Connect with us

Kronike

62-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë në spital

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin “Borizanë-Thumanë”.

Blutë bëjnë me dije se shtetasi V. L., rreth 62 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, ai ka ndërruar jetë në spital nga plagët e marra.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 16:40, në aksin rrugor “Borizanë-Thumanë”, shtetasi V. L., rreth 62 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga.

Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në spital.

Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave  dhe shkakut të aksidentit.

Advertisement