Aktualitet
Zvërneci ndez polemika/ Dorian Matlija: Ndërtimet në Zvërnec mund të rrezikojnë integrimin në BE
Avokati Dorian Matlija tregoi problemet ligjore që çuan te leja për të ndërtuar në zonën e Nartës, ku përfshihet edhe Zvërneci, që është zonë e mbrojtur e kategorisë 5. Sipas avokatit, ishte një amendim i ligjit që bëri qeveria dhe e kaloi parlamenti në vitin 2024, që te këto zona të mbrojtura të zhvillohet edhe aktiviteti i turizmit dhe këtë ligj do ta rrëzojë ose gjykata ose BE.
“Toka nuk është vetëm private, por edhe publike. Tokat që janë 100 metra larg bregut etj. janë të patjetërsueshme. Ka individë që kanë toka private, por ka edhe gjyqe që nuk i kanë zgjdhur. Ka toka të marra me ligjin 7501.
Toka private e familjes Shehu është 40 e ca hektarë, por 1.2 milionë metra katrorë i ka një shtetas shqiptar, por që ia ka shitur dy shtetasve nga Katari.
Këtu po flasim se kemi mungesë transperence. Shumë leje për subjekte janë dhënë, por jo leje shfrytëzimi për çështjen në fjalë. Janë pa bërë një vlerësim të ndikimit në medias e tha edhe Rama sot që nuk është bërë.
Janë 33 specie te zona e ruajtur e Nartës. Aty cenohet mjedisi dhe natyra që ka Shqipëria ndaj Konventave, që janë kushte që nuk plotëson atëherë rrezikon procesin e integrimit.
Kjo nuk është zonë e kategorisë 5, por e zonës Ramsar, që mbrohet nga Konventa e Bernës.
Në një farë mënyre del përtej atyre flamingove të bukura.
Zona e mbrojtjes lejon të ndërtohen vetëm aktivitete bujësie, pemëtarie dhe peshkimi.
Me ligjin e fundit që bëri qeveria në 2024 u shtua edhe aktiviteti i turizmit dhe u shtua te të gjitha, edhe ato të katëgorisë së parë, pra edhe në 20 përqindëshin e fundit.
Ky amendament do të rrëzohet ose nga gjykata, ose nga BE sepse shkel të gjitha konventat hapur.
GJK nuk e tha sepse u nda, siç ndahet, në 3 me 5. Tre anëtarë të GJK thanë se janë antikushtetues ligji dhe ky ligj do të bjerë herët apo vonë”- tha Matlija.