sekretit hetimor. Për këtë ngjarje të rëndë, deri tani policia ka arrestuar vetëm një 28-vjeçar, të identifikuar si Sofokli Baxheri, me dyshimet se ka dijeni për personat që mund të fshihen pas zhdukjes së dy personave. I riu punonte si agjent në një agjensi imobiliare që merrej me shitje-blerjen dhe dhënien me qira të banesave të ndryshme. Ai akuzohet se u ka dhënë autorëve një vilë me qira në Nivizë, ku dhe dyshohet se janë mbajtur përkohësisht të zhdukurit. Brenda oborrit të vilës janë gjet dhe mjetet e përdorura në krim nga autorët.
Ç’dihet deri më tani për të zhdukurit?
Dyshimet kryesore janë se Koçolja dhe Sulovari janë vrarë e groposur në fshatin Vrinë. Thodhori ka shitur një tokë tek persona me precedentë penalë dhe pas kësaj mes tyre ka lindur mosmarrëveshje lidhur me pronësinë dhe pagesat. Kështu që Thodhori rezulton të jetë thirrur në mirëbesim në qytetin e Sarandës për të kontaktuar me persona me të cilët ka kryer marrëveshjen por që nuk banojnë në qytet. Konflikti mendohet të ketë agravuar edhe më tej, ç’ka ka futur në funksion planin e rrëmbimit të tij. Për këtë mund të jenë përdorur si karrem duke shfrytëzuar njohjen dhe mirëbesimin, persona që kanë arritur ta marrin pa forcë Thodhorin dhe shokun e tij Sulovari në automjetin “Mercedes-Benz” në orët e para të 7 prillit. Pasi janë futur në automjet, dy 46-vjeçarët mendohet se kanë rënë pre e planit të rrëmbyesve të cilët me pas i kanë çuar drejt fshatit Vrinë për t’i ekzekutuar e groposur. Tashmë policia është vënë në kërkim të trupave.
Kush janë dy personat e zhdukur?
1. Leonard Theodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike.
2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMë” X5 u gjet nje sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.
Aktualitet
Arian Çani: Shqipëria është Turqi e dytë, ja pse nuk bëhet shaka me Ramën
Gazetari Arian Çani ka analizuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë, ku ka zgjedhur të tregojë pozicionin e Greqisë.
Çani tha se Shqipëria është Turqi e dytë dhe se me Ramën është kuptuar që nuk bëhet shaka.
Ai tha se Greqia e kuptoi pas takimit të Ramës në Athinë se ndodhet në mes të Turqisë së Erdoganit dhe të Shqipërisë, të cilën ai e quajti Turqi.
“Rama arriti të hidhte si farë për ta mbjellë një ditë, nga ana ktej, nga ana e shqiptarëve. Por edhe te shqiptarët që jetojnë në Greqi.
Edhe nëse deri dje Greqia flinte gjumë sepse kishte vetëm probleme me Turqinë, tani kthejmë kokën dhe shikojnë se ka një Turqi të dytë. Për herë të parë Athina zyrtare kuptoi se nuk bëhet me shaka, nuk është një njeri ky që sot është nesër nuk është.
Aktualitet
Lubonja këshillon Rithemelimin dhe PL: Gjeni metoda proteste më interesante
Fatos Lubonja ka folur për protestën e radhës që do të mbahet sot përpara Bashkisë së Tiranës, teksa deklaroi se edhe opozita ka problemet e saj.
Për Lubonjën duket se nuk mjaftojnë molotovët që janë hedhur drejt godinës së bashkisë duke rrezikuar dhe jetën e policëve, por duhen gjetur akte proteste që të bëjnë më tepër efekt.
“Protesta është e rëndësishme, për të nxitur edhe SPAK që këta njerëz kërkojnë që drejtësia të veprojë.
Edhe opozita ka probleme, sepse nuk thith dot qytetarë. Duhen gjetur akte që bëjnë efekte.
Prej javësh grupimi i Sali Berishës, Rithemelimi dhe Partia e Lirisë së bashku me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit protestojnë para bashkisë së Tiranës.
Aktualitet
“Shkoi me mirëbesim, por u mor peng nga Vis Martinaj”, Artan Hoxha: Roan Brahimin e takova në Dubai, dyshohet se…
Gazetari Artan Hoxha ka folur sot për vrasjen e Roan Brahimit pak ditë më parë në Athinë, Greqi.
Hoxha tha se Brahimi, i cili njihej edhe me emrin Sidi, kishte pasur më herët përplasje me Ervis Martinajn, pasi kishte shkuar te ai me mirëbesim, por ishte marrë peng dhe dhunuar.
Megjithatë sipas gazetarit Hoxha, i cili tha se për herë të fundit e ka takuar Brahimin në Dubai, vrasja e tij në Athinë ka më tepër lidhje me ekzekutimin e Gentian Bejtjas. Në emisionin “Top Talk”, gazetari tha se të arrestuarit për vrasjen e Bejtjas janë njerëz të afërm të Brahimit.
Ai gjithashtu shtoi se dyshon që dikush e ka “shitur”, duke treguar lëvizjet e tij dhe udhëtimin drejt Athinës, pasi një person si Brahimaj ishte e vështirë të ekzekutohej.
Unë e kam takuar në Dubai për herë të fundit. Pjesa e familjes nuk ka shumë rëndësi, këta janë njerëz që bëjnë një jetë jonormale. Ai nuk mund të vritej kollaj. Goditja e tij në Greqi, Athina është një nga qytetet më të rrezikshme të Europës. Knë ndodhur shumë vrasje të grupeve kriminale shqiptare, serbe, malazeze…
Lidhja më direkte për vrasjen e tij është vrasja e Gentian Bejtjas. Njerëzit që u arrestuan për vrasjen e tij, janë njerëz të afërm të Sidit, familja e tij jetonte në një banesë rezidenciale në periferi te TEG-u. Ai është shitur, informacioni për vendndodhjen në Athinë. Nuk mund ta gjenin kaq kollaj”, tha Hoxha.
Aktualitet
“Belerit i janë gjetur kallashnikovë në shtëpi”/ Debate mes Xhufit e Sekretarit të Omonias
Historiani Pëllumb Xhufi dhe Sekretari i OMONIAS, Marin Suli kanë debatuar ashpër me njeri tjetrin.
Në emisionin Open në News24, teksa po diskutohej për vizitën e kryeministrit Rama në Athinë, u prek edhe çështja e Fredi Belerit. Historiani Xhufi tha se Beleri është kapur me armë në shtëpi.
Kjo u hodh poshtë nga Marin Suli, i cili tha se “po gënjejn, pasi nuk ka asnjë provë që Fredi Beleri të jetë i përfshirë në ngjarjen e Peshkëpisë”.
Suli: Duhet të jeni cik i pjekur. Është e rëndë të thuash që “ka vrarë dhe i ka duart me gjak”.
Xhufi: Është akuzuar, ka kaluar kufirin i armatosur,
Suli: Është gënjeshtër, nuk ka asnjë prove
Xhufi: Këta e kanë zgjedhur të përfaqësojë Himarën
Suli: E kanë zgjedhur himariotët, juve ju takon të heshtni! Për cështjet e kapjes së gjakut në duar po abuzoni
Xhufi: Edhe të korrupsionit edhe të blerjes së votës
Janë dy gjera të ndryshme. Ka tre vendime gjykatash që Beleri është i pafajshëm për Peshkëpinë dhe nuk ka asnjë lidhje
Xhufi: Unë e kam ndjekur gjyqin kur është bërë
Suli: Beleri është dënuar për mosdijeni të armëmbajtjes pa leje
Xhufi: Atij i janë gjetur kallashnikov në shtëpi
Suli: Po gënjen, nxirr një copë letër! Nuk i është gjetur armë. Tërhiqe atë që po thua
Xhufi: Është arrestuar nga autoritetet greke sepse ka marrë pjesë
Suli: Jo
Aktualitet
Ilir Meta: Monika më ka nxitur të merrem me palestër, po bëj gjithçka që të motivoj të rinjtë
Ilir Meta, përgjatë muajve të fundit e ka marrë shumë seriozisht palestrën dhe e kemi parë mjaft të fokusuar në ushtrimet fizike.
Por, kush e ka inspiruar vallë Metën që t’i futet më kokë aktivitetit fizik? Epo, kush tjetër veçse bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi e cila po ashtu ushtrohet pothuajse çdo ditë. I ftuar në “News 24”, Meta tha se Monika e ka motivuar që ai t’i futet sportit.
“Me aktivitetet e mia sportive kam dashur te jap mesazhin per mbrojtjen e shendetit nepermjet sportit Garat na ndihmojne te gjitheve.
Pa stervitje dhe pa djersitje nuk ka arritje. Monika ka qene nje nga nxiteset qe une te merresha me palester.
Me pelqen qe shoh shume njerez qe merren me sport dhe sterviten ne palester. Po bej gjithcka qe te motivoj te rinjte te merren me sport.
Kujtojmë se mes Metës dhe Kryemadhit kohët e fundit ka pasur përplasje politike, e cila është konfirmuar nga të dy. Gjithashtu kohët e fundit, raportohet se ata nuk jetojnë më në një shtëpi, pasi siç tha Monika Kryemadhi, janë futur palë të treta, që nuk i kanë ndarë vetëm politikisht.
-
Pinknews18 hours ago
Kënga e realizuar nga Vesa e Romeo vendoset në shtëpi, reagimi i aktorit ‘pushton’ rrjetin
-
Pinknews21 hours ago
‘Kampiona, sot e keni…’/ Don Xhoni paralajmëron një surprizë të madhe për Romeon dhe Meritonin
-
Kosova19 hours ago
Tërmeti 3.1 ballë godet Malishevën në Kosovë
-
Kronike22 hours ago
Emri/ E shtrirë në divan, gjendet e vdekur një grua në Tiranë
-
Pinknews18 hours ago
Magjepsëse/ Sara Gjordeni ndan fotografinë e parë me barkun e rrumbullakosur
-
Kronike17 hours ago
Policia rrethon autorin që vrau policin dhe i sekuestron makinën, 23-vjeçari i armatosur
-
Kronike21 hours ago
“Shkoi me mirëbesim, por u mor peng nga Vis Martinaj”/ Gazetari: Roan Brahimin e takova në Dubai
-
Rajon21 hours ago
Mitsotakis injoron ‘koncertin’ e Ramës në Athinë, zhvillon takim me presidentin Erdogan